Pse e kujtojmë dashurinë e parë?

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Pse e kujtojmë dashurinë e parë?

Mesazh nga Vizitor prej Sun 26 Jun 2011 - 7:53


Marrëdhëniet e dashurisë kohët e fundit janë bërë pak a shumë çështje
tregu, njerëzit tani shumë rrallë nisen në një lidhje nga dashuria që
mund të ndiejnë për një person, më shumë është stimul dashuria që kanë
për paratë e atij personi.

Kjo lloj shoqërie na shtyn të mendojmë për një periudhë të jetës
sonë, në të cilën shoqëria ishte më naive dhe ndjenjat e dashurisë ishin
më të vërteta. Pra na bën që t’i rikthehemi dashurisë së parë.

Kështu që në një shoqëri ku erosi është bërë një mall konsumi,
shitjeje dhe blerjeje, na duket shumë e arsyeshme që të kthehemi në atë
periudhë kur ne ishim më të lumtur, si një tentativë e dëshpëruar për
t’i ikur realitetit banal që na rrethon.

Ky rikthim në të kaluarën nuk vjen si një rrjedhojë e një historie të
mrekullueshme të jetuar, por si rrjedhojë e një të tashmeje shumë
zhgënjyese.

Kujtimet e dashurisë

Mjafton shumë pak për të kujtuar magjinë e dashurisë së parë: një
aromë parfumi që të kujton atë, një peizazh ku ti ke kaluar çaste të
bukura, një fotografi e vjetër, etj. Dhe të gjitha këto është vështirë
për t’i harruar.

Për ta rigjetur këtë dashuri, shumë njerëz do të ishin në gjendje të
bënin çmendurira. Kjo është një sindromë e vërtetë që mund të godasë çdo
lloj moshe. Studimet e bëra dëshmojnë një nevojë gjithmonë në rritje të
gjuetisë në të kaluarën e shumë njerëzve, gjueti kjo që bëhet me një
qëllim të vetëm, të rigjejnë copëza nga ajo dashuri e parë dhe e
paharrueshme, mbase për t’u ri-dashuruar, mbase për ta ndjerë veten
sërish të ri.

Një nga arsyet që të shtyn për të takuar atë është kurioziteti i
thjeshtë për të kuptuar se si ka përfunduar personi që jua ka bërë
zemrën t’ju rrahë për herë të parë, sido që të ketë qenë, ta kishit
kaluar jetën të dy bashkë, apo edhe thjesht për t’u larguar nga një e
tashme zhgënjyese.

Është pikërisht largimi nga një e tashme zhgënjyese dhe pa emocion,
që i shtyn njerëzit që të kërkojnë në të shkuarën emocione dhe lumturi.

Dashuria e parë

Dashuria e parë është e mbushur me shumë ideale është shumë më
intensive se lidhjet që vijnë më pas, sepse këto të fundit kalojnë në
një rrugë tashme të njohur dhe të eksploruar. Sa më shumë të jetohet, aq
më shumë eksperienca kalohen dhe aq më shumë humbet fantazia për t’i
lënë vendin reales.

Të vihesh në kërkim të dashurisë së parë është kështu një mundësi për
të rijetuar një të shkuar, që tashmë nuk është gjë tjetër vetëm një
pjesë e fantazisë suaj dhe ëndrrave tuaja të pafundme.

Ndryshimi në intimitet

Ndjesia se magjia është venitur shkaktohet nga ulja e nivelit të
adrenalinës. Herët a vonë bëhet e qartë se si do të jetë rrjedha e
dashurisë suaj, po ashtu edhe kurioziteti se çfarë mund t’i dhuroni
njëri-tjetrit në shtrat.

Është e rëndësishme që të dy partnerët t’i japin mundësi
njëri-tjetrit të zbulojë prekje, teknika dhe preferenca të tjera, të
ndryshme nga ato që janë dhënë në fillimet e njohjes, duke nisur më
puthjen e parë. Kjo do të thotë se me kalimin e viteve ju faturoheni
seksualisht.

Ndryshimi mes intimitetit romantik të “papjekur” dhe atij të
“maturuar” qëndron në faktin se të rriturit mësojnë të kontrollojnë
impulset e tyre. Eksitimi seksual nuk është një justifikim për forcuar
dikë të bëjë gjëra që e bëjnë të dihet në siklet.

Kur partneri thotë “jo” për diçka, pranojeni këtë jo dhe filloni të “hidhini vështrimin” tek diçka tjetër.








avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi