Meshkujt do ta zëvendësonin punën me angazhimet rreth fëmijëve

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Meshkujt do ta zëvendësonin punën me angazhimet rreth fëmijëve

Mesazh nga Vizitor prej Sun 3 Jul 2011 - 1:24


Kohët moderne nënkuptojnë edhe ndryshime, prandaj sipas një
hulumtimi të ri, meshkujt nuk duan më të jenë ata që e sjellin bukën në
familje, por duan të kalojnë më shumë kohë pranë familjes.
Studimi
i titulluar “The New Dad: Caring, Committed and Conflicted” (“Babai i
ri: I kujdesshëm, i përkushtuar dhe konfliktuoz”) është realizuar në
Qendrën për shtëpi dhe familje në Boston. Janë anketuar rreth një mijë
meshkuj, ndërsa rezultatet kanë treguar se ata shumë lehtë do ta
zëvendësonin punën me obligimet familjare dhe në radhë të parë do të
kujdeseshin për fëmijët e tyre.
Afër gjysma e të baballarëve të anketuar kanë thënë se do të
qëndronin në shtëpi me fëmijët nëse familja do të mund t’i mbulonte
shpenzimet jetësore me një rrogë.
Rezultatet e këtij studimi kanë treguar po ashtu se ende nuk është
zhdukur në tërësi mënyra e vjetër e qasjes ndaj jetës familjare. Kështu
p.sh. meshkujt nuk janë të vetëdijshëm se sa punë nevojitet për t’u
kujdesur ndaj fëmijëve, sepse sërish do t’ua linin femrave disa punë,
siç është heqja e pelenave ose ndërrimi i teshave.
Megjithatë, përkundër dëshirës për të qëndruar pranë familjes,
shumica e meshkujve të anketuar edhe pasi janë bërë me fëmijë kanë
vazhduar punën e njëjtë. Ndërkohë, femrat nga ana tjetër jetën e tyre e
kanë ndryshuar në tërësi dhe ia kanë përshtatur nevojave të fëmijëve dhe
familjes. /Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi