BIJA E KRIJUESIT TË MADH RIZAH SHEQIRI MARSHON SUKSESEVE

Shko poshtë

BIJA E KRIJUESIT TË MADH RIZAH SHEQIRI MARSHON SUKSESEVE

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Tue 26 May 2009 - 21:22

Yllka Sheqiri shpërblehet për rolin më të mirë

Sukses i një debytanteje shqiptare në festivelin e filmit në në Sölvesborg të Suedisë
Krijuesja
e re Yllka Sheqiri, autore e dy përmbledhjeve poetike në gjuhën suedeze
”Jag lyssnar inte alltid” ( Unë dëgjoj jo gjithmonë) 2005 dhe ”Men”
(Por) 2008 e prezentuar në përmbledhjen antologjike Via Mystica /Përmes
mistikës/ nga autorët Jonas Eek, Stefan Klint, Beata Åhrman-Ekh në
botim të shtëpisë botuese Verbum si dhe në antologjinë ”Revansch 2008”,
botim i Shtëpisë Botuese ”Skrivarsidan” dhe Vullkan. Me krijimet e veta
Yllka është prezentuar edhe në librin shkollor ”Urat tona” si dhe në
disa antologji të tjera.
Yllka Sheqiri, poete, studente e dramës, filmit dhe skenarit është
një krijuese që premton shumë jo vetëm në fushën e letërsisë, por edhe
të dramës e të filmit.
Këtë e dëshmoi me filmin e saj të shkurtër artistik të realizuar
vitin e kaluar me titull “Në pus pa fund” skenarin dhe regjin e të
cilit i bëri vetë dhe ku rolin kryesor e luan vetë. Me këtë film ajo
konkuroi në Festivalin e filmit të shkurtër artistik “Alfredgalan 2009”
që u mbajt në Solvesborg të Suedisë. Juria e këtij fesivali nga mbi
tridhjetë filma zgjodhi 15 për konkurim dhe në mesin e tyre edhe filmin
e Yllkës. Pas shfaqjes së filmave juria profesionale e festivalit ndau
shpërblimet në shtatë kategori.
Dhe atë për; skenarin, aktrimin, filmin junior, filmin senior,
fotografinë, videomuzikën dhe zgjedhjen e publikut . Ku Yllka Sheqiri u
nderua me çmimin për rolin e Violes në filmin saj “Në pus pa fund”.
Juria gjatë prezentimit të motivimit tha se ishte loja e
shkëlqyeshme shumë emocionale e Yllkës në rolin e saj që edhe pse në
gjuhë tjetër, këtë rast në gjuhën shqipe, na emocionoi shumë. Prandaj
në këtë kategori nuk e kishim vështirë për të zgjedhur rolin më të
realizuar e aktrimin më të mirë.
Pas kumtimit të lajmit nga Juria e Festivalit, Yllka e gëzuar pasi falenderoi për çmimin, deklaroi:
- Ky është një çmim që unë nuk e prisja, aqë më tepër në këtë film
ku unë kam shkrirë shumë mund si skenariste dhe si regjisore. T’u them
të drejtën, e ndjeva veten shumë të kënaqur kur filmi u pranua të
shfaqej si film konkurues në këtë festival. Ky ishte gëzimi dhe
kënaqësia ime e parë por, kur përcolla të gjithë filmat konkurues kisha
një ndjenjë që filmi im nuk do të kalonte pa ndonjë vëmendje nga juria
profesionale e festivalit. Të jem e sinçertë unë paksa e prisja ndonjë
çmim për skenar e ventualish ndoshta për regji, por se do të
shpërblehem si artistja më e mirë e këtij festivali as që më ka vajtur
mendja. Sido që të jetë, çmimet janë çmime... Ato kanë kënaqësinë e
vetë, dhe kjo kënaqësi përjetohet nga kushto. Unë këtë çmim e përjetova
shumëfish: Është filmi im i parë artistik i metrazhit të shkurt pas të
cilit unë qëndroj si skenariste dhe si regjisore, pastaj është film në
gjuhën shqipe dhe film ku unë marrë çmimin e festivalit për lojën më të
mirë si aktore. Gëzim vërtet i madh për mua që më mbush shpirtrisht dhe
që më jep elan për punë të më tejshme.
Festivali i dhjetë jubilar i filmit të shkurtër artistik
“Alfredgalan 2009” në Sölvesborg të Suedisë për koincidencë kaloi në
frymë shqiptare. Në te u shfaq edhe një film shqip “Në pus pa fund”, i
një regjisoreje dhe skenaristeje shqiptare Yllka Sheqirit e cila edhe u
vlerësua me çmimin e festivalit për aktrimin më të mirë, dhe ky çmim iu
dha një shqiptareje. Por për kënaqësinë dhe krenarinë shqiptare në
Suedi konferencier në këtë festival ishte aktori i ri e shumë i
talentuar i teatrit të Stokholmit, Bashkim Neziraj, i cili u vlerësua
lart nga të pranishmit dhe nga shtypi ditor për udhëheqjen e
mrekullueshme të kësaj mbrëmje të festivalit.
Dhe në momente të tilla çdo shqiptari i vjen të shpërthejë nga gëzimi e kranaria.
M.H.




Kthehu





Yllka Sheqiri pas marrjes së çmimit për aktrim në filmin saj “Në pus pa fund”
avatar
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi