Si të reagojmë ndaj tradhtisë?

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Si të reagojmë ndaj tradhtisë?

Mesazh nga Vizitor prej Sun 26 Jun 2011 - 7:52


Ndodh shpeshherë që njëri prej partnerëve të çiftit tradhton tjetrin.
Çfarë duhet bërë në këtë rast? Duhet prishur kjo lidhje, duhet
kapërcyer apo...Tradhtia është ana më e errët e një raporti dashurie, e
cila shkakton dhembje, zhgënjim, vuajtje, frikë të vazhdueshme, humbje
besimi, zemërim dhe ankth.

Arsyet pse njerëzit tradhtojnë janë po aq të ndryshme sa dhe arsyet
pse dashurojnë dhe pse duan ata që duan. Si meshkujt edhe femrat mund të
tradhtojnë, sepse nuk provojnë më dashuri, ndjenjë, tërheqje mes tyre;
për hakmarrje kundrejt partnerit, për të thyer monotoninë apo mërzinë e
një marrëdhënieje rutinë, nga nevoja për t'u ndier joshës, tërheqës, i
pëlqyer dhe i aftë seksualisht, nga mendimi se mund të gjesh ilaçin për
të rregulluar mosfunksionimin e marrëdhënieve seksuale, nga humbja e
kontrollit, nga dëshira për t'u shkëputur nga një marrëdhënie që nuk
funksionon etj.

Tradhtia ndodh edhe për arsye të tjera, si për të rifituar besimin
përballë moshës, që po kalon dhe humbjes së mundësive, për pasojë të
zhgënjimeve të vazhdueshme apo mungesa e paqes bashkëshortore apo edhe
si pasojë e streseve në punë, kuriozitetit, dëshirës për “aventurë” etj.
Tradhtia e largon vëmendjen nga partneri dhe marrëdhënia aktuale.

Kur tradhton, nuk mund të përkushtohesh njësoj në marrëdhënie si më
parë. Tensioni bën që vëmendja, përkushtimi, kënaqësia që merret nga
marrëdhënia, nuk mund të jenë më njësoj. Kjo pakënaqësi interpretohet si
mungesë dëshire për të qëndruar me partnerin dhe rrit justifikimin për
ta tradhtuar. I gjithë ky skenar kthehet në një rreth vicioz, i cili
është vështirë të ndërpritet nëse çifti nuk bën përpjekjet e duhura në
kohën e duhur.








avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi