Si t’i mbroni fëmijët nga interneti?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Si t’i mbroni fëmijët nga interneti?

Mesazh nga Vizitor prej Tue 5 Jul 2011 - 4:32




Krahas dobive të shumta të internetit, në ditët e sotme ai na sjell
edhe shumë dëme për fëmijët të cilët nuk e njohin mirë atë. Me anë të
shkrimeve të vendosura në faqet e tyre sociale, shumë persona me
personalitet pervers mund të komunikojnë me fëmijët në rrethin
imagjinar.

Sipas një lajmi të publikuar në mediet e huaja, bëhet e ditur se
“burrëria imagjinare” është një fenomen që po shtrihet shumë në ditët e
sotme (poshtërimi i personave të tjerë duke përdorur mjete si interneti,
telefoni celular, mesazhet e shkruara apo ndarjen e fotografive).

Ky është një fenomen i përhapur shumë te të rinjtë e moshave nga 13
vjet e tutje. Por prindërit mund të marrin disa masa për të mbrojtur
fëmijët nga fenomenet e dëmshme të internetit.

- Mësojini se cilat faqe sociale përdor fëmija juaj. Nëse fëmija nuk
njeh mirë faqet si “Facebook”, “Twitter” dhe shërbime tjera mësojani
mënyrën e përdorimit. Mësoni nëse fëmija ka ndonjë faqe tjetër profili.

- Flisni me fëmijën tuaj. Diskutoni me të rreth gjërave që bëjnë në
internet dhe arsyen pse i bëjnë. Përcaktoni rregullat dhe flisni rreth
tyre.

- Kufizojani kohën e qëndrimit para ekranit. P.sh. lejojeni të
përdorë internetin vetëm gjysmë ore. Pastaj bëni të mundur ta përdorë
kompjuterin për të bërë detyrat.

- Bëjini detyrat tuaja të shtëpisë: zbuloni faqet e përdorura
rregullisht nga fëmija juaj. Mund të përdorni sisteme sigurie për
kompjuterin etj.

- Mësojini personat me të cilët komunikon fëmija “online” dhe pyeteni nëse i njeh të gjithë personat në listë.

- Mësojeni të mos ndajë me njeri informacione personale si numrin e telefonit apo adresën.
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi