Ditët e fundit të jetës të Resulullahut s.a.w.s

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ditët e fundit të jetës të Resulullahut s.a.w.s

Mesazh nga Erisa prej Wed 20 May 2009 - 11:54

"Fillimi I sëmundjes Të hënën me 29.seffer te vitit 11 h.Resulullahu s.a.v.s.mori pjesë në varrimin e një xhenazeje ne Xhennet beki.Duke u kthyer në shtëpi filloi t’I dhembë koka. Kishte temperaturë të lartë,saqë fuqia e saj dukej ne çallmën,të cilën e mbante të mbështjellë rreth kokës. Resulullahu s.a.v.s.,kështu I sëmurë,falej në mesxhid njëmbëdhjetë ditë si imam,ndërsa gjithsej qe I sëmurë trembëdhjetë apo katërmbëdhjetë ditë.


Java e fundit e jetës Sëmundja e Resulullahut s.a.v.s. ishte tejet e rëndë,saqë filloi t’i pyeste gratë e veta: -“Ku jam nesër,te cila jam nesër?” Ato e kuptuan dëshirën e tij,andaj e lejuan të shkonte tek e cila dëshironte. U vendos tek Aishja r.a.,duke u mbështetur mes El-Fadël b.Abbasit dhe Ali b.Ebi Talibit. Në shtëpinë e Aishes hyri me kokë të lidhur,duke i tërhequr këmbët zvarrë.Tek ajo e kaloi javën e fundit të jetës së vet.Aishja r.a.këndonte “Mauvvedheten”-suren “El-Felek” dhe “El-Nas” dhe dua, të cilat i kishte mësuar nga Resulullahu s.a.v.s.,pastaj fryente në të dhe e fërkonte atë me dorën e vet,duke u lutur për mirëqenien e tij. Pesë ditë para transferimit Të mërkurën,pesë ditë para transferimit,temperatura iu zgjerua në tërë trupin. Kishte dhembje të mëdha dhe i binte të fikët. Atë botë tha:”Mi sillni shtatë matare me ujë nga puse të ndryshëm,në mënyrë që të dal para njerëzve dhe t’ua lë porosinë time.”

E ulën në govatë dhe derdhnin ujë mbi të,saqë tha:-“Mjaft më,ju lutem!” Pas kesaj u ndie me mire.Hyri ne mesxhid,u ul ne mimber dhe u mbajti fjalim njerzve te tubuar.Ai tha: -“All-llahu I ka mallkuar hebrenjte dhe te krishteret,per shkak se varret e Pejgambereve te tyre I kane shnderruar ne faltore.” Ne nje hadith tjeter qendron:-“I vrafte Allahu hebrenjte dhe te krishteret,per shkak se I kane bere varret e Pejgambereve te tyre faltore.”(Sahihu Buhariu) Pastaj tha:-“Mos e merrni varrin tim si object adhurimi.” Pastaj pranoi te jete I ndeshkuar nese i ka bere keq dikujt,e tha: -“Nese dikend e kam frushkulluar shpines,ja shpina ime,le te ma ktheje ne mase te njejte.Nese dikend e kam ofenduar,le te ma ktheje me te njejten mase.” Pastaj zbriti nga mimberi dhe e fail namazin e drekes.Mandej perseri hipi ne member dhe prape e perseriti se nese I ka mbetur dikujt borxh,le te kerkoje ate qe t’ia kthente. Njeri tha:-“Me ke borxh tre drahme.”Resulullahu s.a.v.s.iu drejtua El-Fadilit e I tha:-“O Fadel,jepja ato.” Pastaj e la porosine ne lidhje me ensaret,e tha:-“Po ua le porosine per ensaret.Ata jane njerezit e mi dhe familja ime,ata e kane kryar ate qe eshte dashru ta kryejne,por u mbete ajo qe ende duhet ta kryejne .Merrni prej tyre ate qe eshte mire,ndersa mos e perfillni ate qe eshte prej tyre keq.” Ne nje hadith qendron:”Njerezit shumohen,ndersa ensareve gjithnje iu pakesohet numri,gjersa nuk behen sikur kripa ne gjelle.Kushdo qe te jete prej jush ne pushtet,e prej tyre perjeton gjera te papelqyeshme apo ndihme,prej tyre le te pranoje ate qe eshte e mire, e most e perfille ate qe prej tyre eshte keq.”(Sahihu Buhariu) Pastaj tha:-“All-llahu xh.sh.ia ka mundesuar nej njeriu te zgjedh nga kopshti I dynjallekut cilndo lule ose ate qe posedon Allahu.Ai xgjodhi ate qe posedon Allahu. Ebu Se’id El-Hudariu transmeton:”Ebu Bekri filloi te qaje e tha:”Te flijojme ty per baballaret tane e nenat tona.”Ne protestuam,kurse njerezit thane:”Shihni kete plak,ç’po ndodh me te?Resulullahu s.a.v.s.na flet per robin te cilin Allahu e ka sprovuar qe te zgjedhe lulen e kesaj bote ose ate qe posedon Allahu,e ky se kendejmi thote:”Te flijojme ty per baballaret dhe nenat tona.” Resulullahu s.a.v.s.tani ishte ne pozite te zgjedhe,kurse Ebu Bekri me te vertete ka qene me I dituri prej nesh.” Atehere Resulullahu s.a.v.s.tha:”Njeriu me doredhenes ndaj meje,qofte per pasurine e vet,qofte per shoqerimin e tij me mua,eshte Ebu Bekri.Sikunder te kerkoja mik te ngushte,pos Allahut,do ta merrja Ebu Bekrin.Por ta keni te ditur se vellezerit t tubuar rreth islamit ne dashuri dhe ne harmoni do te hasin ehde xhami me dyer te mbyllura,por dyert e Ebu Bekrit jane gjithnje te hapura.” Kater dite para transferimit Te ejten,kater dite para transferimit ne Ahiret,duke ndier dhimbje te medha,Resulullahu s.a.v.s.tha:”Ejani t’ua shkruaj nje liber,ne menyre qe te mos devijoni nga rruga e drejte.” Rreth tij ishin ulur njerezit,ne mesin e te cileve ishte Umeri r.a.,I cili tha:”Resulullahun s.a.v.s.e ka kapluar semundja,ndersa ju e keni Kur’anin.Juve ju mjafton Libri I Allahut.” Njerezit e shtepise dhe u ndane ne mendime.Disa u hidheruar e thane:”Afrojani le te thote Resulullahu s.a.v.s.çka te deshiroje”,ndersa te tjeret u pajtuan me mendimin e Umerit r.a. Pasi qe e tepruan me polemike,Resulullahu s.a.v.s.tha:-“Shkoni dhe me lini te qete!” Ate ditei ka porositur tri gjera: 1.Qe te shperngulen nga Arabia hebrenjte,krishteret dhe mushriket; 2.Qe te shperblehen delegacionet me te gjitha ato qe u kishte premtuar; 3.Porosine e trete e ka harruar transmetuesi.Eshte e mundur qe kjo te kete qene lidhshmeria e ngushte me Kur’anin dhe Sunnetin,ose qe ushtria,me kry me Usamen ta kryente detyren e vet,ose porosia per:”Namaz dhe per at ate cilet jane ne posedimin tuaj.” Edhe kete te ejte Resulullahu s.a.v.s.gjithnje ishte imam ne xhemat perkunder semundjes se rende,deri ne jaci.Namazi I fundit te cilin e fail me xhemat ishte akshami.Kendoi si zakonisht “El-Murselat”. Rreth kohes se jacise gjendja e rende u veshtiresua edhe me,andaj nuk mundi te dilte ne mesxhid. Aishja r.a.thote:-“Resulullahu s.a.v.s.pyeti:”a te shkoj t’u fali njerezve namazin?” Ne u pergjigjem:”Jo,o Pejgamber I Allahut,edhe pse at ate presin.”Ai tha:”Me sillni uje dhe govaten.”Ne ia sollem e ai u pastrua dhe u ndrit me mund te madh,por menjehere I ra te fiket.Pastaj u kendell e pyeti:”A t’ua fali namazin njerezve?” Edhe te dyten here e te treten here ndodhi si heren e pare.Pastrohej,çohej per te vajtur,por I binte te fiket.Me ne fund e dergoi Ebu Bekrin qe t’I behet xhematit imam ne namazin e jacise.Ebu Bekri falej ehd diteve te tjera.si imam I fali shtatembedhjete namaze gjate jetes se Resulullahut s.a.v.s. Aishja r.a.u perpoq tri-kater here te Resulullahu s.a.v.s.per ta nderruar imamin,ne menyre qe njerezit te mos e marrin si parashenje te keqe,por Resulullahu s.a.v.s.refuoi ta bente kete duke thene:”Me te vertete,ju jeni pronare te Jusufit.Urdherojeni Ebu Bekrin qe te behet imam dhe t’u fale njerezve namazet.” Nje apo dy dite para transferimit Te shtunen apo te dielen,Reulullahu s.a.v.s.u ndie me mire,andaj doli I mbeshtetur per dy njerez per ta falur namazin e drekes.Ebu Bekri ishte imam.Kur e pa Resulullahun s.a.v.s. deshi te menjanohej per t’ia leshuar vendin,po Resulullahu s.a.v.s.i beri shenje qe te mos luante nga vendi,e tha:”Me çoni afer tij!” E ulen ne anen e djathte te Ebu Bekrit.Ebu Bekri e imitonte Resululahun s.a.v.s.ne namaz.Njerezit e dallonin tekbirin. Nje dite para transferimit ne ahiret Te dielen,vetem nje dite para transferimit,Resulullahu s.a.v.s. I liroi sherbetoret e vet dhe ua ndau shtate dinaret e fundit qe I kishte. Muslimaneve ua fali armet e veta.Ate nate Aishja r.a.huazoi nga fqinja e saj vaj per kandil.Parzmorja e Pejgamberit s.a.v.s.ishte peng te nje hebre,per tridhjete mase grure. Dita e transferimit ne ahiret Enes b.Maliku rrefen:”Derisa muslimanet ne mengjes ishin duke falur namazin e sabahut pas Ebu Bekrit,ata I befasoi Resulullahu s.a.v.s. E kishte menjanuar perden nga dera e dhomes se Aishes dhe I shikonte ata. Ai buzeqeshi dhe qeshi.Ebu Bekri u terhoq ne saf dhe e liroi vendin,duke menduar se Resulullahu s.a.v.s.deshiron te hyje ne namaz.” Enesi thote:”Muslimaneve iu duk se jane ne sprovim gjate namazit per shkak te gezimit qe ndienin ndaj Resulullahut s.a.v.s.Ai u dha shenje me dore te vazhdojne namazin. Pastaj hyri ne dhome dhe terhoqi perden e deres. Pas kesaj nuk e perjetoi kohen vijuese te namazit. Kah ora dhjete para dreke,resulullahu s.a.v.s.e thirri Fatimen dhe I peshperiti diqka ne vesh.Ajo filloi te qaje.Pastaj perseri I peshperiti,e ajo filloi te qeshe. Aishja r.a.thote:”Ne e pyetem se ç’I kishte thene,e ajo tha:”Resulullahu s.a.v.s.me tregoi se do te transferohet ne ahiret per shkak te kesaj semundjeje,andaj qava.E pastaj me tregoi se do te jem e para nga familja jone qe do te shkoj pas tij,andaj nga gezimi qesha.” Resulullahu s.a.v.s.e ka gezuar Fatimen duke I thene se ajo eshte perfaqesuesja e te gjitha grave ne te dy botet. Fatimja e pa se çka po ndodhe me Resulullahun s.a.v.s.dhe sa fort eshte duke vuajtur nga semundja e cila e shtrengonte rende,andaj bertiti:”O pikellimi im,o babai im!” Ai tha:”Prej sot babai yt nuk do te kete me dhembje.” Resulullahu s.a.v.s.i thirri nipat e vet,El-Hasanin dhe El-Hyseinin dhe I puthi. Porositi çdo te mire per ta.I thirri edhe grate e veta,I keshilloi ato dhe ua perkujtoi obligimet e tyre. Dhembja behej gjithnje e me e fuqishme.Gjurma e helmit,te cilin e kishte ngrene ne Hajber,u shfaq,e ai tha:”O Aishe,ende jam duke ndier dhembjen dhe hidhesiren e atij ushqimi qe e kam ngrene ne Hajber.E ndiej se me pelcet dielli I gjakut nga ai helm. Resulullahu s.a.v.s.ua la porosine njerezve duke thene:”Namazin,namazin,dhe ate qe e keni ne posedimin tuaj.”Kete e perseriti disa here. Transferimi ne Ahiret Transferimi filloi.Aishja e ngriti pak dhe e mbeshteti te ajo. Perkitazi me kete,ajo ka thene:”Nga begatite e Allahut ndaj meje eshte ajo qe Resulullahu s.a.v.s.ka nderruar jete ne shtepine time,ne diten time,ne kraherorin tim dhe prane shpirtit tim. Ne çastet e fundit ne dhome hyri Abdullahu,I biri I Ebu Bekrit.Ne dore mbante misvakun (per pastrimin e dhembeve)e une e mbaja Resulullahun s.a.v.s.te mbeshtetur.Verejta se isht duke shikuar misvakun,e kishte deshire qe gjithnje t’I pastronte dhembet. Thashe:”A e do?”E levizi koken ne shenje pohimi.Une ia dhashe,e ai e shtypi neper dhembe.Une thash:”A ta zbus pak?”Ai beri me shenje se po.Une e zbuta,e ai urdheroi perdorimin e tij. Ne nje hadith tjeter thuhet se ai me misvak I ka ferkuar dhembet siçka mundur edhe me pare.Para tij ishte pjata me uje.I lagu duart me uje,e ferkoi fytyren e tha:”La ilahe ilAll-llah,vdekja e ka agonine e vet.” Kur Resulullahu s.a.v.s.mbaroi pastrimin e dhembeve me misvak,e ngriti doren apo gishtin dhe e drejtoi shikimin ne tavan.Aishja r.a.e ktheu koken kah ai,gjersa buzet e tij peshperitnin:”Me ata,te cileve ua ke dhuruar meshiren Tende,me Pejgamberet,te sinqertet,shehidet dhe te miret.O Zoti im,me bashko me lajmetaret e fese.” Fjalet e fundit I peseriti tri here.Dora I ra,e ai u shperngul te shoket me te lartesuar. “Ne I takojme Allahut dhe Atij I kthehemi.” Kjo ngjau ne oret e paradrekes,te henen me 12.rebiul-evvel te vitit 11 h. Ate dite Resulullahu s.a.v.s.i kishte mbushur gjashtedhjete e tre vjet e kater dite. As’habet ne pikellim te madh Neper Medine u perhap lajmi I rende I cili e erresoi driten dhe hapesirat qiellore te mbare Arabise.Enesi r.a.thote:”Nuk me kujtohet se kam perjatuar dite me te bukur,me te ndritshme dhe me te gezuar se ajo kur Resulullahu s.a.v.s.hyri ne Medine,dhe nuk me kujtohet ndonje dite me e rende,me e erret dhe me e pikelluar se ajo dite kur Resulullahu s.a.v.s.nderroi jete.” Kur Resulullahu s.a.v.s.nderroi jete,Fatimja tha:”O babai im,ti iu pergjigje fteses se Krijuesit,o babai im,ne Xhenneti-l-Firdeus eshte vendbanimi yt,o babai im,ne do t’I ankohemi Xhibrilit.” Qendrimi I Umerit Umeri r.a.e degjoi lajmin I cili ia erresi mendjen.Ai tha:”Hipokritet mendojne se Resulullahu s.a.v.s.ka vdekur.Le ta dine se Resulullahu s.a.v.s.nuk ka vdekur. Ai ka shkuar te Krijuesi I vet,siç pat shkuar Musai a.s.i biri I Imranit. Ka munguar nga populli I vet dyzet dite,e pastaj eshte kthyer,edhe pse ata paten thene se ai ka vdekur .Dhe,pasha All-llahun,do te kthehet edhe Resulullahu s.a.v.s.e do t’ua pres duart dhe kembet njerezve,te cilet mendojne se ai ka vdekur.” Qendrimi I Ebu Bekrit Ebu Bekri u paraqit ne kale duke ardhur nga shtepia e vet,nga Es-Senhi dhe hyri ne mesxhid.Nuk foli me askend gjersa nuk hyri tek Aishja dhe u nis kah Resulullahu s.a.v.s., I cili ishte I mbuluar me kaftan.Ia zbuloi fytyren,u perkul,e puthi dhe filloi te qante.Pastaj tha:”Me je me I dashur se babai im dhe nena ime.Allahu nuk do te lejoje qe te vdesesh dy here.Vdekjen te cilen Allahu ta ka percaktuar,ti e perjetove.” Pastaj Ebu Bekri dhe Umeri r.a.dolen qe t’u tregojne popullit. Ebu Bekri tha:”Ulu,o Umer.”Umeri refuzoi te ulej.Njerezit iu afruan Ebu Bekrit,duke iu shmangur Umerit r.a.Ebu Bekri tha:”Ju them se,ai I cili e ka nderuar Muhamedin s.a.v.s., Muhamedi s.a.v.s.ka vdekur,e kush e adhuron,e beson Allahun xh.sh.,le ta dije se Allahu ehste gjalle.Ai kurre nuk vdes.Allahu I Lartesuar thote:”Muhamedi s.a.v.s.eshte vetem Pejgamber,por edhe para tij ka pasur Pejgamber.E nese ai vdes ose vritet,a mos do te ktheheni ju prapa?Kushdo qe kthehet prapa(ne fe te gabuar),nuk I bene kurrfare demi Allahut,Se,Allahu me siguri do t’I shperbleje falenderuesit.”(Ali-Imran:144) Ibn Abbasi r.a.ka thene:”Pasha Allahun,dukej sikur njerezit nuk kishin ditur se ishte shpallur ky ajet,gjersa nuk e kendoi Ebu Bekri. Njerezot filluan te kendojne kete ajet,e nuk ke mundur ta shohesh askend qe te mos e mesoje.” Ibn Musejjibi ka thene:”Umeri r.a.tha:”Pasha Allahun,pasi qe e degjova kete ajet qe e kendoi Ebu Bekri,u ula ne toke,sepse nuk me mbajten dot kembet,u rrezova perdhe dhe,nga ajeti kuptova se Resulullahu s.a.v.s.vertet kishte vdekur.” Pergaditja dhe percjellja e trupit fisnik ne dhe Problemi rreth kalifatit u shfaq para se te percillej trupi I Resulullahut s.a.v.s. Midis muhaxhireve dhe ensareve u shkaktua polemike,,diskutim,grindje dhe ngritje e tensionit ne çatine e Benu Saidit.Me ne fund u pajtuan qe per kalif te zgjidhet Ebu Bekri. Ne kete menyre kaloi pjesa tjeter e kesaj te heneja te pikellueshme.U erresua,e njerezit ende nuk e kishin zgjidhur problemin e kalifatit.Gjer ne agimin e dites se marte,trupi fisnik I Resulullahut s.a.v.s.mbeti I shtrire ne shtratin e tij,I mbuluar me kaftan. Anetaret e familjes u mbyllen ne shtepi dhe mbeten vetem me te. Te marten,e pastruan Resulullahun s.a.v.s.,duke mos ia hequr rrobat.Kete e bene El-Abbasi e Aliu,djemte e Abbasit,Kusumi e El-Fadli,Shukrani-robi I liruar I Resulullahut s.a.v.s.,Usame b. Zejd dhe Evs b. Havli. El-Abbasi,Fadli dhe Kusumi e kthenin,Usame dhe Shukrani qitnin uje,Aliu e lante ndersa Evsi e mbante mbeshtetur ne gjoksin e vet. Pastaj ia veshen qefinin prej tri pjesesh te pergaditur nga pelhura e pambukte suhuljan (nga Jemeni).Nuk kishte kemishe as çallme.Pati propozime te llojllojshme ku ta varrosin. Ebu Bekri tha:”E kam degjuar Resulullahun s.a.v.s.duke thene:”Asnje Pejgamber nuk eshte varrosur askund tjeter,pos aty ku ka vdekur.” Ebu Talha e menjanoi shtratin e Resulullahut s.a.v.s.dhe e mihu varrin. Ne oden e Resulullahut s.a.v.s.hynin nga dhjete vete per t’ia fale xhenazen. Askush nuk u ishte imam. Me se pari u fal familja,pastaj muhaxhiret,pastaj ensaret. Edhe grate u falen pasi perfunduan burrat,e pastaj u falen edhe femijet. Keshtu kaloi e tere dita e marte.Kur filloi dita e merkure,aishja r.a.tha:”Nuk kemi ditur per varrimin e Resulullahut s.a.v.s.gjersa nuk I degjuam tingellimat e lopateve te marten naten. Safijurrahman El-Mubarekfuri
avatar
Erisa
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi