Taket më të këqija që ekzistojnë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Taket më të këqija që ekzistojnë

Mesazh nga Vizitor prej Wed 13 Jul 2011 - 1:57

Këpucët e rrafshëta- ‘balerinkat’, janë këpucët më të
popullarizuara të cilat çdo ditë i bartin femrat anekënd botës. Mirëpo, a
do të guxonit të mbathnit ‘balerinka’ me take të lartë 20 centimetra?
Thuajse
çdo ditë dëgjojmë për këpucët me take të lartë të Christian Louboutin,
të cilat i bartin dashamirëset e modës, si Victoria Beckham dhe Coleen
Rooney. Mirëpo, ky dizajner francez ka bërë edhe një hap më larg duke e
shokuar botën me ‘balerinkat’ e pazakonta me take të lartë.

Këpucët atraktive me take të lartë 20 centimetra i zbukurojnë mijëra
kristale Swarovski, ndërsa Louboutin është frymëzuar nga balerinat, të
cilat elegancën dhe madhështinë e arrijnë duke ecur në maja të gishtave.

Bëhet fjalë për vepër artistike unikate, të cilën me siguri se nuk do
ta shohim në këmbët e bukurosheve hollivudiane. /Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi