Koreanojuguret mbajne vendin e pare per nderhyrje plastike ne bote.Ja pse??

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Koreanojuguret mbajne vendin e pare per nderhyrje plastike ne bote.Ja pse??

Mesazh nga Bonushi prej Fri 17 May 2013 - 9:21

Koreanojugorët kanë kryer më shumë ndërhyrje plastike se çdo komb tjetër. Një në çdo 77 banorë i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale gjatë vitit 2011.
Të dhënat janë bërë publike nga Shoqëria Ndërkombëtare e Kirurgjisë Estetike Plastike, të cilat tregojnë se, në vitin 2011 rreth 15 milionë njerëz në të gjithë botën kanë kryer një ndërhyrje plastike, për të përmirësuar pamjen e tyre.
Ndërsa popullariteti i kirurgji kozmetike në Korenë e Jugut mund të vijë si një e papritur për shumë njerëz, në fakt vitet e fundit kjo industri po lulëzon në këtë vend.
Një prej operacioneve më të njohura kirurgjikale në Korenë e Jugut është edhe ndërhyrja e dyfishtë në qepallat e syve, operacion i cili redukton në të dyja anët lëkurën në qepalla, duke i bërë sytë e tyre të duken më shumë si “perëndimorë”
Ashtu si në shumë vende të botës, edhe në Korenë e Jugut, shumë prej pacientëve shkojnë tek kirurgu me fotografi personazh të njohura, duke kërkuar që ti bëjnë të duken si ata.
Të dhëna të tjera interesante të këtij studimi; Janë 20.00 klinika të kirurgjisë plastike të licencuara në të gjithë botën. Në Britaninë e Madhe, që zë vendin e dytë në tabelën e renditjes, ndërhyrja më popullore është zmadhimi i gjoksit.
Burimi: Panorama.com
avatar
Bonushi
Moderator Forumi
Moderator Forumi

<b>Postime</b> Postime : 193
 <b>Piket</b> Piket : 211
Regjistruar : 13/05/2013
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Tirana

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi