Wilde, romantikja e papërmirësuar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Wilde, romantikja e papërmirësuar

Mesazh nga Vizitor prej Tue 12 Jul 2011 - 1:58




Aktorja e bukur 27-vjeçarja Olivia Wilde, njëra nga femrat më seksi
në botë sipas “FHM-së”, realizoi një set të fotografive për revistën
“Marie Claire” të cilës i dha edhe një intervistë.

Bukuroshja me vetëm 18 vjet u martua me italianin, regjisorin Taa
Ruspoli-n, me të cilin është e martuar qe tetë vjet, por tani së shpejti
edhe zyrtarisht do të ndahet, dhe edhe pse e ka dashur shumë atë, ajo
thotë që do të ishte mirë të qëndrojë pak vetë.

“Duhet të dish të qëndrosh edhe vetë dhe jo të jesh i definuar me
personin tjetër. Edhe pse martesa jonë nuk arriti sukses, nuk ankohem
për këtë. Jemi miq dhe familja e tij është edhe familja ime. Gjithmonë
keni zgjidhje, dhe mund të ndieni hidhërim dhe të mos jeni miq, por unë
nuk do të mund të përballoja të jem në hapësirë të njëjtë me dikë që nuk
mund ta durojë. Arsyeja e vetme e divorcit tonë është që lidhja jonë e
ka humbur atë bukuri dhe ata ‘yje’ që na silleshin nëpër kokë dhe të
cilat na bënin bashkë. Ndoshta kjo është kështu pasi që jam romantike e
papërmirësuar dhe kam kritere të larta, nuk mund të shtirem”, tha ajo.
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi