Patologji...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Patologji...

Mesazh nga Erisa prej Fri 22 May 2009 - 3:01

Çka paraqesin edemet?
Edemet paraqesin zmadhimin e tepërt të lëngjeve në inde dhe hapsirat trupore.
2.Cilat janë llojet e edemeve?
Varsisht se ku paraqiten edemet marin emer te ndryshëm:
Hidrothorax-në shprazëtirën torakale,
Hidrosalpinx-në tuba uteria,
Aseit-në peritoneum, etj.
3.Cilat janë llojet e edemeve?
Edeme kardiale, pulmonale, hipostatike, komprensive, renale, ascitet, alergjike, kahektike, gjat ndezjeve, limfatike.
4.Ndryshimet morfologjike të edemeve?
Edemet me të shpeshta janë ato nënlekurore, lëkura është e tendosur dhe gjat shtypjes gropëzohet. Organet e mbrendëshme të edemuara bëhen më të rënda kurse indin e kanë të lagur. Nëse paraqitet në tru atëher ritet shtypja intercraniale dhe vjen deri te të vjellurit, dhimbja e kokës, gërçeve, humbja e vetëtijes dhe në fund deri tek vdekja.
5.Çfar paraqet dehidrimi dhe si paraqitet?
Paraqet zvoglimin e sasisë se ujit në organizëm, kjo behet në 2 mënyra:
a) gjat mospranimit të ujit të duhur
b) humbja e ujit
6.Morfologjia e dehidrimit?
Gjat dehidrimit mukozat janë të thata, sytë e gropuar, lëkura e humb tonusin, fëmitë ne fytyrë marin pamje pleqërore.Kemi edhe 2 ndryshime funksionale të cilat paraqiten me humbjen e ujit gjithashtu edhe kryprave minerale.
7.Prej cka mvaret fuksioni normal i organizmit?
Shfrytzimi i oksigjenit, materieve ushqyse dhe largimin e produkteve te metabolizmit dhe dioksidi i karbonit nga indet.
8.Si mund të jet çregullimi i qarkullimit të gjakut?
Në disa mënyra:
Hiperemia, gjakderdhja, shoku, çregullime me anë të zënies(tromboza, embolija, ishemia dhe infrakti).
9.Llojet e gjakderdhjeve?
Arteriale, venoze dhe kapilarike
10.Gjakderdhjet e jashtme?
EPISTAXIS, HAEMOPHTYSIS, HAEMOOPTODE, HAEMATHEMISIS, MFELENA, HAEMATHURIA, MENORRHAGIA, METRORRHAGIA.
11.Gjakderdhjet e mbrendshme?
PETECHIE, ECHYMOSIS, PURPURA.
12.Pasojat e gjakderdhjes?
Nvarsisht nga vendi dhe sasia pasojat janë të ndryshme, gjakderdhjet e vogla në qendrat e vogla të trurit bien deri te pasojat më të mëdhaja, si dhe vdekje.Gjakderdhjet e medha sjellin deri te shkatrimi i indit dhe humbjen ose zvoglimin e funksionit të organit.

13.Çka paraqet SHOK-u?
Shoku paraqet cregullim të qarkullimit të gjakut ku kemi humbje dhe zvogëlim akut të vollumentit të gjakut që qarkullon, a kjo bie deri tek mosfurnizimi i indeve dhe organeve me sasi të nevojshme gjaku.Shoku mund të ndodh për shkak të zvogëlimit të gjakut absolut si psh: gjakderdhjet. Ose zvogëlim i gjakut relativ si psh: pergjat zgjerimit të eneve të gjakut në perfieri.!
14.Çshte Etiopatogjenizia e shokut?!
Shkaqet të cilat sjellin deri tek shoku janë të shumta, psh: gjakderdhjet, traumat, djegiet,intervenimet kirurgjike të rënda, infeksione të rënda bakteriale, obstrukcioni I zorëve,infarkti,etj.
15.Përmendi llojet e shok-ut:
Llojet e shok-ut janë: Shoku HEMORAGJIK, shoku TRAUMATIK, shoku HIRURGJIK, shoku I shkaktuar nga DJEGIET dhe shoku nga HUMBJA E LENGJEVE.
16.Ceshte Tromboza?!
Kuagulimi I gjakut paraqet mehanizëm mbrojtës të organizmit prej gjakderdhjeve.Por gjatë proceseve patologjike mund të vijë deri në kuagulimin e tepërt dhe zënien e enës së gjakut, e kjo bie deri në crregullimin e qarkullimit të gjakut deri në ndërprerjen e tij për shkak të zënies së eneës së gjakut dhe kjo ëuhet TROMBOZË.
17.Për cka shërben antikuagulizmi?!
Antikuagulizmi paraqet procesin e kundërt të kuagilzmit me crast mbahet baraspesha përgjat gjakderdhjes dhe trombozës.
18.Etiologjia e Tromobzës:
Për paraqitjen e trombozes te rëndësishme janë 3 elemente kryesore:
*gjendja e murrit të enës së gjakut
*qarkullimi normal I gjakut
*përbërja e gjakut
19.Llojet e Trombeve?
Trombet e bardha – prejt Tombociteve dhe fibrines
Trombet e kuqe – prej Eritrociteve
Trombet e përzier – prej te dyja grupeve
20.Ku mund te ndodhen Trombet dhe si quhen?
Sa i përket vendit ku ndodhen mund të jenë: venoze, arterial

Erisa
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime: 12043
 <b>Piket</b> Piket: 12676
Regjistruar : 25/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha: 24
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi: Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Patologji...

Mesazh nga Erisa prej Fri 22 May 2009 - 3:01

Çështë Embolia?
Embolia quhet bartja e ndonjë materie të huaj apo formacionin patologjik me rjedhën e gjakut kur trombusi lëviz ai arinë degë më të ngushta të sistemit qarkullues, ku mbyll enën.
22.Përbendi llojet e Embolisë.
a) Trombo Embolia
b) Embolia Ajrore
c) Embolia yndyrore
d) Embolia Tumoroide
e) Embolia Parazitore
f) Embolia e shkaktuar nga trupat e huaj
23.Çparaqet ishemia?
Ishemia paraqet çregullimin e qarkullimit të gjakut me zvogëlimin ose ndërprerjen e gjakut në një pjesë të trupit, indit ose organit.
24.Cilat janë shkaktarët e ishemise:
Shkaktarët më të shpeshtë të ishemisë janë:
- Zëniet jo të plota dhe të plota të enëve të gjakut me tromb, embolus, atereosklerozë, ndezjet e arterijeve, etj.
25.Çështë infrakti?
Paraqet nekrozë të lokalizuar të indit, pjesës së organit apo të tërë organit e shkaktuar nga mbyllja e arteries shkaku më i shpeshtë është anfarktit, mbzllja e menjëhershme e arteries dhe kur qarkullimi anësorë nuk ka mundesi ta furnizojë indin e përfshirë me infarkt.
26.Cilat janë etapat e infarktit:
a) Vdekja e indit te cilit nuk i arin gjak
b) Autoliza e indit të nekrotizuar
c) Paraqitja e ndezjes në indin përreth
d) Fagocitimi i indit të vdekur nga ana e fagociteve
e) Zhvillimi i init lidhorë të ri
k) Indi i ri lidhor kalon në cikatris
27.Cilat janë pasojat e infraktit?
Pasojat nga infarkti nvaren nga madhesia, vendi dhe organi ku ata ndodhen. Pra infraktet e vegjel bien në çregullimet e funksionit të organit përgjgjës dhe infraktet e mëdhej bien deri në vdekje.
28.Çështë ndezja(inflamacio)?
Paraqet reaksion të dobishëm të organizmit të gjallë me qëllim që të shkatëron, neutralizon, lokalizon dhe largon agjensin e dëmshëm.
29.Shkakëtarët e ndezjeve:
Agjenset të cilat shkakëtojë inflamim janë të ndryhsëm dhe mund të jenë:
-Biologjik [Bakteriet,viruset,rikeciet,etj.]
-Fizk [temp. e lartë ultë, elektriciteti, energjia e dritës, etj.]
-Kimik [urina, lëngu pakreatik, etj.]
-Traumatik.
30.Terminologjia [emërtimi]
Bëhet duke iu shtuar prapashtesa ITIS si psh:
a) Miocarditis
b) Meningitis
c) Hepatitis.
31.Klasifikimi I infelmacionit?!
Bëhet sipas:
-Zgjatjes dhe intezitetit
-Eksuadit I cili dominon në procesin infolmator
-Shkakëtarët e inflomacionit.
32.Çjane ndezjet akute?!
Ndezjet akute fillojnë shpejtë dhe me fillim të vrullshëm dhe të shkurtë, me të gjitha karakteristikat e inflamimit që dallohen si simptome locale dhe të përgjithsme të ndezjeve.

Erisa
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime: 12043
 <b>Piket</b> Piket: 12676
Regjistruar : 25/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha: 24
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi: Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Patologji...

Mesazh nga Erisa prej Fri 22 May 2009 - 3:01

33.Cilët janë simptomet e përgjithshme?!
-Rritja e temp. trupore që shkakëtojnë ethe.
-Rritja e nr. Të leukociteve.
-Zmadhimi I SE të gjakut.
34.Siptomet locale:
-Skuqja [rubor]
-Ajtja [tumor]
-Dhembja [dolor]
-Nxehtësia [calor]
-Humbja e funksionit.
35. Llojet e ndezjeve:
Në praktikën klinike dhe në anatominë patologjike, lloji I ndezjes acute gjendet sipas eskuadit, ndezjet mund të jenë: seroze, fibrinoze,etj.
36.Çështe Inflamimi seros?!
Te ndezjet acute të mbështjellsave seros[pereteniumi, pleura, perikardi,etj.] në shprastirat të cilat I mbështjellin ato paraqitet një sasi e madhe e eksudatit.
37.Si ndahen inflamimet seroze?!
a) Ndezja seroze
b) ndezja fibrinoze
c)ndezja sero fibrinoze
d)ndezja purolente
dh) inflamimi hemoragjik.
e)inflamimi gangrenoz.
38.Pasojat e ndezjeve acute të serozave:
Te ndezjet e serozave tajohet një sasi e madhe e lengut ma shumë e pasur me fibrinë kurse më pakë me leukocite të cilat marrin pjesë në zbërthimin e indit.
39. Çparaqesin ndezjet e mukozave?!
Mukoza normale është e mbuluar me epitel të hollë, një grup qelizash dhe gjëndrash të këtij epiteli tajojnë jarget. Jargët kanë funksion mbrojtës tek ndezja e mukozave rritet tajimi I jargëve që parqet mekanizëm plotësues mborjtës.
40.Llojet e ndezjeve:
-Ndezje katerale
-Ndezja membranoze
-Ndezja pseudomembranoze
-Ndezjet ulcerative
-Ndezjet eurozive.
41.Cilat janë llojet e ndezjeve të indeve kompakte?!
-Ndezja flegmonoze.
-Abcesi.
-Furunculus.
-Carbunculus.


42. Ç’është respiracioni!?
Respiracioni quhet procesi I reaksionit të një indi lidhës me agjensët dëmtues, ky process shpesh shkon paralelisht me procesin e inflamimit dhe karakterizohet me reaksion të Fibrociteve dhe makrofageve.
43.Ç’paraqet rregjenerimi?!
Paraqet shërim komplet në përttrirjen e vetive anatomike dhe funksionale të indit rregjenerimi është proces biologjik që paraqitet në cdo organizëm të gjallë.
44. Ç’janë ndezjet kronike?!
Ndezjet kronike ëuhen ndezjet që zgjasin disa javë, muaj ose vite, më teper se ato acute.
Fillimi I ndezjeve kronike është më I qetë dhe me reaksione më të dobta ndezëse.
45.Etiopatogjeneza:
Faktorët etiologjik janë të njejtë me ata të ndejzes acute:
Biologjik,Fizik dhe Kimik.
46.Ndezjet granullomatoze specifike:
Ndezjet kronike ku procesi I ndezjës bie deri tek formimi I granulomeve quhet ndezje: granullomatoze, ndezjet granullomatoze ku granulomet janë karaktersitike për shkakëtarët e ndezjës quhen ndezje granullumatoze specifike.
47. Ç’paraqet Tuberkuloza:
Tuberkulozi është sëmundje infektive e shkakëtuar nga bacilli mukobakterium tuberkulozis, I njohur si bacilli I kochut. Sipas ndryshimeve që ndodhin në inde tuberkulozi paraqet ndezje granulumatoze specifike.
48.Testi I tuberkulunit:
Pjesët e turbekuluproteinave si që është tuberkulumi dhe derivati I pastër proteinik do të jepen në mënyrë intrakutane dhe ky test quhet si test I MANATOUS. Testi pozitiv se personi është I sëmurë apo ka qenë I sëumrë nga tuberkulozi.
49.Burimet e infektimit të tuberkulozës:
Burimi më I shpeshtë I infeskionit është njeriu I sëmurë me të ashtuquajturën Tuberkulozë e hapur e mushkërive, këta të sëumrë kanë tuberkulozë konvernoze, ka lidhje me brohnet.
50.Faktoret që karakterizojnë zhvillimin e Tuberkulozit?!
Mvarrësisht nga hyn ato ndahën në:
-Dyert hyrrëse të infeksionit [rrugët respiratore, tomzilet, zorrët, etj.]
-Virulenca dhe nr. I bakterieve [Tipi human ka virulencë të lartë]
-Rrezistenca natyrore [ kjo mvarret prej më shume faktorë:mosha, ushqimi, profesioni,etj.]
51.Cilat janw ndryshimet patoanatomike te Tbc-sw?
a) Ndezja e tuberkulozit proliferative wshtw formw mw e shpeshtw e ndezjes nga Tbc-ja kjo krijohet me prohimeracionin(?) e qelizave ndezwse duke formuar granulom tw quajtur TUBERKULUM, prej ku edhe tuberkulozi e ka mar emrin. Fromimi dhe pwrbwrja e tuberkulumit menjwher fillon me hyrjen e bavilit tw Tbc-sw nw ind dhe paraqet reaksion ndezws.
b) Ndezja tuberkulum exudative kjo ndezje vjen me ndezjen e mbwshtjellsave tw mukozes, pleures, periteniumit, nyjeve, etj.
52.Çka paraqet tuberkuloza primare?
Tuberkuloza primare paraqet ndezje qw krijohet gjat infeksionit tw parw nw organizwm me bacile tuberkuloze. Kjo ndodh me shpesh tek femijwt.Lokalizimi I tuberkulozws primare mvaret prej derws hyrse tw infeksionit, lloji I procesit ndezws dhe shpwrndarja mvaret prej: virulencws, numrit tw bakterieve dhe rezistenca e pwrgjithshme e organizmit.
53.Komplikacionet e Tbc-sw ne mushkwri?
a) Ritja e gjwndrave limfatike nw hillus dhe kwshtu vjen deri te shtypja e bronheve, kjo mund tw sjell deri te ndwrprerja e njw pjese tw mushkwrive nga funksioni
b) Pwrhapja e infektimit me gjwndrat limfatike dhe tw gjakut
54.Çparaqet Tuberkuloza sekondare?
Tuberkuloza sekondare paraqitet me infektimin e perseritur te bacileve Tbc dhe kjo ndodh mw shpesh tek tw riturit. Ka karakter mw shum exudativ sesa proliferativ. Gjithashtu mw shpesh vjen nga infektimi ekzogjen.

Erisa
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime: 12043
 <b>Piket</b> Piket: 12676
Regjistruar : 25/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha: 24
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi: Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi