Stili i flokve të Pejgamberit alejhi selam

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Stili i flokve të Pejgamberit alejhi selam

Mesazh nga Erisa prej Wed 20 May 2009 - 11:57

"Stili i flokëve të Profetit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem

Stili i flokëve të Profetit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është i përmendur në një numër hadithesh të tilla si të mëposhtmet:
1.Flokët e tij nuk ishin as kaçurrela dhe as të drejta.




Është transmetuar që Enes Ibn Melik ka thënë duke përshkruar Profetin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ai ishte në një peshë mesatare as i gjatë dhe as i shkurtë. Ai kishte një ngjyrë të lehtë as shumë të bardhë dhe as shumë të errët dhe flokët nuk ishin as kaçurrela e as të drejta shpallja i erdhi atij kur ai ishte katë-dhjetë vjeç.


[Transmetuar nga el-Buhari 3354,Muslimi 2338]


2.Flokët e tij i vinin deri tek bulat e veshëve.


Është transmetuar që el-Bara ibn Azib radiall-llahu anhu ka thënë: "Profeti, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte në një peshë mesatare dhe me shpatulla të gjëra. Ai kishte flokë që vinin poshtë deri tek bulat e veshëve. Unë e pashë atë duke veshur një rrobë të kuqe dhe unë kurrë nuk kam parë askënd më të pashëm se ai.


[Transmetuar nga e-Buhari 3358; Muslimi 2337]


3.Flokët e tij ngandonjëherë vinin deri tek shpatullat e tij.


Është transmetuar që Kutadah ka thënë: "Unë e pyeta Enes Ibn Melikun radiall-llahu anhu rreth flokëve të Profetit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Ai më tha: "Flokët e Profetit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk ishin as kaçurrela dhe as të drejta dhe vinin deri tek një pikë midis veshëve të tij dhe shpatullave të tij.


[Transmetuar nga el-Buhari 5565; Muslimi 2337]


Sipas një transmetimi tjetër flokët e tij preknin shpatullat e tij.


[Transmetuar nga el-Buhari 5563; Muslimi 2338]


Ngandonjëherë flokët e tij ishin më të shkurtëra se ato. Të gjitha këto mund të kuptohen duke ju referuar situatave të ndryshme dhe çdo sahabah ka transmetuar cfarë ai ka parë.


4. Profeti, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka ngjyrosur ngandonjëherë flokët e tij.


Është transmetuar që Uthman Ibn Abdullah Ibn Muhibi ka thënë: "Unë hyra tek Umm Selemah dhe ajo solli jashtë tek ne një nga flokët e Profetit salallahua alejhis ua selam i cili ishte i ngjyrosur.


[Transmetuar nga el-Bukhari 5558]


Ahmedi [25328] ka shtuar: të ngjyrosur me këna dhe katam.


[Katam është një bimë që është përdorur për të ngjyrosur flokët. Kur përzihet me kënën i jep flokëve një ngjyrë midis të zezës dhe të kuqes. Shiko Aun el-Mabud komentimi i hadithit nr. 4205]


5. Ai i ka ndarë flokët e tij.


Është transmetuar nga Ibn Abasi radiallahu anhu që Profeti sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka lënë flokët e tij të rëna mbi ballin e tij ndërsa mushrikunët i ndanin flokët e tyre dhe njerëzit e popujve të librit i kanë lënë flokët e tyre të rëna mbi ballin e tyre. I dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka pëlqyer të jetë si popujt e librit në çështje ku nuk ka patur ndonjë urdhër specifik. Atëherë i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka ndarë flokët e tij.


[Transmetuar nga el-Bukhari 3365; Muslimi 2336]


Disa dijetarë e kanë diskutuar kuptimin e këtij hadithi dhe komentet e tyre janë përmbledhur nga Imam el-Neveviu si më poshtë:


Mendimi më i miri është që të dyja, lëshimi i flokëve mbi ballë dhe ndarja e tyre janë të lejuara por që ndarja është më e mirë.


Sharh Muslim 15/90


6. Profeti, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka kryer haxhin kur flokët e tij i kishte të ngjitura.


Kjo do të thotë i ka bërë disa pjesë të flokëve të ngjiten duke përdorur lëng ngjitës ose ndonjë gjë të njëjtë me të kështu që flokët janë grumbulluar bashkë dhe duke iu shmangur pisllëkut dhe nuk kishin nevojë të lahen. Kjo është më e lehtë për një person i cili është në ihram veçanërisht në të kaluarën kur personi në ihram ishte përballuar me shumë pisllëk dhe pak ujë.


Është transmetuar që Ibn Umar radi all-llahu anhu ka thënë: "Unë e pashë të Dërguarin e Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke ngritur zërin në Telbijah me flokët e tij të ngjitur.


[Transmetuar nga el-Bukhari 5570; Muslimi 1184]


7. Profeti, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ngandonjëherë i ka gërshetuar flokët e tij veçanërisht kur udhëtonte për ti mbajtur pastër nga pluhuri. Është transmetuar që Umm Hani ka thënë: "Profeti, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka ardhur në Mekë me katër gërsheta".


[Transmetuar nga el-Tirmidhiu 1781, Ebu Daudi 4191, Ibn Maxhah 3631. I klasifikuar si sahih nga el-Hafiz Ibn Haxhër në Fath el Bari 10/360].


Përsa i përket llojeve të stileve të flokëve që janë të ndaluar ata janë të kategorizuar nga të mëposhtmet:


1. el-Kaza është kur një pjesë e flokëve rruhet dhe lihet një pjesë tjetër.


Është transmetuar nga Ibn Umari që Profeti, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka ndaluar el-Kazan.


[Transmetuar nga el-Bukhari 5466,Muslimi 3959].


Njëri nga transmetuesit e këtij hadithi e përshkruan el-Kazan si rrurja e një pjese të koëks së fëmijës dhe lënia e disa flokëve të tij.


Ibn Kajjimi rahimahullah ka thënë:


"Përsa i përket rruarjes së një pjese të kokës dhe lënies së pjesës tjetër është me grada të ndryshme.


Më e keqja është rruarja e majës së kokës dhe lënia e anëve ashtu si veprojnë murgjit.


Pastaj vjen rruarja e anëve duke lënë mesin siç veprojnë shumë budallenj dhe njerëz të pavlerë.


Pas kësaj vjen rruarja e flokëve përpara dhe lënia e flokëve mbrapa.


Këto tre stile të gjitha biejnë nën përkufizimin e el-Kazas e cila është e ndaluar nga Profeti, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, por disa prej tyre janë më të këqia sesa të tjerat".


[Ahkam ehlul el-Dhimmah 3/1294]


2. Imitimi i kuffarve dhe njerëzve imoral.


Ka shumë stile flokësh të tillë të cilët biejnë nën përkufizimin e el-Kazasë - të tilla si stili i flokëve i Marinsave i cili është i ndaluar për dy arsye sepse është një lloj Kazaje dhe sepse është imitim i kuffarve. Disa prej tyre nuk hynë në përkufizimin e kazasë por ata janë stile që i përkasin kuffarve të tilla si bërja e disa flokëve për të qëndruar lart dhe lëshimin e disa të tjera si të varura dhe kështu me rradhë.


Kjo gjithashtu përfshin çdo stil floku që i përket kuffarve ose njerëzve imoral sepse nuk është e lejuar për një musliman t'i ngjajë atyre në të sepse Profeti, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Kush imiton një popull ai është prej tyre".


[Transmetuar nga Ebu Daudi 4031. I klasifikuar si hasan nga el-Hafiz Ibn Haxhar në Feth el-Bari 10/271.Zingjiri i tij i transmetimit është i klasifikuar si i mirë nga Sheikhul Islam në Iqtida el-Sirat el-Mustekim faqe 82].

Sheikhul Islam ka thënë:


Më e pakta që mund të themi rreth këtij hadithi është që implikon që është haram për t'i imituar ata megjithëse kuptimi i dukshëm është që një i cili i imiton ata është kafir ashtu si në ajetin "Dhe nëse ndonjë nga ju i merr ata si eulijah atëhere me të vërtetë ai është nga ata".

[el-Maideh 5:51]

Iktida el-Sirat el-Mustekim faqe 83.

Imitimi i budallejnve.

Këto stile flokësh që bëhen nga budallenj të cilat mund të futen në kategoritë që përmendëm më lart.

Dhe Allahu e di më së miri.
avatar
Erisa
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi