Halle, halle plot kjo jetë!

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Halle, halle plot kjo jetë!

Mesazh nga Vizitor prej Sun 26 Jun 2011 - 8:12


Adoleshentët ndeshen me disa probleme që kanë lidhje me vetëdijen,
kontrollet prindërore, kodet morale ose konformizmin ndaj normave
morale. Pra këto brenga dhe të tjera përjetohen nga çdo njeri që kalon
këtë fazë të zhvillimit të njeriut, por adoleshentët e sotëm
karakterizohen me mos gjeturi apo mos përshtatje ndaj kërkesave të
shumta që ka vetë si individ apo edhe mekanizmat e jashtëm që ushtrojnë
trysni mbi të.

Pra përveç veprimeve devijante, kriminale etj, adoleshentët sot janë
përballë sfidave të reja e që shumë me vështirësi arrijnë të iu
shpëtojnë apo të mos bien fare në to. Por ajo që është më shqetësuese
janë shtuar dukshëm edhe tendencat neurotike gjë që këto çrregullime më
parë kanë qenë prezent më shumë tek moshat e mesme apo të rritura.

Ndërsa sot adoleshentët janë duke përjetuar jetën me tufë problemesh e
mos përshtatjesh në shoqëri e kudo tjetër, përjetojnë strese të shumta,
çrregullim ankthi, depresion etj.

Si shumë adoleshentë të tjerë edhe Yllka Haxhiu shpeshherë
ballafaqohet me probleme të natyrave të ndryshme. “Çdo i ri ka probleme,
edhe unë shpeshherë hasi të kem moskuptime me familjen time, kryesisht
ato janë për shkak të shoqërisë. Shpeshherë kritikohem nga familja rreth
zgjedhjes së shoqërisë dhe të mos rri me shoqe të devijuara. Dëshiroj
të theksoj se ne si shoqëri kosovare po kalojmë një tranzicion në çdo
sferë të jetës, ndryshimet marramendëse që po ndodhin kudo janë tepër
delikate”, ka thënë ajo.

Sipas Alban Xhemajlit të rinjtë duhet të kenë mbështetje nga prindërit në rastet kur ata ballafaqohen me probleme të ndryshme.

“Edhe unë si të gjithë shokët e mi përfshihemi nga halle të shumta,
por fatmirësisht familja më mbështetë dhe më ndihmon për t’i kaluar
problemet që më sjellë jeta. Pengesat kapërcehen më lehtë nëse prindërit
janë pranë. Mbështetja e dhënë nga familja, prania të paktën e një
prindi, marrëdhëniet emocionale të qëndrueshme me një prind dhe sjelljet
konstruktive nga ana e prindit në një gjendje stresi duke dhënë një
shembull të efektshëm për fëmijën. Por ajo që të shqetëson më shumë sot
në shoqërinë tonë është se familja ka filluar të shembet e të humbi
rolin e saj në formimin e edukimin e mirëfilltë të fëmijëve
fatkeqësisht”, thotë ai.

Sipas Albanit kapitalizmi po tërheq çdo gjë, ka futur në konkurrencë
çdo njeri, s’ka mëshirë më ndaj familjes, konsumi është mbi gjithçka.
“Standardi i lartë ekonomik, kërkesat e shumta kanë detyruar prindërit
të punojnë punë me orare të gjata, apo të bëjnë edhe nga dy tre punë
vetëm e vetëm që të përballojnë këtë përshpejtim që po bën sot sistemi
ekonomik”, shton ai.

Edhe e reja Riona Demolli në disa raste kaplohet me probleme, por ajo
thotë se problemet kanë të bëjnë kryesisht me mësimet dhe shoqërinë.
“Shpeshherë hasi të kem ndonjë problem me ndonjë lëndë mësimore apo
diçka të tillë. Por megjithatë nuk mungojnë problemet nganjëherë edhe me
shoqet me të cilat ndodh të keqkuptohemi”, shton ajo.

Adoleshentët problemet e tyre mund t’i eliminojnë vetëm me ndihmën e
prindërve, e jo të gjejnë ngushëllim me konsumimin e duhanit, drogës apo
pijeve alkoolike, siç po ndodh në vend.

K. Bajrami








avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi