Ndryshimet klimaterike nxisin dhimbjen e kokës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ndryshimet klimaterike nxisin dhimbjen e kokës

Mesazh nga Vizitor prej Sun 15 May 2011 - 0:51


Ndryshimi i menjëhershëm i veçorive klimaterike si presioni,
temperatura, lagështira dhe era, mund të bëhet shkak për fillimin e
dhimbjes së kokës.
Kushtet klimaterike janë një nga faktorët
nxitës të dhimbjes së kokës dhe migrenës. Specialistët pohojnë se edhe
stresi bën pjesë në grupin e faktorëve nxitës të migrenës. Uljet e
menjëhershme të presionit atmosferik, shtimi i reve, rritja e
lagështirës dhe era e fortë përkeqësojnë dhe më shumë dhimbjen dhe
nxisin krizat e migrenës më shumë se ndryshimet e tjera klimaterike. Në
të kundërt të këtyre kushteve një, presion i lartë atmosferik, ajri i
thatë dhe koha me diell mund të qetësojnë dhimbjen e kokës.
Specialistët pohojnë se në mes të kockave gjenden hapësira ajri të
quajtura “sinuse” dhe në rastin e uljes së presionit barometrik, ajri në
mes të sinuseve zgjerohet dhe në kanalet e vogla të hapura në hapësirën
e hundës çlirohen më shumë sekrecione. Nëse kanalet janë të zëna për
shkak të gripit apo ftohjes presioni brenda sinusit shton presionin duke
shkaktuar dhimbje të forta koke ose migrenën.
Krahas kësaj specialistët janë të mendimit se edhe era e specifikuar
si “era e sëmundjeve” mund të ndikojë në fillimin e dhimbjes së kokës
dhe migrenës. Era e fortë, e cila tund dhe dritaret mund të zgjojë
sistemin nervor. Erërat e thata, të ngrohta dhe ato të shkretëtirës
thajnë sipërfaqet e thata dhe zgjojnë rrugët e frymëmarrjes. Në këtë
mënyrë mund të nxisë dhimbjen e kokës dhe migrenës./start/telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi