Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra

Mesazh nga Vizitor prej Fri 15 Jul 2011 - 22:10


Edhe pse në të gjitha raportet ekzistojnë rregulla, mospëlqimi mes vjehrrës dhe nuses është diçka e njohur për të gjitha femrat në botë.

Mirëpo, ndodh që mospëlqimi të kalojë në një nivel të ri dhe akoma më të rrezikshëm. Prandaj lexojeni një e-mail të pazakontë të cilin e ka pranuar britanikja Heidi Ëithers nga vjehrra e saj, pasi kanë darkuar së bashku:

- Kur të shkosh në shtëpinë e dikujt nuk flet çfarë dëshiron, ndërsa ajo që s’mund të hash është vetëm nëse je alergjike në atë ushqim

- Nuk fillon të hash para të tjerëve

- Nuk ndihmon në rregullimin e tavolinës nëse këtë nuk e kërkon nikoqirja e shtëpisë

- Nuk fle sa dëshiron, por zgjohesh përpara ose atëherë kur zgjohen të gjithë të tjerët, sepse kjo tregon respekt ndaj nikoqirit

- Asnjëherë nuk guxon ta lëndosh familjen tek e cila martohesh. Nëse mendon se di të bësh shaka, ke kujdes sepse shakatë e tua mund të përfundojnë si ofendime

- Meqenëse prindërit e tu nuk ndihmojnë në organizmin e dasmës, atëherë duhet të shpenzosh sa më pak

- Nuk duhet ta teprosh me blerjen e gjërave, sepse nuk je në gjendje t’ia lejosh vetes këtë luks

- Dikush mund të të ‘akuzojë’ që të ka rënë sëpata në mjaltë dhe mund të jesh shumë e lumtur që ke kapur një djalë të përsosur si djali im, për të cilin vërtet më vjen keq që të ka zgjedhur ty! /Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi