Lufta për jetën e vajzës, familja nga Fieri apel për ndihmë

 :: Show Biz

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Lufta për jetën e vajzës, familja nga Fieri apel për ndihmë

Mesazh nga Erisa1 prej Fri 10 May 2013 - 2:07


Meisi Xhaxhaj është vajza e vogël 2 vjeçare e cila prej kohësh vuan nga një sëmundje e rëndë. Vogëlushja, e cila nuk mund te shijojë fëmijërinë si gjithë fëmijët e tjerë prej më shumë se 1 viti është duke luftuar për jetën pasi ajo truri i saj është prekur nga një tumor kancerogjen. Si pasojë çdo ditë që kalon Meisi po humbet shikimin. Prindërit e saj Muharremi dhe Majlinda kane shitur gjithcka kanë pasur pasi kurimi i Meisit është tejet i kushtueshëm.

Ata rrëfejnë se e kane kuruar vajzën e tyre të vogël ne Greqi, por operacioni rezultoi pa sukses.Tashmë qysh prej muajit Janar Meisi nuk është duke marr asnjëlloj kure, çka ja shton dhimbjen bukuroshes së vogël. Sipas prindërve operacioni që do ti shpëtoje jetën Meisit të Vogël mund të realizohet vetëm në Gjermani por kostoja e tij është tejet e lartë. vetëm për të nisur kurimin duhen te depozituara në formën e garancisë 40 000 Euro, pëveç shpenzimeve të tjera të nevojshme.

Pasi mblodhën çfarë mundën në miq dhe të afërm prindrit e Meisit nuk gjetën asnjë zgjidhje tjetër përveçse ti drejtoheshin komunitetit për ndihmë. Mëngjesin e së premtes ata i janë drejtuar Bashkisë së Fierit me kërkesën për ndihmë. Menjëherë kryebashkiaku Zeqaj i është përgjigjur kësaj thirrjeje humane. Ai , së bashku me stafin e tij të punës dhe përfaqësues të Këshillit Bashkiak i kane akorduar Meisit fondin e emergjencës që kap shifrën e 100 mijë lekëve të reja. Ndërkaq me iniciativen e një punonjëseje të Bashkisë së Fierit,Matilda Haska, dhe të kolegëve të saj,nisëm kjo e zhveshur nga notat politike,në hyrjen e këtij institucioni kanë vendosur një kuti me emrin e vogëlushes ku të gjithë mund të kontriubojnë.

Deri në këto momente janë mbledhur për vogëlushen rreh 1 milion lekë të vjera, një shume fare e vogël ne krahasim me atë që nevoitet. Gjithashtu në kutinë e vendosur në dispozicion të Meisi Xhaxhajt kanë depozituar shuma të ndryshme të hollash disa nga institucionet vendore si Këshilli i Qarkut Fier, Pefektura, Aluizni, Sigurimet Shoqërore POsta Shqipëtare dhe disa biznesmenë. Fushata sensibilizuese do të vazhdojë pasi të gjithë së bashku mund të shpëtojmë një jetë. Meisi Xhaxhaj ka nevojë për të gjithë ne.
Ju bej thirrje të gjithë të kursejme nga pak të mos pijmë një kafe, të mos blejmë një fustan të ri, të mos hamë një pice apo ti reduktojmë vetes dicka tjetër, sepse ne do të mund të bëjmë secilin prej veprimeve të mësipërme por Meisi ndoshta jo !!


Një thirrje e vecantë shkon për të gjithë deputetët e rrethit Fier. Ju që na premtoni ndryshme të mëdha por për fat të keq një pjesë të madhe tuajën e shohim vetëm për fushatë, bëni dicka për këtë vajzë të vogël !!!
Atë që nuk keni bërë për qytetin bëjeni për Meisin !!!

Miq të dashur fati jo gjithmonë ecën paralelisht me ne. Në vend të Meisit mund të ishim Ti që po e lexon ketë status, fëmija jot, vllai apo motra !
Ndaj të bëhemi të gjithë së bashku dhe të shpëtojmë jetën e Meisit !!!!

Llogaria bankare në CREDINS BANK 000000460931
avatar
Erisa1
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2039
 <b>Piket</b> Piket : 2564
Regjistruar : 28/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Pran Gjanices

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi