Mbushen 12 vjet që nuk dihet për fatin e Ukshin Hotit

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Mbushen 12 vjet që nuk dihet për fatin e Ukshin Hotit

Mesazh nga Vizitor prej Mon 16 May 2011 - 3:22


Sot mbushen 12 vjet që kur për fatin e profesor Ukshin Hotit nuk
dihet asgjë. Përfaqësues të familjarëve të të pagjeturve, thonë se
institucionet nuk kanë bërë asgjë për zbardhjen e fatit të tij.
Ndërkohë,
nesër në raundin e katërt të bisedimeve Prishtinë–Beograd, do të
diskutohet çështja e të pagjeturve. Pala kosovare thotë se do të kërkojë
përgjigje edhe për fatin e profesor Hotit.
Më 16 maj 1999, një ditë para skadimit të dënimit politik prej 5
vjetësh burgim, Ukshin Hoti është larguar nga burgu i Dubravës. Të
burgosurit e tjerë shqiptarë dëshmojnë se ai është përcjellë nga tre
zyrtarë të sigurimit serb. Prej asaj dite nuk dihet asgjë për fatin e
tij.
Haki Kasumi, udhëheqës i Këshillit Koordinues të Asociacioneve
Familjare të të Pagjeturve, thotë se institucionet tona nuk kanë bërë
asgjë, njofton RTK.
Rasti Hoti është ende i hapur. Kryetari i Komisionit qeveritar për të
pagjeturit, Preng Gjetaj, thotë se çështja e Ukshin Hotit ka adresë,
pasi siç thotë, njerëzit të cilët e kanë liruar nga burgu duhet të
përgjigjen patjetër se ku ka qenë destinacioni i profesor Hotit.
Në rrethin e katërt të dialogut Prishtinë–Beograd, nesër e pasnesër
në Bruksel, temë diskutimi do të jetë edhe çështja e të pagjeturve.
Koordinatori i grupit teknik për të pagjeturit, Pajazit Nushi, tha se në
kuadër të të gjithë procesit të bisedimeve për të pagjeturit, do të
diskutohet edhe çështja e profesor Hotit, por nuk është i sigurt se kur
do të japë përgjigje Serbia për këtë rast.
Profesor Ukshin Hoti u dënua për herë të tretë më 17 maj 1994. Ai
ishte njëri ndër politologët më të shquar të Kosovës dhe profesor në
Universitetin e Prishtinës. Për herë të parë është dënuar në vitin 1981,
për shkak të mbështetjes së studentëve dhe kërkesës popullore për
Republikë. /Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi