Kacin: Maqedonia dhe Bosnja të marrin mësim nga Kosova

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kacin: Maqedonia dhe Bosnja të marrin mësim nga Kosova

Mesazh nga Legjenda prej Sat 29 Jun 2013 - 5:49

Nënkryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Jelko Kacin, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Evropës për të filluar negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) me Kosovën.

“Përshëndes vendimin e Këshillit për të filluar negociatat për MSA me Kosovën. Ky lajm me rëndësi të madhe për gjithë rajonin vjen fill pas ratifikimit të Marrëveshjes së Brukselit në Parlamentin e Kosovës, me të cilin liderët politikë të këtij vendi edhe njëherë nënvizuan se ndërmjet koalicionit qeverisës dhe pjesës më të madhe të opozitës ekziston një konsensus i fortë në lidhje me qëllimin strategjik të anëtarësimit në BE dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, theksohet në deklaratën me shkrim të Kacinit dërguar QIK-ut.

Më tej eurodeputeti slloven thekson se “megjithë veprimin jodemokratik të një pjese të opozitës gjatë debatit për ratifikimin, ky imixh pozitiv i Kosovës nuk është minuar”.

Liderët e Maqedonisë, si dhe të BeH, e cila edhe më tutje nuk njeh dokumentet e udhëtimit të Kosovës, kanë shumëçka për të mësuar nga ky shumbull i suksesshëm. Kosova do të bëhet anëtare e asociiuar e BE-së me përfundimin e MSA, gjë që do të jetë një nxitje shtesë për rimëkëmbjen ekonomike dhe të zhvillimit të marrëdhënieve në rajon”, përfundon deklaratën Jelko Kacin.
avatar
Legjenda
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 53
 <b>Piket</b> Piket : 93
Regjistruar : 17/06/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : TETOVA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi