Paris, nuk është e bija e Micheal

 :: Show Biz

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Paris, nuk është e bija e Micheal

Mesazh nga Erisa1 prej Mon 17 Jun 2013 - 3:47

E vërteta rreth atësisë së Paris Jackson ka qenë gjithmonë e debatuar dhe sipas mediave amerikane, ishte lajmi shokues se ajo në të vërtetë nuk është e bija e këngëtarit, elementi që e ka zhytur 15-vjeçaren në depresion. Sipas disa mediave rozë, që cituan burime brenda familjes, vetëm pak ditë përpara tentativës për t’u vetvrarë ajo kishte mësuar lajmin se me të vëllain Prince, është motër vetëm nga nëna. Sipas këtyre burimeve, Debbie Rowe ka lindur Paris nga marrëdhënia me një mashkull të panjohur, në periudhën kur ajo ishte e lidhur me Michael, me të cilin lindi edhe dy djem të tjerë.
Një mik i familjes tha për të përditshmen “The Sun”: “Paris gjithmonë ka dashur të besojë që Micheal ishte babai i saj, por gjithmonë e ka pasur këtë dyshim. Testet gjenetike e tronditën thellësisht, pasi ajo gjithashtu ka dashur të besojë se ishte motër e biologjike me Prince, me të cilën ka qenë gjithmonë shumë e lidhur. Mësimi i të vërtetës e futi në një spirale depresioni”.
Sipas këtij “miku”, testi gjenetik ka ndikuar edhe për një ftohje të menjëhershme mes Paris dhe të vëllait, fakt që ka peshuar edhe më rëndë brenda adoleshentes.
/ Top Channel
avatar
Erisa1
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2039
 <b>Piket</b> Piket : 2564
Regjistruar : 28/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Pran Gjanices

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi