Pesticidet ulin inteligjencën te fëmijët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Pesticidet ulin inteligjencën te fëmijët

Mesazh nga Vizitor prej Sun 15 May 2011 - 0:52


kimikati të caktuar lidhet me pasojat negative afatgjatë tek fëmijët e palindur.Kimikati
i quajtura OrganoPhosphate ose OP gjendet në pesticidet dhe
insekticidet më të zakonshme dhe më helmuese që përdoren sot. Ato japin
rezultate duke sulmuar sistemin nervor të insekteve.
Tre studime mjekësore nga grupe të ndryshme shkencëtarësh matën
nivelet e organofosfatit në urinën ose në plazmën e kordonin umbilikal
të grave shtazëna për të vlerësuar efektet e pesticideve në
inteligjencën e fëmijëve.
Një prej studimeve zbuloi se fëmijët 7 vjeçar, nënat e të cilëve
kishin patur nivele të larta të pesticidi OP në urinë gjatë periudhës së
shtatzënisë, kishin një shkallë inteligjence ose IQ, 7 pikë më të ulët
sesa fëmijët, nënat e të cilëve kishin patur sasi të vogël organofosfati
në sistemin e tyre.
Rezultate e studimeve që u botuan në revistën Environmental Health
Perspectives, treguan se ndërkohë që studimet u kryen në mënyrë të
pavarur nga njëri-tjetri dhe krahasimi i një studimi me tjetrin ishte i
pamundur, të tre studimet treguan një lidhje midis ekspozimit
paralindjes ndaj pesticidit organofosfat dhe shkallës së ulët të
inteligjencës tek fëmijët./VoA/Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi