Policia e Shtetit: Kujdes me të dhënat personale në internet

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Policia e Shtetit: Kujdes me të dhënat personale në internet

Mesazh nga Vizitor prej Thu 30 Jun 2011 - 2:11


Policia e Shtetit tha të enjten, përmes një njoftimi për shtyp,
se kohët e fundit janë evidentuar disa raste mashtrimesh të kryera
nëpërmjet postës elektronike pre e të cilave kanë qenë qytetarë
shqiptarë.
Autorët e këtyre mashtrimeve dërgojnë mesazhe
elektronike ( e-mail), ku paraqiten si përfaqësues të kompanive Yahoo,
Gmail, Hotmail, në të cilat njoftojnë se posta elektronike është e
vjetër dhe kërkohet rinovimi i fjalëkalimit përkatës. Po ashtu autorët
dërgojnë për plotësim një formular, përmes të cilit kërkojnë të dhëna
për gjeneralitetet, numrin e dokumentit te identifikimit dhe
fjalëkalimin aktual të postës elektronike. Duke marrë të plotësuar këtë
formular këta persona bëhen në mënyrë të paligjshme posedues të postës
elektronike dhe e përdorin atë për qëllime mashtrimi.
Konkretisht ata dërgojnë mesazhe mashtruese tek të njohurit e
viktimës së këtij mashtrimi, të cilët janë të regjistruar si kontakte në
postën elektronike, dhe u kërkojnë para për arsye nga më të ndryshmet.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autorët e këtij mashtrimi janë
kryesisht nga vendet e kontinentit Afrikan, Nigeria, Bregu i Fildishtë
etj.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të
mos bien pre e mashtrimeve të tilla, të shmangin komunikimet në Internet
me përdorues të panjohur prej tyre, të ruajnë fjalëkalimet dhe të
dhënat mbrojtëse të postës elektronike apo të çdo lloj forme tjetër
komunikimi duke mos i hedhur ato në çdo lloj faqe Interneti, të jenë të
kujdesshëm gjatë navigimit në Internet, si dhe për çdo rast të
informojnë policinë përmes numrit të telefonit 0964102688, të Sektorit
Kundër Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së
Shtetit./Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi