Peshku, ushqimet arrore dhe vaji i ullirit mbrojnë syrin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Peshku, ushqimet arrore dhe vaji i ullirit mbrojnë syrin

Mesazh nga Geri prej Thu 21 May 2009 - 12:14



Dy studime australiane të botuara në revistën “Archives of
Ophthalmology” tregojnë se burimet e yndyrave të pangopura dhe acideve
omega-3-yndyrore,
ndihmojnë në parandalimin e degjenerimit të makulës, ndërsa acidet
trans-yndyrore kanë ndikim të dëmshëm në të.
Makula është pjesa qendrore e retinës së syrit, e cila është
përgjegjëse për mprehtësinë e të parit. Me kalimin e moshës, si edhe
për shkak të
faktorëve tjerë, siç janë pirja e duhanit dhe faktorët gjenetikë, vjen
deri te grumbullimi i shtresave në retinë me ç’rast turbullohet fusha
qendrore
e të arit.

Studimi në të cilin janë përcjellë 2.500 persona të rritur për një
periudhë dhjetëvjeçare tregon se rreziku i paraqitjes së hershme të
degjenerimit të
makulës do të zvogëlohet për 31% nëse gjatë javës vetëm njëherë
konsumoni peshk, ndërsa ngrënia e arrave, farave, lajthive, bajameve
etj., disa herë
gjatë javës, zvogëlon për 35% rrezikun nga degjenerimi makular.

Ndërsa studimi tjetër i realizuar te 6.700 persona të moshave ndërmjet
58 dhe 69 vjeç, sugjeron se konsumimi i vajit të ullirit (më shumë se
100 mL në
javë) ka po ashtu efekt pozitiv në mbrojtjen e makulës nga dëmtimi.
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi