Efektet kuruese të qumeshtit të bletëve!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Efektet kuruese të qumeshtit të bletëve!

Mesazh nga Geri prej Sat 23 May 2009 - 2:53

Te gjitha semundjet qe sheron qumeshti i bletes

Qumeshti i bletes eshte tonik, energjik, antiseptik (kundra mikrobeve),
etj. Ai eshte mjaft pozitiv per shendetin dhe shume i preferuar nga
meshkujt.
Gjithashtu, perdoret edhe per maska bukurie. Qumeshti i bletes qe
prodhohet nga gjendrat e bleteve punetore, sherben per te ushqyer
larvat gjate tre
diteve te para dhe per te ushqyer mbretereshen. Ky ushqim e mban
mbretereshen ne jete per 8 vjet, shume interesant ky fakt duke ditur qe
nje blete e
zakonshme, e cila ka lindur nga e njejta veze me mbretereshen jeton
vetem 21 dite. Qumeshti i bletes ka ngjyre te bardhe ne te verdhe,
eshte si krem,
ka shije te tharte dhe me pak arome.

Permbajtja

Qumeshti i bletes permban te gjithe aminoacidet esenciale per njeriun.
Enzima dhe derivatet e tyre. Sheqer: fruktoze dhe glukoze. Yndyrna
80-90 per
qind, por ato jane neutrale dhe nuk i bejne dem organizmit. Minerale:
K, Ca, Na, Zn, Fe, Cu dhe Mn. Vitamina: B1, B2, B5, B6, acid folik,
vitamine H.
Hormoni: progesteron, estrogjeni, testosteron.

Efektet kuruese

Ka efekt qetesues dhe elodhes, ul nivelin e hormoneve tiroidian
Ndihmon zhvillimin, rritjen. Stimulon gjendrat seksuale, ndihmon
prodhimin e vezoreve, ndihmon ne mbajtjen e shtatzenise duke rritur
nivelin e
progesteronit ne gjak. Rrit nivelin e testosteronit ne gjak duke
ndihmuar ne problemet e potences mashkullore. Stimulon gjendrat
mbiveshkore. Ndihmon
ne semundje si artriti ose lodhja kronike. Ul zmadhimin e prostates, ka
te njejtin efekt si hormonet femerore. Normalizon punen e testikujve.
Ndihmon
ne funksionimin e meleise dhe semundjet e saj, hepatite, rigjeneron
strukturen e meleise. Ka efekt antiinflamator (si paracetamoli, advil).
Pastron
organizmin nga toksina. Ndihmon funksionimin e veshkave. Rrit
jetegjatesine e njerezve duke ruajtur erininee e eneve te gjakut.
Zgjeron enet e gjakut.
Ndihmon ne uljen e kolesterolit dhe triglicerideve. Rrit imunitetin.
Ndihmon ne formimin e rruazave te kuqe te gjakut, keshillohet ne anemi.
Ndihmon
ne mikrohemoragji. Ne lekure, rregullon prodhimin e yndyres. Perdoret
ne kozmetike, sepse ndihmon ne pastrimin dhe rinimin e lekures.
Perdoret si
agjent antibakterial dhe antivirusal lokal per probleme te ndryshme te
lekures. Tek femijet e sapolindur ndihmon ne rritjen ne peshe.

Kur nuk duhet te perdoret

Ne kriza astme, sepse qumeshti i bletes mund te ngushtoje bronket gje
qe do ta rendonte semundjen. Ne alergji ndaj perberesve te qumeshtit te
bletes.
Nuk duhet ta perdorin ata qe vuajne nga
semundja Addison si dhe ata qe kane kancer ne faze akute.

Efektet anesore

Dhimbje stomaku, te vjella, diarre dhe pagjumesi (kjo e fundit ndodh me
shpesh tek femrat). Ne te tilla raste ne fillim ulni dozen dhe nese
efektet
anesore nuk permiresohen nderprisni konsumimin. Kujdes: nese nuk
respektoni dozat mund te jete helmues. Duhet pasur kujdes ne perdorim
kur organizmi
eshte teper i dobesuar, eshte e pamundur tretja e qumeshtit. Kur vuani
nga semundje me spazma te tubit tretes, kancer shume te perhapur ne
lekure.

Kura

Kura duhet te zgjase 1 muaj, maksimumi 3 muaj, per dozat lexoni me
kujdes letrat qe e shoqerojne dhe respektoni indikacionet e shkruara.
Rezultatet e
kures mund te shfaqen menjehere ose pak me vonese, sepse ndryshe nga
poleni qumeshti i bletes vepron me ngadale.


Semundjet ne te cilat duhet te perdoret

Hipertiroidisem
Diabet
Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride te larta)
Semundje te zemres dhe eneve te gjakut
Semundje kronike te mushkerive
Semundje te gojes, probleme me mishrat e dhembeve, probleme te fytit
Semundje te veshkave
Artrite reumatoide
Probleme seksuale, probleme me riprodhimin, ndihmon ne periudhat e premenopauzes
Kancer
Ne pediatri ndihmon, sidomos per femijet e lindur para kohe ose distrofik

"Mjekesia"
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Efektet kuruese të qumeshtit të bletëve!

Mesazh nga Geri prej Sat 23 May 2009 - 2:54

Efektet kuruese te qumeshtit te bletes

Qumeshti i bletes është një prodhim natyral, i cili sekretohet nga
bletet e reja ne moshe për te ushqyer larvat dhe mbretereshen e
bleteve. Mjeket
popullore shpjegojnë mënyrën dhe masen se si duhet te përdoret poleni
për te pasur efekte kuruese.
Çfare është poleni?
Polen është ajo pjesa e lules, nëpërmjet se cilës bëhet fertilizimi i
tyre. Ne pllenimin e luleve, bleta kontribuon ne polen bashke me eren.
Duke qenë
punetore bleta shkon nga lulja ne lule dhe merr nga lulet mashkullore
atë pjesen me te cilën pllenohen lulet dhe e shperndan. Një pjesë i
ngelet te
kembet dhe e çon ne koshere. Kjo pjesë e lules, qe duhet te quhet
polen, mblidhet dhe ka veti kurative. Ne fakt nuk është polen blete, se
nuk e
prodhon bleta, por lulja. Bletes i takon vetëm merita e transportit.
Sapo lind dielli dhe kur perendon ai, bletet kthehen ne kosheret e tyre
me një
ngarkese te pazakonte dhe rreth bleteve verehet një pluhur ne ngjyrë
ari dhe me parfum. Ky është poleni. Ai quhet mrekullia e jetës dhe
përmban mijëra
pjesë te vogla te mbledhura nga lule të ndryshme. Sipas ngjyres mund te
dallojme nga cila lule vjen poleni. Nëse është i verdhe, vjen nga
luledielli;
pak me i kuq, nga lulet e molles etj. Bletet mbledhin polen nga lule të
ndryshme. Për këtë arsye ai është shumengjyresh dhe ka veti te shumta
kurative. Poleni mblidhet nga bletet me kembet e tyre, ne te cilat ato
kanë disa gropeza te vogla, si xhepa. Ky polen është pluhur mikroskopik
qe
bletet e mbledhin nga lulet dhe përzihet me mjaltin e bleteve për t’u
transportuar me pas tek foleja. Aty, ata qe rrisin blete, kanë vënë re
një si
site dhe kur bletet futen brenda ne fole, poleni dhe mjalti qe kanë
grumbulluar ngelen tek këto sita.
Si njihet poleni i mirë për terapi
Poleni i mirë ne radhe të parë dallohet nga pamja e jashtme, sidomos
nga shkelqimi qe ai ka. Poleni duhet te jetë ne ngjyrë të hapur dhe mos
te këtë
nuanca, ne perberje mund te ekzistojne kokrra me ngjyrë te erret.
Gjithashtu ai nuk duhet te jetë i tharte, sepse nëse është i tillë,
poleni ka marrë
lageshtire, është shumë toksik dhe nuk duhet konsumuar. Perveç kësaj,
poleni qe përdoret për kurim nuk duhet te këtë shije si gjë e djegur,
sepse kjo
do të thotë qe ai nuk është thare si duhet dhe është pa vlera kuruese.
Shija normale qe duhet te këtë poleni për kurim është e ëmbël dhe me
arome.
Si ruhet
Poleni duhet te ruhet ne kavanoz qelqi, në vend pa drite, sepse drita
çon ne humbjen e vlerave terapeutike. Temperatura ideale e ruajtjes
duhet te
jetë 0-4 grade ne frigorifer.
Si konsumohet poleni
Për përdorimin e polenit si ilaç kurues mjeket popullore rekomandojne
disa metoda. Ndërkohë qe marrja e polenit nuk është e njëjta sasi për
të gjitha
grupmoshat dhe sëmundjet.
Metoda 1. Marrja e polenit origjinal, i paperzier me diçka tjetër.
Femijet nën 3 vjeç nuk duhet te konsumojne polen. Personat me probleme
te melçise
dhe fëmijët 3-8 vjeç duhet te marrin maksimumi 5 grame (1 luge te
vogël) ne ditë. Femijet 8-10 vjeç duhet te konsumojne 10 grame (2 luge
te vogla ne
ditë). Femijet 12-15 vjeç mund te marrin 12-15 grame (një luge gjelle)
ne ditë. Të rriturit dhe adoleshentet mund te marrin 25-30 grame (2
luge
gjelle) ne ditë, me kujdesin qe duhet bërë një pauze prej 3 javësh pas
një kure prej një muaji. Mjeket keshillojne qe poleni te përdoret para
buke,
kur stomaku është bosh. Gjithashtu, ai duhet bluar mirë ne goje,
ndryshe ai nuk perthithet nga organizmi, sepse është i mbuluar nga një
membrane e
patretshme prej bleteve. Kjo lloj marrjeje e polenit pëlqehet pak,
sepse mund te shkaktoje dhimbje stomaku, ose fenomene alergjie.
Metoda 2. Me këtë metodë poleni merret ne te njëjtat doza si me sipër,
por me pare futet ne makine elektrike, e cila bluan kafene dhe lihet
aty derisa
te formohet një pluhur, i cili konsumohet pasi përzihet me mjalte. Për
çdo luge polen shtohen 2 luge mjalte dhe përzihen mirë derisa te
formohet një
perberje homogjene. Kjo lloj perberjeje pëlqehet me shumë nga personat
e ndjeshem, sidomos alergjike, si edhe prej atyre te cilët nuk i
pëlqejnë
shijen.
Metoda 3. Kjo metodë rekomandohet për personat te cilët kanë ndjeshmeri
stomaku, djegie stomaku, te cilat shtohen pas marrjes se qumeshtit te
bletes.
Këta persona, polenin duhet ta bluajne ne makinen e kafese, te cilit
duhet t’i shtojne 1-6 luge ujë për 1 luge polen. Keshillohet pirja me
stomakun
bosh, ose pas një mëngjesi te lehtë.
Për çfare keshillohet poleni
Poleni rekomandohet te përdoret për vonesat ne zhvillimin e fëmijëve.
Për këtë nevojiten 5-10 grame polen ne ditë, i cili favorizon
zhvillimin dhe
forcimin e kockave, zhvillimin e sistemit nervor. Ne infeksionet e
mushkerive poleni ndihmon ne parandalimin e viruseve dhe infeksioneve
te
mushkerive. Konsumohet ne kura prej një muaji, me 10-30 grame ne ditë.
Gjatë një viti mund te bëhen 2-3 kura.
Problemet e riprodhimit tek meshkujt. Konsumimi i rregullt i polenit
rrit prodhimin e spermatozoideve, si edhe përmirësimin e tyre.
Keshillohet te
përdoret sepse parandalon impotencen tek meshkujt (impotencen e
shkaktuar nga mosha), ndihmon ne raste stresi, mungese ne ushqim,
lodhje, tension
emocional i zgjatur, pagjumesi etj.
Menopauza e parakohshme. Poleni përmban substanca estrogjene dhe ka
efekt kurues për acarimet e dukshme qe shfaqen gjatë kësaj faze.
Konsumohet ne
kura prej 28 ditesh, me 12 ditë pushim midis kurave, minimumi 4 kura ne
vit. Kjo gjë keshillohet edhe për meshkujt, sepse ndihmon ne andropauze
(menopauza e meshkujve). Alzheimer, keshillohen 3-4 kura ne vit, nga
një muaj secila, me 10-20 grame ne ditë. Aksidenti vaskular
parandalohet duke
konsumuar çdo ditë polen. Gjithashtu, ai ndihmon ne rregullimin e
funksionimit te tubit tretes dhe përmirësimin e hemorroideve dhe
semundjeve te
venave. Përmbajtja e lartë e vitaminave, enzimave, ndihmon ne
stimulimin e imunitetit dhe parandalimin e kancerit. Rekomandohen
minimumi tre kura ne
vit, secila nga një muaj. Poleni stimulon aktivitetin e tubit tretes,
rregullon punën dhe funksionimin e tij. Por ai rekomandohet te përdoret
edhe ne
raste diarreje, ose infeksione te tubit tretes. Kura për këtë është e
shkurter, 7-14 ditë, një luge e vogël para ushqimit.
Reumatizma. Perveç trajtimit te gjatë te shoqëruar me ushqim te pasur
ne fruta dhe perime për këtë semundje rekomandohen 5-6 kura polen me
nga 30 ditë
secila.
Rezultate shumë te mira kuruese poleni ka dhënë si ne formën kronike
edhe akute te adenomit te prostates. Gjithashtu, ai rrit edhe potencen.
Për këtë
rekomandohet një trajtim i gjatë (minimumi 60 ditë), me 10 grame ne
ditë, te kombinuara me qumësht blete (100 mg ne ditë).
Depresioni dhe lodhja nervore. Konsumimi për 3 muaj i polenit çon ne
përmirësimin e tonusit te brendshem dhe mendimeve depresive. Poleni ul
varesine
ndaj alkoolit. Për këtë ai duhet te konsumohet 15-30 grame (1-2 luge)
ne ditë, kura zgjat 30 ditë me 15 ditë pushim, me pas mund te filloni
një kure
tjetër. Ndihmon ne funksionimin e tubit tretes, djegien e kalorive.
Gjithashtu, efekte pozitive poleni ka edhe ne dietat për shendoshje,
sepse
përmirëson oreksin.
Arterioskleroza, kolesterina e rritur, probleme me qarkullimin e gjakut
ne tru. Ne këto semundje poleni ka aftësi kuruese nëse konsumohet
rregullisht.
Merret i përzier me mjalte, sipas dozave te pershkruara te metodat e
marrjes. Anemia, për këtë semundje poleni ka dhënë rezultate shumë te
mira nëse
konsumohet për një kohe te gjatë dhe i shoqëruar me qumësht blete dhe
mjalte.
Efekte te mira kuruese poleni ka dhënë edhe për kurimin e verdhezes si dhe për gjenerimin dhe tonifikimin e lekures.
Kanceri ne miter dhe ne gjoks. Permireson simptoma dhe forcon imunitetin. Keshillohet te përdoret 10-20 grame ne ditë.
Kujdes ne përdorimin e polenit
Ne këto 10 vitet e fundit është rritur numri i personave qe kanë
alergji nga poleni. Për këtë arsye konsumimi i tij duhet bërë me
kujdes, ne sasi te
vogla (për here të parë një maje thike). Kjo sasi e vogël përdoret për
disa ditë për të parë nëse ekziston alergji. Nëse nuk keni alergji,
atëherë
mund te vazhdoni trajtimin duke rritur gradualisht dozen. Nëse shfaqen
simptoma minore (djegie te lehta ne stomak, rrjedhje te hundës, ose
kruajtje te
lekures) vazhdoni trajtimin, por duke e konsumuar polenin ne doza te
vogla dhe te përzier me mjalte ose ujë. Nëse alergjia është me e rëndë,
nderpriteni urgjent konsumimin dhe konsultohuni me mjekun specialist.
Ne rastin e semundjeve te renda te melçise duhet te konsultoheni me
mjekun
specialist.

Jonida Tashi G.ALBANIA
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi