Bler, entuziast për fitoren e Ramës

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Bler, entuziast për fitoren e Ramës

Mesazh nga Erisa prej Fri 28 Jun 2013 - 23:04


Ish-kryeministri dhe ish-udhëheqësi i laburistëve, Toni Bler, ka arritur një marrëveshje me liderin e socialistëve dhe kryeministrin e ardhshëm, Edi Rama, në muajin maj, për ta këshilluar se si të tërhiqen më shumë investime, të promovojë turizmin dhe të nxisë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Balkan Insajt, që publikohet nga Rrjeti i Raportimit Investigativ në Ballkan (BIRN), shkruan se, pas takimit me Bler në Londër, Edi Rama tha:

“Vullneti i Blerit për të ndihmuar është i paçmuar, duke marrë në konsideratë të mirën që kjo do të sjellë, ndërsa kontrata nuk do të cënojë xhepat e taksapagueve shqiptarë.Deri tani - kish thënë Rama - kemi vetëm një marrëveshje në parim, të mbështetur në vullnetin e mirë të të dy palëve për të 
bashkëpunuar”.

Zyra e Blerit deklaroi se nuk është nënshkruar asnjë kontratë dhe se çdo bisedë rreth kësaj është e parakohshme. “Megjithatë, nëse ne do të punojmë me qeverinë e re, nuk do të jetë për përfitime”.

Alester Kembëll, zëdhënësi i Blerit, por kësaj radhe në funksionin e këshilltarit për fushatën e socialistëve shqiptarë, u shpreh entuziast për suksesin e tyre në zgjedhje.

“Duket si një lumë votash për Edi Ramën dhe koalicionin e Partisë Socialiste, më pëlqen kjo lloj fitoreje - shkruajti në Tuiter. - Ka qenë diçka e mirë, që bashkëpunova me ju djema!”. / Top Channel - Hapesira Jone

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Erisa
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi