Ndihmoni vetes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ndihmoni vetes

Mesazh nga Vizitor prej Tue 19 Jul 2011 - 9:59


Personat te të cilët ndryshimi i motit shkakton mundime të lehta, nuk është e thënë që menjëherë të përdorin ilaçe. Më mirë është të provohen metodat dhe mjetet natyrale.

Për fillim, si në çdo gjë, është i rëndësishëm ushqimi i balancuar me shumë pemë dhe perime, të cilat do të na japin vitamina dhe fijeza të mjaftueshme. Duhet pirë mjaft ujë,
në mënyrë që të shmangim dehidrimin. Natyrisht, është e domosdoshme të flihet mjaft, së paku 7 orë. Para gjumit nuk duhet ngrënë ushqim, nuk duhet pirë alkool, duhan as të merremi me detyra të rënda mendore ose trupore. Dhoma e gjumit duhet ajrosur dhe errësuar. Këto janë parakushtet kryesore për të fjetur më lehtë dhe më mirë.

Personat e ndjeshëm në mot, veçanërisht të sëmurët kronikë, do të duhej ndjekur prognozat biometereologjike që t'u përmbahen porosive të tyre.

Nëse jeni të ndjeshëm dhe me disponim jo të mirë, provoni të qetësoheni me anë të çajit të kamomilit ose të mendrës. Çaji nga murrizi i bardhë ose preparatet në bazë të murrizit, mund të ndihmojnë nëse keni probleme me tension të gjakut. Murrizi e rregullon shkëlqyeshëm tensionin - jo vetëm që e ul të lartin, por edhe e ngrit tensionin tepër të ulët.

Qarkullimin e gjakut provoni ta rregulloni me ujë të nxehtë ose masazhit me dorëz nën dush.

Kafja e fortë e shtesë të lëngut të limonit mund të zbusë kokëdhimbjen.

Rregullisht duhet marrë me aktivitete fizike.

Te mundimet serioze, duhet paraqitur te mjeku. Të sëmurët kronikë duhet përdorur terapinë e përshkruar dhe ndërrimi i saj mund të bëhet vetëm me konsultim të mjekut. /Telegrafi/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi