Samanta fituesja e Top Fest 10

 :: Show Biz

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Samanta fituesja e Top Fest 10

Mesazh nga Erisa1 prej Sat 8 Jun 2013 - 11:19

Samantha Karavello është fituesja e "Top Fest 10" me këngën e saj "Loti i fundit". Mes emocionesh Samanta falenderoi të gjithë ata që krijuan këngën e saj, si dhe ata që e votuan në këtë mbrëmje spektakolare të festivalit të muzikës moderne shqiptare. "Jam shumë e emocionuar, nuk e prisja që ta fitoja unë", ishin fjalët e para të artistes, pas marrjes se cmimit qe u prezantua per publikun nga fituesja me e fundit e "Top Fest", Elhaida Dani.Në mbrëmjen finale të edicionit të 10-të të "Top Fest" u ngjitën në skenën gjigante të Pallatit të Kongreseve, artistë nga mbarë trevat shqiptare, të cilët performuan live në kategori tëndryshme. Fituesja e madhe u përzgjodh me votat e jurisë së festivalit, bashkuar me votat e publikut në një televotim të hapur në minutat e fundit të finales.

Ja, fituesit e kategorive

Kështu në kategorinë "Best Group", mbështetur nga "DigitAlb", Offchestra u përzgjodh si grupi më i mirë, duke qenë në konkurrim me Lynx, Burn, Na. Cmimin për këtë grup e dhanë për publikun e pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve dhe për miliona shikues të Top Channel, 4 finalistët e "Big Brother 6", Anaidi, Iliri, Shpendi dhe Elona.

E bërë nënë ditët e fundit, Eneda Tarifa dha çmimin "Best Male", ku fitues për këtë kategori ishte artisti Andos.

Ndërsa për kategorinë "Best New Artist", çmimin e fitoi "The Code", që ishte në konkurrim me artistet e reja Jozefina, Ajsel dhe Leonora Ajdari. Këtë çmim, ne emër të fondacionit Dritan Hoxha, e dha Lori Hoxha.

Marsela Çibukaj, e shpallur e dyta në "The Voice of Albania 1", është këngëtarja me e votuar në internet.  Çmimin e Internetit për Cibukajn e dha përfaqësuesja e AMC-së, ndërsa vetë Marsela u shpreh e lumtur që u përzgjodh nga publiku në internet.

Një artiste që është rritur me "Top Fest", Naza fitoi çmimin 'Top Albania Radio', me këngën e saj "Dëgjo zemrën".

Dy prej fituesve të "Top Fest" ndër vite, Greta Koçi dhe Stine shpallën fituesen e Çmimit "Best RNB". Mes Mjellmës, Jozefina Simonit, B2N dhe Ajsel, kjo e fundit u shpall fituese e kësaj kategorie.

Venera, fituesja e "The Voice of Albania 2", prezantoi të nominuarit për çmimin "Best Pop Rock", të cilët ishin Andos, Copyleft, Diellza dhe Kamelaj Islamaj. E mirënjohura Islamaj u përzgjodh si më e mira për këtë kategori.

Samantha Karavello u shpall fituese për kategorinë "Best Female". Cmimi u shpall nga një emër tjetër fitues i "Top Fest", Mentor Haziri, ndërsa të nominuara ishin Alberie Hadergjonaj, Marsela Cibukaj dhe Beatrix Ramosaj.

Një nga fituesit më të pëlqyer të "Top Fest", Alban Skënderaj shpalli Cmimin "Best Balade". Ky çmim shkoi për Albërie Hadërgjonajn, e cila ishte në nominim bashkë me Beatrix Ramosajn, Andos dhe Rezarta Smajan.

Show dhe surpriza

Një prej surprizave të kësaj mbrëmjeje ishte performanca në kërcim modern e dy prezantueseve, motrave Luana dhe Marina Vjollca, të shoqëruara nga trupa e baletit e Top Channel.

Pike kulmore e spektaklit te ketij jubileu te "Top Fest", ishte kur ne skene u ngjiten disa prej fituesve te festivalit te muzikes moderne shqiptare qe prej fillimit te tij. Publiku i mesuar me tekstet e kengeve qe u bene hite, kenduan ne kor bashke me kengetaret e tyre te zemres, si Alban Skenderaj, Eneda Tarifa, Mentor Haziri, Stine, Greta Koci dhe ne fund por jo me pak e rendesishme, e supersuksesshmja Elhaida Dani.



/ Top Channel
avatar
Erisa1
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2039
 <b>Piket</b> Piket : 2564
Regjistruar : 28/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Pran Gjanices

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi