Xhazi shqiptar në Greqi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Xhazi shqiptar në Greqi

Mesazh nga Vizitor prej Thu 2 Jun 2011 - 21:36

Grupi xhaz shqiptar "Fanfara Tirana" u përfaqësua suksesshëm në
Festivalin e 11-të Europian të Muzikës Xhaz në kryeqytetin grek.

Ata interpretuan mes 12 grupeve përfaqësuese të vendeve të Bashkimit
Europian dhe zgjuan interesin si të muzikantëve, ashtu edhe të masës së
njerëzve.

Interpretimi i grupit shqiptar ka ndezur atmosferën, ndërsa publiku
që kishte mbushur Tehnopolin, qendrën kulturore të Bashkisë së Athinës,
ka duartrokitur gjatë.

Mijëra shikues ë rinj, por edhe të rritur, shqiptarë e grekë, kanë
kërcyer nën tingujt e muzikës shqiptare që “Fanfara Tirana” e
interpretoi me virtuozitet.

“Fanfara Tirana” me interpretimin e vet, me muzikën e bukur dhe paraqitjen dinamike e pushtuan skenën greke.

“Fanfara Tirana” karakterizohet si një grup etnik xhazi me 150
koncerte të suksesshme në të gjithë botën. Interpretuesit, të drejtuar
nga Xhemali Murraj, janë të gjithë profesionistë të muzikës.

Festivali Europian i muzikës xhaz ishte një festë kulturore që u ndoq nga mbi 20 mijë spektatorë. B. Mançe
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi