Po ‘trashet’ Europa

 :: Show Biz

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Po ‘trashet’ Europa

Mesazh nga Jerenim prej Mon 20 May 2013 - 21:55




Europa po trashet gjithnjë e më shumë: 50% e europianëve janë obezë. Ky është një problem i vështirë dhe i kushtueshëm që Komisioni Europian është duke luftuar.

Prej disa dekadash problemi i obezitetit ka ardhur gjithnjë e në rritje në vendet e Bashkimit Europian. Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë japin alarmin: obeziteti është kthyer në një epidemi.

Hungaria është vendi i parë në Europë me numrin më të madh të obezëve dhe ndiqet nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Malta. Në këto vende pothuajse një në katër persona është mbipeshë. Për shoqërinë perëndimore problemi i obezitetit ka kushtuar edhe një kosto të lartë në shërbimin shëndetësor.

BE-ja duhet të “dobësohet”

“Edhe pse politikat shëndetësore janë të ndryshme në vendet anëtare, Komisioni Europian do të bashkëpunojë më të gjitha vendet për të luftuar problemin e mbipeshës”, thotë Reinhard Hönighaus, zëdhënës i përfaqësisë gjermane në Komisionin Europian. Komisioni i BE-së ka vënë në dispozicion fonde për të mbështetur projekte që promovojnë ushqimin e shëndetshëm.


Çdo vit në të shtunën e tretë të majit bëhen aktivitete në kuadër të “Ditës Europiane të Obezitetit”. Qëllimi i tyre është të tregojnë problemet e mbipeshës dhe të detyrojnë Komisionin e BE të bëjë me shumë për edukimin ushqimor të fëmijëve. “Ata i pëlqejnë aktivitete të tillë dhe duan të kenë më shumë informacion rreth të ushqyerit. Kjo mund të çojë në në një ndryshim të zakoneve të të ngrënit “, thotë Hönighaus.

Numri i obezëve rritje shqetësuese

“Edukimi dhe informacioni nuk mjaftojnë, ndaj edhe shoqëria duhet të bëjë më shumë”, thotë Dr. Stefanie Gerlach, Zëdhënëse e Shoqatës së Obezëve Gjermanë. Rritja e numrit të obezëve në Gjermani, tregon se duhet të ishin marrë masa të tjera për të ndaluar këtë problem.

Në një kohë kur është më e lehtë për të gjetur ushqime jo të shëndetshme, sepse ato të shëndetshmet janë më të shtrenjta, atëherë patjetër që do të ketë probleme më shëndetin. “Kush do të jetojë shëndetshëm, duhet të harxhojnë energji dhe të mbrojë veten ndaj ushqimeve patogjenike. Kjo është e vështirë”, thotë dietologia.

Në Gjermani prej disa dekadash janë ndërmarrë nisma të ndryshme kundër obezitetit, por nuk është arritur asnjë efekt pozitiv.

Problemet shëndetësore

Obeziteti dhe mbipesha janë probleme serioze shëndetësore. Për të përcaktuar nëse trupi është mbipeshë apo obez zbatohet Body-Mass-Index (BMI). Kjo llogaritet duke pjestuar peshën e trupit me gjatësinë në katror. Nëse shifra që del më pas është më e madhe se 25 atëherë jeni mbi peshë, nëse kjo shifër është më e madhe se 30 atëherë jeni obezë.

“Sipas mjekëve nëse keni një BMI 30 atëherë duhet të merret trajtim mjekësor. Obeziteti shpesh herë është faktor rreziku për sëmundje të tjera”, thotë Stefanie Gerlach. Por një gjë është e sigurt, obeziteti është shkak i sëmundjeve kronike si tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe disa lloje kanceri.

Informacion për kaloritë

Reinhard Hönighaus thekson se Komisioni Europian duhet të përqendrohet më shumë tek fëmijët. “Problemi i obezitetit në Europë është duke marrë përmasa të mëdha. Ka të dhëna se numri i fëmijëve obezë rritet me një milion në vit. Kjo është shumë shqetësuese”.

Përmes reklamave dhe marketingut mund të ndikohet më shumë tek dieta e fëmijëve. Reinhard Hönighaus thotë se sistemi arsimor duhet të ndalet më shumë tek vlerat ushqyese. Komisioni Europian ka vendosur tashmë që në paketimin e çdo ushqimi për konsum të përditshëm duhet vendosur edhe numri i kalorive.

Stefanie Gerlach sugjeron se duhet të ndalohen reklamat e të gjitha ushqimeve që ndikojnë në shëndoshjen e fëmijëve dhe të kuptohen më mirë informacionet për vlerat ushqyese. “Ne kemi produkte që kanë shumë informacion për vlerat ushqyese, por sërish njerëzi nuk i kuptojnë këto informacione”. /dw/
avatar
Jerenim
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 166
 <b>Piket</b> Piket : 208
Regjistruar : 13/05/2013
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : As un nuk edi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi