SHBA, zbulohet gruaja me transplantin e pare te fytyres ...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

SHBA, zbulohet gruaja me transplantin e pare te fytyres ...

Mesazh nga Erisa prej Thu 21 May 2009 - 7:03


Pacientja e pare amerikane, qe ka kryer transplant te fytyres, eshte shfaqur per here te pare per median.
Connie Culp, 46-vjecare, nene e dy femijeve, kishte pesuar demtim shume te madh, pasi ishte qelluar me arme nga i shoqi 5 vjet me pare. Gruaja shfrytezoi rastin te falenderonte familjen qe i dhuroi fytyren ne nje konference per shtyp. Kirurget e nje klinike ne Cleveland ne Ohio, zevendesuan 80 perqind te fytyres se gruas, me ate te nje femre tjeter te vdekur.

Transplanti i kryer ndaj gruas ishte i katerti ne bote, pas dy operacioneve te tilla te kryera ne France dhe nje tjetri ne Kine. Zonja Culp u beri thirrje njerezve te mos gjykojne personat, qe kane pesuar shperfytyrime ne fytyre per shkak te incidenteve te ndryshme.

"Pas pese vjetesh kam hunden time”, eshte shprehur pacientja, qe per shkak te demtimeve nuk ishte ne gjendje te hante dhe merrte fryme pa ndihmen e nje tubi. Mjeket sqaruan se nderhyrja 22-oreshe ishte komplekse, pasi duheshin vendosur muskuj, nerva, lekure dhe ene gjaku nga pacientja e vdekur tek ajo e demtuar.

Transplanti i pare i fytyres ne bote eshte kryer ne France tre vjet me pare, tek nje grua qe e kishte kafshuar qeni.


avatar
Erisa
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi