Çfarë ndodhi me shqiptarët në vitin 1967

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Çfarë ndodhi me shqiptarët në vitin 1967

Mesazh nga Geri prej Sat 30 May 2009 - 9:25

Feja dhe
transformimi shpirtëror i shqiptarëve në vitet gjashtëdhjetë.
Historiani Tadeusz Czekalski i cili ka në proces Historinë e Shqipërisë
në gjuhën polake është për një lexim të kujdesshëm të marrëdhënieve që
vendosi diktatura sidomos me kultet

Sacrum et profanum

Tadeusz
Czekalski (Tadeush Çekalski) erdhi në Shqipëri pas përvojës në distancë
që i kishte dhënë leximi i shënimeve të udhëtimit të jezuitit polak
Marcin Çerminjskit. "Albania" (1893) mbetet i pari punim i plotë për
Shqipërinë në gjuhën polake.

100 vjet më pas, Czekalski gjeti po
atë Shqipëri që përshkruante Çerminjski i cili duke marrë shkas nga
misionet fetare në këtë vend të Ballkanit, kishte arritur në
përfundimin që ky ishte një popull fetar, por jo dhe aq praktikant.

"Po
ajo Shqipëri" që kish gjetur më 1993 historiani antropolog i
Universitetit të Krakovit, do të thoshte se megjithë aksionin politik
të diktaturës ndaj fesë, për këta njerëz nuk kishte rëndësi çatia e
zotit, institucioni i kultit me gur a dru, nuk kishte rëndësi të shkoje
apo jo në kishë.

Për ta Zoti ishte gjithkund dhe besimi ishte një nevojë shpirtërore.
Tek
poetët shqiptarë të Rilindjes, është e njohur ideja e pranisë së
gjithkundshme të Zotit, si panteizëm apo trajtimi i identitetit
kombëtar si fe mbi fetë, këndvështrim krejt i ndryshëm nga fqinjët tek
të cilët feja është shprehje më e lartë e identitetit nacional, gati
një karakteristikë supremacie.

Besimtarin jopraktikant që
Czekalski e gjeti në Shqipërinë e pasnëntëdhjetës - e gjen dhe sot e
gjithë ditën - e ndeshim në kohën e komunizmit polak. Aty nga vitet
gjashtëdhjetë, ishte i njohur termi "katolik jopraktikant".

"Nga pikëpamja fetare kjo është absurde", thotë historiani polak, autor i disa veprave për historinë e Shqipërisë.
Nëse
do të flisnim me këtë gjuhë do të ishim në sferën e besimit filozofik.
"Por po flasim për atë çka është fundamenti i fesë: çfarë është sacrum
dhe çfarë është profanum."
I ndodhur në Tiranë për kërkime në
Arkivën e Shtetit dhe si përfaqësues i Institutit të Historisë të
Universitetit të Krakovit që do të nënshkruajë nesër një marrëveshje
bashkëpunimi me Qendrën e Studimeve Albanologjike dhe Institutin e
Historisë, Czekalski, ndalet tek kjo temë diskutimi sepse për të ka
shumë rëndësi viti 1967, i shpallur si viti zyrtar i luftës kundër fesë.
Kujtojmë
se së bashku me Jerzy Hauziński, ai ka në proces Historinë e Shqipërisë
në gjuhën polake, botimi i dytë, që nga lashtësia deri në vitin 2005.
Botimi i parë me autorë Jan Lesny dhe Jerzy Hauziński ishte bërë më
1992, ndërsa botimi në proces, që do të jetë në serinë "Historia e
shteteve" në gjuhën polake, mendohet të jetë një vëllim me 600 faqe që
do të botohet brenda vitit 2010.


Czekalski është përgjegjës
për periudhën nga tanzimati deri në shekullin XXI. Ndërsa kolegu i tij
Hauziński për periudhën osmane. Ai është autor i artikujve për
Shqipërinë dhe i librave "Histori e shkurtër e krishtërimit shqiptar në
vitet 1912-1993", "Shqipëria në vitet 1920-1939, shteti, ekonomia dhe
kultura", "Shqipëria në vitet 1920-1924, aparati shtetëror dhe
funksionimi i tij" me të cilën mbroi tezën e doktoraturës dhe
"Shqipëria e shekullit të XX-të", Varshavë 2003.


Tema në
fjalë, për kushtet politiko-shoqërore që çuan drejt ateizmit zyrtar të
shtetit në vitin 1967 është nga çështjet e tij më të dashura. Kërkimi
në Arkivën e Shtetit ka për qëllim ta trajtojë këtë temë nga burimet
shqiptare sepse ai beson se janë materiale në bazë të të cilave mund të
rindërtohet historia e sotme e Shqipërisë.

Në mënyrë krejt
aksidentale kërkimi i historianit polak u takua me kërkimin tonë, të
Gazetës "Shekulli" e cila po boton me këtë rast, për herë të parë, një
relacion të vitit 1963 nga Nexhmije Hoxha, Ramiz Alia dhe Fadil
Paçrami, "Relacion mbi luftën kundër paragjykimeve fetare dhe
propagandën ateiste-shkencore".


Në këtë relacion krejt
burokratik duket që ky ishte shteti i cili synonte të thante nevojat
shpirtërore të njerëzve apo të bllokonte rrugën e padukshme të mendimit
me botën sacrum. Qëllimi ishte që edhe ata që do të lindeshin të mos
kishin shteg takimi me Zotin:
"Shkolla ka për detyrë që me punën e
saj të bëjë që fëmijtë tanë të rriten ateistë. Prandaj, me anë të vetë
procesit mësimor me anë të punës së përditshme edukative të mësuesve
dhe me anën e punës të organizatave të rinisë, duhet të bëjnë që brezi
i ri të çlirohet nga paragjykimet fetare. Kjo është plotësisht e
mundshme në qoftë se do të punohet mirë. Fshatarin, gratë dhe pleqtë,
është e vështirë t'i bindësh se "nuk ka zot" apo si "bie shiu" etj.
Kurse me nxënësit kjo duhet arritur medoemos."

Ishte një aksion
që do të shpallej 4 vjet më vonë, më 1967 me revolucionin kulturor,
ndërsa organet e sigurimit e bënin të vetën ditën dhe natën, pa qenë
nevoja e urdhrave, deri në kultivimin e një zelli të vetvetishëm
përgjimi dhe raportimi.


Czekalski nuk e beson atë që rëndom
thuhet se "feja s'ka pasur ndonjë rol për shqiptarët". Sipas tij,
pyetja çfarë dhe si ka qenë viti 1967 hap një diskutim delikat që bie
ndesh me thënien e mësipërme.

Nëse në vendet e Lindjes komuniste
njihej ateizmi praktik, në Shqipëri ai ishte futur me ligj (në
kushtetutë shpallej që Shqipëria është një vend ateist). Analizimi i
ndalimit të fesë ka për qëllim të shohë pasojat, se si funksionoi
mekanizmi i transformimit të shpirtit njerëzor, i vizionit të mendimit,
ndërsa shqiptarëve u lejohej hyrja vetëm në një botë profane, sepse
ç'ishte sacrum, ishte "opium për popullin".
"Nëse në traditën
perëndimore feja ka qenë më shumë etikë, dije dhe sacrum, feja në
Ballkan shihet si një simbol integrues, ilaç, emocion",- thotë
historiani polak. Edhe për këtë ai mendon se komunizmi shqiptar,
megjithëse mekanizmi i komunizmit në Evropën Lindore ishte pothuajse i
njëjtë, duhet parë në distancë.

Ai është për analiza historike
të natyrës antropologjike, pra që më tepër se "homo politicus" e sheh
njeriun si qenie sociale. "Vetëm duke shkuar në zemër të shoqërive do
mund të kemi një ide të qartë për sistemet politike."

Leximi në
këtë mënyrë i emocioneve të shoqërisë shqiptare, vlen edhe kur merret
në analizë vitin 1997, që për Czekalski-n është viti më i rëndësishëm,
më interesant në historinë e shqiptarëve.

97, është një
extremus, është viti kur Shqipëria ndodhet në ekstremin e problemeve
shoqërore, "viti kur njerëzit humbën lidhjet me shtetin".

Ai bën
një paralele me shtetin shqiptar në vitet 1920-1924, para ardhjes në
pushtet të Ahmet Zogut: kemi një elitë të vogël dhe populli që nuk
kupton: a është ky shtet për popullin; si është mekanizmi i shtetit, si
është diferenca midis shtetit tonë dhe atij osman.
Me fjalë të
tjera, ajo që ndodhi në vitin 1997 erdhi nga kushtet e një populli që
ndodhet nën influencën e emocioneve politike. Historiani ynë e quan
specifik leksionin e vitit 1997. Ngjarjet prodhuan një frikë e cila
"për paradoks duhet parë edhe si një faktor progresiv, sepse është një
faktor frenues, bllokues.

Nëse nuk do të kuptojmë emocionet e
asaj kohe nuk do të kuptojmë çfarë ka ndodhur",- pohon Çekalski. "Në
një situatë ku dominon analfabetizmi politik, sidomos në shoqëritë
postkomuniste, frika është një faktor vendimtar.

Tjetër faktor
që vepron në një terren të tillë është miti si histori artificiale.
Kështu kemi në Shqipëri idenë e kombit të vogël por madhështor." Ai
thotë se që të krijohet një mendim i ri ndër to, shoqëritë
postkoministe kanë një detyrë të vështirë: të vetëveprojnë. Vlerësimi i
të mirave dhe i gabimeve: ky do të ishte vetëveprimi i një shoqërie.

Si
historian polak ai nuk e sheh me shumë optimizëm të ardhmen e
profesionit të tij. Ku është vendi për historianin? Tadeusz Czekalski e
ka fjalën për historinë antropologjike e cila synon të ketë në fokus të
saj mendimin dhe të jetuarit në kohën e kaluar. Është si të takosh një
njeri që vjen nga ajo kohë dhe në takimin me të, të gjesh përgjigje për
kohën e sotme.
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi