Si ta çoni mashkullin para altarit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Si ta çoni mashkullin para altarit

Mesazh nga Vizitor prej Sat 28 May 2011 - 3:08

Zonja të nderuara, pse duhet që gjithnjë ju të jeni të zgjedhurat? Gruaja e kohëve moderne duhet të jetë e guximshme dhe e vendosur që vetë ta zgjedhë mashkullin e jetës së saj. Si do ta inkurajoni mashkullin tuaj në mënyrë që ta dërgoni para altarit? Astrologjia jua zbulon të fshehtën… kuptohet kjo varet nga shenja në të cilën është i lindur AI…

D A S H I

Martesa është në kundërshtim me dëshirën e dashit për pavarësi, sepse filozofia e tij shpesh e thekson vetëm një fjalë: liri. E eksciton aventura. Ai dëshiron dhe… humbet.

Ai e do femrën dhe është i palodhshëm në kërkimin e lumturisë, ndërsa kjo nënkupton vende të reja dhe femra të reja. Di të jetë mjaft egoist.

Ai është Don Zhuan dhe këtë do ta pranojë vetë. Mund të jetë edhe ujk vetmitar…

Mashkulli në këtë shenjë gjithnjë e thekson se si me të nuk është lehtë të jetohet. Për shkak të Marsit ka një nxitje të fortë seksuale dhe nuk është i sigurt se do të jetë i kënaqur me vetëm një grua.

Ka nevojë për grua, e cila do ta adhurojë, por edhe që do të guxojë ta kundërshtojë dhe që do t’i ndihmojë të zhvillohet emocionalisht dhe shpirtërisht.

Nëse e dëshironi pikërisht këtë mashkull, bindeni se jeni e mrekullueshme, e mençur, interesante, gjithnjë e ndryshme… Atëherë braktiseni dhe lëreni një kohë në distancë…Lëreni që të gjakojë për ju dhe atëherë faljani veten.

D E M I

Demi martohet para shenjave të tjera të Zodiakut. Nuk e bën pyetjen nëse do të martohet, por vetëm me kë do të martohet.

Nuk është agresiv me gratë dhe kur konsideron se një grua është ideale, ai lidhet në mënyrë absolute për të. Megjithatë, martesën mund ta shtyjë për disa vite, gjatë të cilave do ta fryjë xhirollogarinë e tij bankare.

Gjatë kësaj kohe ndjenjat nuk do të dobësohen, sepse pikëpamja për “pronësinë” mbi gruan /është shumë posesiv/, e cila varet prej tij, i krijon ndenja specifike.

Ka nevojë për një grua që do ta zbaviste dhe që do të dinte ta priste. Është emocional dhe ka dëshirë të jetë i dashuruar, i përkëdhelur dhe i përkujdesur.

Bëhuni e bukur, tërheqëse, maksimalisht e rregulluar, sepse ai është estet i përkryer dhe shumë i ndjeshëm, në të kundërtën, sytë dhe ndjenjat e tij do të kërkojnë një pamje më të këndshme.

Dhe më e rëndësishmja është: lexoni të gjithë kuzhinierët e botës, mësoni receta të zakonshme dhe të pazakonshme dhe kuptohet zbatojini në praktikë…, sepse ai është gurman i madh… Të jeni të sigurta se nuk do të mund t’ju rezistojë dhe çka është më me rëndësi nuk do t’ju braktisë kurrë!

B I N J A K Ë T

Rëndom mashkulli binjak e konsideron martesën si një kufizim të madh dhe monotoni, sepse nuk dëshiron që të përfundojë i mbyllur në kafaz.

Dëshiron të ketë miqësi me femrat, por aventurat e tij i konsideron si opsionin dhe shansin më të mirë që ta tregojë personalitetin e tij. Është i prirë të flirtojë dhe mund të jetë dashnor i mrekullueshëm.

Dyshon në nevojën që të martohet dhe shpeshherë nuk ia del që të përcaktohet ndërmjet dy ose tri femrave.

Duhet të jeni e zhdërvjelltë nëse dëshironi që ta tërhiqni binjakun. Mos i tregoni para kohe se e jeni magjepsur nga ai. Më shumë i pëlqejnë misteret dhe gjërat që kanë fshehtësi të mëdha e kuptime të pazbërthyeshme.

Mbajeni mend, binjaku përjetësisht është kureshtar. Mos i anashkaloni ngjarjet e ditës, sikundër janë vizitat në muze ose ekspozitat në bibliotekë.

Ai është fëmijë i Merkurit, planetit të intelektit. Më së miri e ka të mos e kuptojë se në çfarë është. Pasiguria e pushton të tërin.

Caktojani takimin në ndonjë vend jo të rëndomtë, ose në ndonjë vend të ri dhe mos i thoni se ku po e çoni. Fjala çelës për sukses është imagjinata.

Nëse vërtet e doni atë për burrë, bindeni se jeni aq sa duhet imagjinatave, se mund t’i luani disa role të ndryshme, madje nëse është nevoja edhe brenda një dite.

G A F O R R J A

Mashkulli me shenjën e gaforres ëndërron për martesën dhe gruan e jetës së tij qysh si djalosh, sepse detyra e tij karmike është që ta mësojë leksionin se si t´i transformojë dhe t`i lartësojë emocionet në kuadër të familjes.

Thellë në vete ai gjakon ta gjejë gruan e cila i kupton nevojat e tij emocionale, gruan që është e butë, epshore dhe e ndjeshme. Është shumë i lëndueshëm dhe tmerrohet nga mendimi se mund të jetë i braktisur…

Për të dashuria pa romantikë është e zbrazët, atij i duhen ngushëllimi dhe siguria emocionale.

Kur janë në elementin e tyre janë shumë të kënaqur, të disponuar poetikisht, shpirtëror deri në ekstrem dhe të kujdesshëm deri në fund. Kurrë mos i përmendni lidhjet paraprake të dashurisë, sepse kjo në ta do të ketë efektet e një dushi të ftohtë…

Nuk duan të dinë se ka ekzistuar dikush i rëndësishëm në jetën tuaj para se të hynte ai në skenë…

Në mënyrë që gaforren tuaj ta çoni para altarit /atij nuk i pengon iniciativa e gruas/ plotësojani të gjitha dhe bëni të tërat që të ndihet i përkëdhelur dhe i përkujdesur.

Jini të ngrohta dhe fine, silluni me kujdes, në mënyrë amënore, dëgjojini me vëmendje problemet e tij /kujdes ndonjëherë në këtë drejtim di ta teprojnë!/. Në rast se dashurohet në ju, atij nuk i duhet shumë që të ta thotë “po”-në vendimtare.

L U A N I

Si të dërgohet një mbret para altarit? Mos ia thoni këtë haptas… sepse është AI që pushton! Ai është njëmend mashkull i vërtetë… 1OO%! Krenohuni me të. Luani ka nevojë të jetë në qendër të vëmendjes.

Duhet t’i bëni lajka, madje shumë… Dorën në zemër, ai këtë e meriton. Luani sundohet nga Dielli, ai veçohet me ngrohtësinë dhe energjinë pozitive edhe atëherë kur hidhërohet.

Ky njeri i guximshëm dhe i fortë është përplot entuziazëm, i tillë që krenarinë dhe vetëbesimin e tij i shpreh me fare pak përpjekje.

Ecën me një dinjitet mbretëror, me graciozitet, vetëbesim, shkujdesje, paksa me mendjemadhësi, sikurse tigri nëpër xhungël... Dhe nuk është çudi pse të gjitha femrat përfundojnë në të…

Dojeni! Ai nuk do asgjë në shumë në këtë botë sesa të jetë i dashuruar…Para se t’ia ofroni zemrën tuaj për gjithnjë, lavdërojini aftësitë e tij për një sjellje të përgjegjshme dhe bindeni se si në sytë tuaj është një burrë i përkryer…

Nëse ia dilni ta bindni se një mashkull të tillë si ai kurrë s’e keni takuar, përgjithmonë do të jetë pranë jush.

V I R G J Ë R E S H A

Mashkulli i shenjës së virgjëreshës është i lumtur edhe pa jetën martesore. Ai është vetmitar që nga fëmijëria dhe është i orientuar në rregull dhe disiplinë.

Ndoshta dobia qëndron në faktin se meshkuj të vetmuar ka pikërisht më së shumti në shenjën e virgjëreshës.

Nëse e doni mu këtë mashkull, ja si mund t’ju ndihmojmë: duhet të jeni shumë inteligjente, e arsimuar, e kulturuar, veç kësaj edhe e suksesshme në biznes, njëkohësisht emocionale dhe e përmbajtur, atakuese dhe diskrete, e vendosur por edhe e gatshme për kompromis dhe mbi të gjitha e gatshme që t’i përballoni të gjitha tentimet e tij që t’ju largojë nga vetja.

Tingëllon çuditshëm, por ai mund të jetë shumë i pakëndshëm pikërisht kur është shumë i interesuar…

Nëse e gjen një femër të tillë, veçmas nëse akordohet me të në nivelin intelektual, qëndrimet e tij ndryshojnë dhe fillon të mendojë për martesën.

Për ta sjellë para altari ju duhet ta bëni hapin e parë, sepse, në të vërtetë, turpërohet shumë… Thojini se i besoni dhe se do të sakrifikonit gjithçka që ai të jetë juaji…

P E S H O R J A

Mashkulli me shenjën e peshores me kënaqësi do të hynte në lojën e joshjes dhe flirtit, sepse kjo është natyra e tij e vërtetë… Shumë mirë gjendet në të, i njeh të gjitha rregullat dhe finesat.

Me gëzim dhe me kënaqësi ju dorëzohet, bën lojë të ndershme dhe të njëjtën e gjë e kërkon edhe nga ju. Në mënyrë që të jeni partner i denjë i tij duhet të jeni joshëse, e kulturuar, e rafinuar, subtile.

Është estet i madh dhe nuk i duron vulgaritetin dhe vrazhdësinë. Gruaja të cilën ai e do duhet të jetë DAMË. Ai vërtet ka manire zotërinjsh dhe është xhentëlmen i madh. E ha me romantikë dhe me fjalë të ëmbla…

Sa i përket martesës, në kuadër të kësaj shenje ekzistojnë dy lloje meshkujsh. I pari martohet herët dhe përshtatet mirë në skemën e jetës martesore.

Tipi i dytë shpreh frikë nga martesa… Ai di të jetë aq i trishtuar /peshoret janë tepër të lëndueshme dhe të ndjeshme/ në rast se ndodh mosmarrëveshja dhe më parë zgjedh të presë, duke thënë se po e pret të vërtetën …

Që ju të jeni ajo "e vërteta" bëhuni në mënyrë të magjishme tërheqëse, gjithnjë maksimalisht e zbukuruar, e butë, por paksa e paarritshme…

Megjithatë, bëjani disi me dije se pa të do të ishit shumë e palumtur…

A K R E P I

Ja edhe një mjeshtër i strategjisë së dashurisë, veçse ky është shumë më i rrezikshëm dhe shumë i fortë.

Karizmi i një akrepi është tejet i madh dhe vështirë është t’i kundërvihesh, madje edhe kur sillet në mënyrë të vrazhdë, çnjerëzore dhe arrogante, gjë që ngjet shpesh.

Nga ana tjetër akrepi nuk është gjah i lehtë, të paktën jo sa i përket zemrës së tij. Bëhuni e fortë, misterioze, e paarritshme, e thellë dhe thjesht - e ndryshme.

Qëndrimi i tij ndaj femrave nuk orientohet nga martesa, por nga mbetja në të. Akrepi e di se jeta e përbashkët është e vështirë dhe nuk e ka ndërmend që ta ndryshojë mënyrën e tij të jetës për shkak të dikujt tjetër …

Megjithatë, martesën e ka të domosdoshme për shkak të ndjenjave të forta, ngase ka nevojë për siguri emocionale.

Ka shumë lidhje dashurie dhe aventura para martesës, në rend të parë për shkak të prirjes së theksuar seksuale, por bëhet vërtet i lumtur kur e gjen një grua shpirtërisht të fortë e intuitive, e cila është në gjendje që të depërtojë në shpirtin e tij, sepse nën fasadën e tij të vrazhdë fshihet një zemër tepër e butë …, e lehtë, e lëndueshme.

Nëse e doni me adhurim pikërisht atë, bëhuni e papërballueshme në aspektin erotik, largojeni padurimin e tij dhe pastaj ai do ta ngrejë flamurin e bardhë!

S H I G J E T A R I

Ai është i guximshëm, i hapur, i drejtpërdrejtë, spirituoz, joshës, Don Zhuan…Vardiset me aq shumë shpirt, me aq përulje sa nuk e dini nëse është serioz, apo po tallet. Këtë nuk do ta kuptoni edhe kur të jeni në lidhje me të…

Ai do t’ju mbulojë me margaritarë të vërtetë, por edhe me margaritarin vezullues të sinqeritetit dhe ndershmërisë.

Ai do të jetë hulumtues i botëve dhe i ideve të reja dhe do të luajë gjithë atë që ju e dëshironi, por… gjithnjë do të ndahet ndërmjet jush dhe lirisë personale…

Atë është vështirë ta kesh në lidhje, qoftë edhe kur është marrëzisht i dashuruar… Më së lehti do ta pushtoni dhe do ta mbani për vete në rast se lini përshtypjen se mund të jetoni edhe pa të…

Veç kësaj, mos harroni që të informoheni për temat e sportit e politikës dhe ta vërtetoni nëse e keni pasaportën në rregull. Për çdo rast… ai gjithnjë është i gatshëm për të udhëtuar.

Ka nevojë për një grua inteligjente, e cila do t’i ndante me të interesimet për filozofi dhe shkencë. Shigjetari gjithnjë me xhelozi do ta ruajë lirinë e tij, por edhe jeta familjare për të përbën një nxitje të madhe.

Është në gjendje që mbi vete të marrë barrën e madhe të obligimeve, madje edhe rreth fëmijës dhe në këtë di të gjejë kënaqësinë. Provokojeni…

B R I C J A P I

Nëse jeni plotësisht të sigurt se bricjapi është ai që doni po jua japim disa këshilla.

E para është – mos u mashtroni nga e ashtuquajtura ftohtësi dhe nga toni shpërfillës me të cilin ndonjëherë ju drejtohet.

E dyta – shmangni temat pa lidhje, barsoletat dhe çdolloj sipërfaqësie. E treta – jini të gatshëm që çdo mendim ta arsyetoni me argumente të forta. Jini e kujdesshme, diskrete dhe me manire të mira …

Ai nuk e fal zemrën e tij përderisa nuk bindet se dikush vlen dhe derisa nuk është i sigurt se ajo është "e vërteta". Ka nevojë për një grua që do t’i sjellë freski dhe e cila matanë mureve të larta të seriozitetit do ta shoh djaloshin dhe zemrën e tij të artë …

Jini e dashur, e butë dhe e përkushtuar dhe ai do t’ju dojë për gjithë jetën. Nëse një herë ju pranon dhe ju dashuron, do të jetë së tepërmi i përkushtuar ndaj jush dhe çdo vit vijues me të do të jetë më i bukur e më i bukur.

Te bricjapët, me kalimin e kohës, dashuria bëhet më e fortë, natyrisht nëse është fjala për atë "të vërtetën"…

Nëse vërtet e dëshironi për vete, atëherë thjesht ju duhet të jini "e vërteta"!

U J O R I

Kini kujdes, me ujorin mashtrohen edhe ata që kanë shumë përvojë…

Transparenca e tyre dhe mungesa e distancës së rëndomtë shpesh interpretohet gabimisht sikur sinjali që shënon kalimin e lirë.

Duhet t’ua tërheqim vëmendjen të gjithë atyre që “kanë rënë në rrjetën” e ujorit… Ai është mashkull i cili kontrollohet jashtëzakonisht mirë dhe nuk lidhet gjithaq lehtë.

Nëse jeni diçka e veçantë, të themi ultramoderne ose me një koeficient të inteligjencës mbi mesatare – kushedi, ndoshta edhe mund të na demantoni…

Në qoftë se ndonjë femër e tërheq, ajo do ta vërejë se gjithë vëmendjen e tij do ta orientojë drejt saj. Ai është idealist, koncepti intelektual dhe humanist i të cilit e kërkon për vete gjysmën tjetër që do të jetë e njëjtë me të.

Në qoftë se ju je pikërisht ajo vajzë, mos e lejoni që menjëherë t’ju njohë. Zbulohuni ngadalë dhe hiqni ngadalë "mbështjellësit"…

Do ta argëtojë fakti se, nëpërmjet inteligjencës gjeniale, do të depërtojë në natyrën tuaj. Jini gjithnjë e re dhe disi e ndryshme, por, megjithatë, mjaft energjike dhe e fortë që t’i kundërviheni kur kjo është e nevojshme.

P E S H Q I T

Nëse jeni dashuruar në të, pothuajse nuk keni nevojë për strategji të veçantë që t’ia kumtoni dashurinë.

Domethënë, mashkulli i juaj i shenjës së peshqve këtë e ka kuptuar ndoshta edhe para jush…

Peshqit janë shenja më intuitive e Zodiakut dhe e kanë talentin që t’i zbërthejnë emocionet dhe mendimet e të tjerëve.

Edhe diçka: në fillim të lidhje peshqit nuk e dinë çka duan, ose të paktën ashtu duken, ashtu që pa ngurrim do të tentojnë t’ju ikin pikërisht në momentin kur kujtoni se i keni në dorë.

Jini të durueshëm dhe të vendosur, ndërsa më e rëndësishmja është të dini të lexoni ndërmjet rreshtave! Me ta asgjë nuk është ashtu sikurse duket…

Karizmatik, i pakapshëm, shpesh i pakuptueshëm, zihet në kujdes dhe dashuri…

Jini ekstra sensitive dhe mbi të gjitha jini e gatshme që t’i ofroni pa kushte ndikim qetësues të dashurisë. Nuk është nga ata që me qejf martohen.

Për të dashuria janë yjet dhe qielli i paanë … dhe ju nga kjo duhet të bëni një kulm mbi kokën e tij.

Në fillim të lidhjes është i pakapshëm, por nëse ndodh që të dashurohet në ju fatalisht, besoni se do ta keni të vështirë që ta hiqni qafe…
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi