Vrasje në Laç, vritet përkrahësi i LSI-së, plagoset kandidati i PD-së

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vrasje në Laç, vritet përkrahësi i LSI-së, plagoset kandidati i PD-së

Mesazh nga Erisa prej Sun 23 Jun 2013 - 0:35

Regjistrohet ngjarja më e rëndë e kësaj dite zgjedhjesh, ku një person ka mbetur i vdekur në Laç, pranë një qendre votimi dhe dy të tjerë janë plagosur. 

Policia e Lezhës njofton se jashtë qendrës së votimit në shkollën "At Shtjefën Gjeçovi", 53-vjeçari Gjon Gjoni, përkrahës i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa Mëhill Fufi, kandidat i Partisë Demokratike ka mbetur i plagosur. Po ashtu eshte lenduar edhe nje tjeter person, i afert me kandidatin e PD-se. Një dëshmitare okulare tha për Top Channel se ka dëgjuar të shtëna jashtë qendrës së votimit dhe se ajo bashkë me njerëz të tjerë janë shtrirë në tokë në gjendje ankthi dhe paniku për ngjarjen.

Meta: Berisha nuk ikën dot pa gjak

 Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta qëndruan në Laç pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vdekur një përkrahës i LSI-së.

"Kjo është një përpjekje për të trembur njerëzit dhe për të ndryshuar vullnetin e popullit shqiptar. Ne do të garantojmë votën e vullnetit të popullit. Policia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe zgjedhjeve", tha Rama.

 Ndërsa Meta kërkoi marrjen e masave për të ndaluar përgjegjësit, kurse bëri një akuzë të rëndë për policinë, që po mbështet kriminelët.

"Policia e Shtetit është në funksion të manipulimit të zgjedhjeve në favor të Partisë Demokratike. Sali Berisha nuk ikën dot nga pushteti pa gjak. Do të mbrojmë votën në Laç, Mamurras dhe gjithë Shqipërinë", tha Meta.

Deklarata e plotë për mediat Meta nga Laçi

“Dje në mesnatë kam qenë në qytetin e Lezhës dhe kam vizituar disa aktivistë dhe komisionerë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilat janë sulmuar me armën dhe me mjete të forta nga banditë të Partisë Demokratike në zonën e Laçit. Po dje kam takuar Drejtorin e Policisë së Lezhës së bashku me z. Spartak Braho dhe me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, z. Hysni Burgaj, ku i kam njohur me këto zhvillime dramatike si pjesë e një skenari të dhunshëm dhe i kam kërkuar që policia jo vetëm të distancohet, por të marrë masa për të ndaluar një gjakderdhje të mundshme për sot. Sidomos në Laç, në Mamurras, në Fushë Kuqe absolutisht banditët dhe kriminelët, të cilët janë aktualisht tani që po flasim ne përpara qendrave të votimeve të Mamurrasit dhe po u bëjnë presion qytetarëve për të treguar votën, janë me mbështetjen e policisë dhe segmenteve të policisë këtu dhe në kupolën e lartë të policisë së Shtetit. 

Ne kemi fakte që Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është në funksion të manipulimit të zgjedhjeve dhe të mbrojtjes së kriminelëve dhe banditëve të Partisë Demokratike, të cilët dalin me armë këtu e gjakosen dhe vranë një qytetarë të pafajshëm këtu sot para kësaj KZAZ-je. 

Sali Berisha duhet të dijë mirë se ai që nga sot nuk është dhe nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve, kjo histori ka përfunduar një herë e mirë. Me banditë e me gjak ai nuk qëndron dot, ai duhet të iki me çdo çmim dhe çmimin ai e zgjedhe vetë. Ne jemi për zgjedhjet të lira dhe të ndershme. Ne jemi sot këtu dhe tani për të koordinuar dhe për të marrë gjithë masat për të mbrojtur votën e laçianëve, të popullit të Mamurrasit, të popullit të Fushës Kuqes, të Adriatikut e kudo.

Kjo histori ka përfunduar, Sali Berisha nuk është më kryeministri i Shqipërisë, ai nuk ikën dot nga pushteti pa gjak. I paralajmëruam dje në mesnatë autoritetet më të larta të Policisë së Shtetit dhe kjo gjë ndodhi. Për do gjë çdo gjë do të mbajë përgjegjësi Sali Berisha dhe banditët e tij të cilët nuk i mbron dot nesër as Saliu, as Flamuri, as Kuliçi dhe asnjë tjetër. 

Ne i kemi marrë dhe do të marrim të gjitha masat, do të mbrojmë çdo votë dhe njerëzit të shkojnë të votojnë. Në Laç në Mamurras në Fushë Kuqe dhe në të gjithë Shqipërinë. Fitorja do të jetë plebishitare”.  


Mustafaj: Frikë për përhapjen e incidentit

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj deklaroi në studion e Top Channel se është tepër i shqetësuar për ngjarjen e Laçit, ndërsa i frikësohet faktit që ajo që ndodhi atje mund të përhapet.

"Une kam qene neper fushata dhe kurre nuk me ka ndodhur ndonje incident. Kjo sepse komisioneret,mbeshtetesit e mi e dinin shume mire qe ne rast incidenti une nuk i dilja atyre ne mbrojtje, por do te lija ligjin te vepronte per ta", tha Mustafaj.




/ Top Channel


_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Erisa
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi