Alkooli dyfishon mundësinë e vdekjes në operacion

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Alkooli dyfishon mundësinë e vdekjes në operacion

Mesazh nga Erisa prej Fri 28 Jun 2013 - 23:43


Personat që konsumojnë të paktën dy pije alkoolike në ditë kanë dyfish mundësi që të vdesin gjatë një operacioni apo të pësojnë ndërlikime pas tij.

Infeksioni, mundësia e rritur për trombozë dhe mbyllja më e ngadaltë e plagës janë midis problemeve kryesore që vërehen pas operacioneve në konsumatorët e rregullt të alkoolit.

Studimi u realizua duke analizuar të dhënat e dhjetëra operacioneve të cilave iu nënshtruan përdoruesit e alkoolit në Institutin e Shëndetit Publik në Kopenhagen, Danimarkë.

Në shqyrtim u morën të dhënat post-operatore të operacioneve ortopedike, abdominale apo të tjerëve në qafë.

Konkretisht, përdoruesin e zakonshëm të alkoolit apo të alkoolizuarit, kanë dy herë më shumë mundësi që të vdesin pas operacionit, 73% më shumë mundësi që të preken nga një infeksion, 80% mundësi që të përjetojnë vështirësi në frymëmarrje pas operimit dhe 29% probabilitet të shtuar për t’u shtruar në reanimacion, në krahasim me personat e zakonshëm.

/ Top Channel - HJ

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Erisa
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Alkooli dyfishon mundësinë e vdekjes në operacion

Mesazh nga Burrelsja prej Wed 3 Jul 2013 - 3:39

Alkooli vepron në qelizat nervore të trurit tek përdoruesit e alkoolit. Fillimisht, alkooli shërben si një nxitës duke dhënë ndjenjën e relaksimit dhe duke reduktuar ankthin. Konsumimi i dy apo tre pijeve në një orë mund të ndikojë në dëmtim të gjykimit, frenim të ulët dhe të sjell eufori të lehtë. Konsumimi i 5 pijeve brenda 2 orëve mund të rritë nivelin e alkoolit në gjak në 0.10%, mjaftueshëm e lartë për t’u konsideruar ligjërisht intoksikim apo dehje në çdo shtet. Pasi një alkoolist ndalon konsumimin e alkoolit, niveli i alkoolit në gjak zvogëlohet rreth 0.01% në orë.
Shenjat dhe simptomat e përdorimit të alkoolit dhe intoksikimit (dehjes)

Kundërmim alkooli nga frymëmarrja
Nervozizëm
Eufori
Humbje e koordinimit fizik
Sjellje të papërshtatshme apo të dhunshme
Humbje e ekuilibrit
Ecje e paqëndrueshme
Të folur të ngadaltë dhe të paqartë
Humbje e vetëdijes
Të menduar të ngadalësuar
Depresion
Dëmtim i kujtesës afatshkurtër
Errësim i plotë mendor
Shenjat dhe simptomat e tërheqjes tek përdoruesit kronik

Dridhje
Axhitacion
Ankth dhe atake paniku
Paranoja dhe deluzione
Halucinacione (zakonisht vizive)
Nauze dhe të vjella
Rritje e temperaturës trupore
Shtypje e lartë e gjakut dhe e ritmit të zemrës
Konvulsione dhe kriza
Rreziqet nga abuzimi me alkool

Përveç rrezikut të dëmtimit dhe vdekjes si pasojë e aksidenteve dhe dhunës, abuzimi me alkool shkakton problem të tjera fiziologjike dhe psikologjike.

Probleme neurologjike – dëmtimi i të pamurit dhe koordinimit motorik, dëmtimi i kujtesës, halucinacione, errësim i plotë i vetëdijes dhe kriza. Nëse abuzohet për një kohë të gjatë mund të rezultojë me dëmtim të përhershëm të trurit.

Probleme kardiologjike – shtypje e lartë e gjakut dhe e ritmit të zemrës, rreziku i sulmeve dhe ndalimit të punës së zemrës.

Probleme me frymëmarrje – ngadalësim i frymëmarrjes deri në nderprerje të saj, pneumonia, turbekulozi. Poashtu, alkooli rrit rrezikun e kancerit në gojë dhe në fyt.

Probleme të tjera fiziologjike përfshijnë sëmundjet e mëlqisë, dëmtimin e sistemit gastrointestinal, dëmtimin e pankreasit dhe veshkave. Poashtu, konsumimi i alkoolit mund të shkaktojë kequshqyerjen, pengon marrjen e vitaminave përmes ushqimit, shtyp sistemin imunitar, duke rritur kështu potencialin për sëmundje.

Probleme psikologjike – dëmtim i gjykimit dhe i aftësisë verbale, plogështi, introversion (mbyllje në vetëvete), sjellje antisociale, paaftësi për t’u perqëndruar, keqësim i marrëdhenieve me familje, shoqëri dhe bashkëpunetorë.
Alkooli dhe shtatëzania?

Konsumimi i alkoolit gjatë shtatëzanisë rrit rrezikun e lindjes me nën peshë tek foshnja dhe pengon zhvillimin intrauterin, ndikon në shfaqjen e infeksioneve, vështirëson të ushqyerit dhe shkakton probleme zhvilimore afatgjata. Konsumimi i pijeve të rënda alkoolike gjatë muajve të parë të shtatëzanisë mund të rezultojë me lindjen e foshnjës me sindromin alkoolik. Këto foshnje mund të kenë anomali fizike të pakthyeshme, si kafka të vogla, karakteristika jonormale të fytyrës, defekte në zemër dhe rritje e zhvillim të vonuar mendor e fizik.
avatar
Burrelsja
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 494
 <b>Piket</b> Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 22
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi