Mishi “fajtor” për pubertetin e hershëm

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Mishi “fajtor” për pubertetin e hershëm

Mesazh nga Vizitor prej Sun 26 Jun 2011 - 7:48


Një studim i ri tregon se proteinat nga mishi nuk janë gjithmonë të dobishme. Studimi
është realizuar në Universitetin Brighton në Britani të Madhe, ndërsa
rezultatet e tij pohojnë se vajzat në moshë fëmijërore që konsumojnë
sasi të konsiderueshme të mishit, si pjesë e ushqimit të tyre, janë më
të prira që t’i fitojnë menstruacionet në moshë më të hershme sesa ato
që konsumojnë mish më rrallë.
Sipas rezultateve të studimit, 49 për qind e vajzave që kishin ngrënë
më shumë se 12 vakte me mish brenda javës, e kanë fituar menstruacionin
e parë para moshës 12-vjeçare, ndërkaq vetëm 35 për qind e vajzave, të
cilat kishin ngrënë më pak se katër vakte me mish brenda javës, e kanë
fituar menstruacionin e parë në këtë periudhë.
Megjithatë, autorët e studimit thonë se mishi është burim i shumë
substancave ushqyese, andaj femrat nuk duhet t’i shmangen mishit, pasi
konsumimi mesatar i tij është shumë i rëndësishëm për shëndetin e
fëmijëve dhe të rriturve. /Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi