Adelina Tahiri imazh i ri i kompanise ONE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Adelina Tahiri imazh i ri i kompanise ONE

Mesazh nga Bonushi prej Fri 17 May 2013 - 9:03


Operatori i telekomunikacionit ONE dhe ylli i muzikës Adelina Tahiri firmosën kontratë bashkëpunimi.
Gjatë vitit të ardhshëm, ONE dhe këngëtarja gjithnjë e më e famshme Adelina Tahiri, bashkërisht do të punojnë në promocionin e përbashkët të brendit të ONE dhe pop muzikës shqiptare në Maqedoni.
“Ne në ONE gjithmonë kemi ditur t’i detektojmë yjet e vërteta, si ato që kanë karrierë afatgjate, ashtu edhe ato që kanë potencial të madh. Adelina është yll muzikor që përparon gjithnjë e më shumë, ndërsa karriera e saj po pasurohet nga dita në ditë. Muzika dhe shfaqja e saj janë sinonim për një yll shqiptar modern dhe urban, ndërsa e gjithë kjo përputhet shumë mirë me brendin tonë”, deklaroi Ciril Kafol, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i ONE.
“Për çdo këngëtar është me rëndësi të veçantë ta gëzojë përkrahjen e një brendi. Unë jam e nderuar dhe ndjej kënaqësi që pikërisht ONE do të jetë partneri im brend gjatë vitit të ardhshëm. Unë shpresoj për një bashkëpunim të mirë dhe të suksesshëm”, deklaroi Adelina.
Gjatë vitit 2013-2014, ONE dhe Adelina do të punojnë me përkushtim të madh dhe të gjithë adhuruesve të muzikës shqiptare pop do t’u ofrojnë ngjarje dhe përmbajtje muzikore atraktive, ndërsa Adelina do të shfaqet edhe në disa fushata reklamuese të ONE, transmeton shqipmedia.
ONE është përkrahës i madh të skenës muzikore maqedonase. Për momentin, përveç me Adelinën, ONE ka kontratë partneriteti për bashkëpunim edhe me Karolinën dhe Sllatkarin.
avatar
Bonushi
Moderator Forumi
Moderator Forumi

<b>Postime</b> Postime : 193
 <b>Piket</b> Piket : 211
Regjistruar : 13/05/2013
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Tirana

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi