Gjërat që na nervozojnë në pushime

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Gjërat që na nervozojnë në pushime

Mesazh nga Vizitor prej Fri 15 Jul 2011 - 22:13


Krahas gjërave të bukura që përjetojmë gjatë shkuarjes në
pushim, ekzistojnë edhe një numër i madh vogëlsirash që na nervozojnë
shumë.
Një hulumtim i realizuar në Britani të Madhe ka
treguar se pushuesit më së shumti nervozohen kur vonohet aeroplani (apo
automjeti) me të cilin do të udhëtojnë.
Në vendin e dytë të gjërave më të urryera te udhëtimi është paketimi,
që pasohet me shkuarjen në hotel dhe shqetësimin nëse keni marrë
gjithçka me vete (sidomos dokumentet).
Të anketuarit në vendin e pestë e kanë vendosur humbjen e bagazhit, ndërsa më pas vjen krevati jo komod.
Në vendin e shtatë vjen bezdisja nga pushuesit tjerë, në vend të tetë
është shiu, në vend të nëntë renditet dielli i fortë që doemos duhet të
lyhen me krem për rrezitje.
Nga gjërat e urryera është edhe rëra në ushqim, pastaj njerëzit që nuk shikojnë ku po ecin, grumbujt e njerëzve, tollovitë etj.
Ekspertët thonë se njerëzit gjatë gjithë vitit kursejnë për t’u
relaksuar në pushime, prandaj nuk është çudi që ata bëhen nervozë kur u
ndodhin gjëra të tilla të pakëndshme./Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi