Ekspozita e Violeta Kongos

 :: Show Biz

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ekspozita e Violeta Kongos

Mesazh nga Ariol prej Sun 12 May 2013 - 1:16

Ish-gazetarja dhe drejtuesja e shumë emisionieve në Radio Televizionin Shqiptare, Violeta Kongo i është kthyer hobit të saj të vjetër, pikturës. Tani, nga komunikimi nëpërmjet fjalës me publikun, ajo ka zgjedhur të komunikojë përmes telajos, bojërave dhe ngjyrave të shumta. Punimet shumëngjyrëshe, të grumbulluara për 12 vite me radhë, Violeta Kongo i ka prezantuar në ekspozitën e saj të parë për artdashësit e kryeqytetit. Në pikturat e saj Violeta ka në fokus njeriun.

Ajo përdor teknika të ndryshme duke derdhur nëpermjet tyre fantazinë e saj, por në këtë ekspozitë të parë Kongo ka sjellë një teknikë disi të veçantë, një akuarel të mëndafshtë i vendosur në kornizë.

Violeta Kongo, e emocionuar në këtë ekspozitë të saj të parë, nuk la pa përmendur kontributin e miqve të saj piktorë që ndihmuan që pikturat e saj të promovohen në një ekspozitë të tillë.
avatar
Ariol
WebMaster Forum
WebMaster Forum

<b>Postime</b> Postime : 526
 <b>Piket</b> Piket : 560
Regjistruar : 02/01/2011
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : tirana

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi