Kontrolli i “iPhone” përmes lëvizjeve të kokës

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kontrolli i “iPhone” përmes lëvizjeve të kokës

Mesazh nga Erisa prej Fri 28 Jun 2013 - 23:42


Gjiganti “Apple” ka bërë një zhvillimi të ri te softueri i tij më i fundit iOS 7, që u bën të mundur përdoruesve të përzgjedhin aplikacionet dhe t’i kontrollojnë ato përmes lëvizjeve të kokës.

Kur kontrolli, që mundëson ndërrimin e metodës së përdorimit të “iPhone”, aktivizohet, në mënyrë automatike ai kalon nëpër të gjitha menutë, si ato personale edhe në aplikacione.

Përdoruesi duhet të presë momentin e duhur kur opsioni, që po kërkon të selektohet dhe menjëherë pas kësaj nëpërmjet lëvizjes së kokës në të majtë, ai e përzgjedh opsionin e dëshiruar.

Për t’u kthyer në pamjen e fillimit ose në “homescreen”, mjafton vetëm lëvizja e kokës në të djathtë.

Ky zhvillim i ri në softuerin iOS 7, e lehtëson shumë përdorimin e celularëve “iPhone” dhe u hap rrugën mrekullive të ardhshme teknologjike.

Ka qenë ëndërr e hershme e përdoruesve, që të mund ta kontrollojnë celularin e tyre nëpërmjet zërit, gjë që është përmbushur. Tani vjen edhe shpikja më e re, përdorimi i celularit nëpërmjet lëvizjeve të kokës.

Nëpërmjet kontrollit që mundëson ndërrimin e metodës së “iPhone” ose quajtur ndryshe “Switch Control”, të gjithë ata që zotërojnë një “iPhone” mund të aktivizojnë këtë opsion.

Shpejtësia e përzgjedhjes së menyve është lënë në dorën e përdoruesit edhe mënyra sesi pajisja reagon për lëvizjet e kokës mund të ndryshohet përmes “Accessibility menu”.

Shpikja e quajtur “Switches”, mund të aktivizohet dhe çaktivizohet lehtësisht nga menyja “Switch Control”. Aplikacioni mund të ndryshohet lehtësisht duke bërë të mundur njohjen e lëvizjeve të ndryshme të kokës, që i përzgjedh vetë përdoruesi.

E njëjta metodë e lëvizjes së kokës mund të përdoret edhe për ngritjen dhe uljen e volumit të zërit, që gjithashtu mund të alternohet edhe me lëvizje të gishtit.

Tek “Action menu”, përdoruesit mund të eksplorojnë opsionet e tjera që mund të kontrollohen nëpërmjet lëvizjes së kokës.

Kjo shpikje u lançua në versionin e dytë të softuerit në konferencën e organizuar prej “Apple” në fillim të qershorit.

Pritet që shpikja të dalë në treg për përdoruesit e thjeshtë në tetor të këtij viti.

Lindja e teknologjisë “pa duar”

Kompania “Apple” së fundmi e shtoi teknologjinë “Sy të lirë” në softuerët e saj më të rinj iOS. Të ashtuquajturit “iOS në makinë” planifikohet të integrohen me celularët që përmbajnë iOS 7 dhe të lidhen me kuadrin e makinës.

Nëse një makinë është e pajisur me këtë teknologji, përdoruesi mund të bëjë lidhjen midis celularit të tij dhe sistemit të makinës dhe ta shfaqë të dhënat dhe komandat e makinës së tij.

Teknologjia “Sy të lirë” e ka marrë emrin kështu, sepse u jep mundësinë përdoruesve gjithashtu ta kontrollojnë sistemin e makinës së tyre vetëm nëpërmjet zërit, gjë që u lejon atyre t’i mbajnë sytë te rruga.

“Samsung” krijoi “gjurmimin e syve” te “Samsung Galaxy S3” në maj të vitit 2012. Një aplikacion i quajtur “Smart Stay”, mund të dallojë se kur një përdorues është duke parë ekranin dhe kur jo.

Së fundmi edhe “Samsung Galaxy S4”, që doli në treg në prill të këtij viti, e vazhdoi këtë trend duke krijuar një aplikacion të quajtur “Smart Pause”, që mundësonte ndalimin e një videoje, sa herë që pikasej që përdoruesi nuk i kishte sytë në ekran.

“Samsung Galaxy S4” përmban në vetvete edhe “gjestet e ajrit”, një aplikacion që dallon se kur një përdorues e ka gishtin mbi ekran dhe kur jo. Kjo e lehtëson shumë përdorimin e celularit, sepse i bën të mundur përdoruesit të mos ketë nevojë ta prekë ekranin, thjesht ta kalojë gishtin në ajër pranë tij.
/ Top Channel - HJ

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Erisa
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi