Reumatizma, 30 dite plazh ne vit per te kuruar semundjen

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Reumatizma, 30 dite plazh ne vit per te kuruar semundjen

Mesazh nga Geri prej Sun 31 May 2009 - 9:24

Reumatizma, 30 dite plazh ne vit per te kuruar semundjen



Mjekët rekomandojnë 30 ditë plazh në vit për të gjithë personat që kanë
probleme me reumatizëm. Sipas tyre, rëra, (në veçanti rëra e pastër),
është
tepër efikase për kurimin e kësaj sëmundje. Këshilla numër një e
specialistëve është që të gjithë personat që kanë probleme me këtë
sëmundje, duhet të
shfrytëzojnë në maksimum rërën gjatë orëve të mëngjesit dhe të
pasdites, pasi në drekë temperatura është shumë e lartë dhe është e
pamundur që trupi
ta durojë atë. Gjithashtu, të gjithë pacientët që vuajnë nga
reumatizma, nuk duhet ta pinë asnjëherë çajin në një enë metali, por
vetëm plastike ose
prej druri. Madje mjekët rekomandojnë që edhe vetë çaji të mos zihet në
një enë metali, por qelqi apo porcelani. Në këtë rast, sapo të keni
pirë as
gjysmën e gotës, dhimbjet kanë tendencë për të pushuar. Kompresa në
vendin e dhimbjeve është në të shumtën e rasteve qetësuesi numër një që
ndalon
dhimbjen. Por për reumatizëm afatgjatë, megjithatë mjekët rekomandojnë
pirjen e produkteve bimore si dhe kompresat në vendet më të theksuara
me
reumatizëm. Gjithashtu dy vitamina janë shumë të rëndësishme për trupin
e njeriut dhe ndihmojnë shumë në shmangien e problemeve reumatizmale,
ato janë
vitamina C dhe A.
Sëmundja
Reumatizma, e cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë, ka
lidhje të ngushtë me vendbanimin e personave të prekur. Sipas
specialistëve, kjo
sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur, për shkak të klimës dhe
kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira, sipas mjekëve
specialistë,
janë barishtet. Në farmacitë bimore, ekzistojnë bimë të Perëndimit që
janë të shumta për sa i përket llojeve. Përzierje bimëve që tregtohet
është
tretur në alkool bimësh 39 gradë dhe quhet Schenden Bitter dhe bashkë
me të edhe një lloj kremi i quajtur Calendula Saslbe dhe është e
përbërë nga
yndyra dhe lulja e quajtur Calendula Officinalis, që ndryshe në gjuhën
e popullit quhet lule duhani, sepse i ka gjethet të ngjashme me të.
Shkaqet
Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale,
shpjegojnë reumatologët duke pohuar se, shkaqet lokale, pra të pjesëve
të ndryshme
të trupit, janë të shpeshta gjatë artrozës. Sipas tyre, sa herë që
sforcohet një nyjë, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj,
sidomos ato
me natyrë sportive dhe profesionale nga mikrotraumat, kjo mundësi
shtohet në rast se kemi të bëjmë me një anomali anatomike të fituar apo
të lindur, e
cila ndikon fuqishëm mbi artrozë. Ndërsa ndër shkaqet e përgjithshme,
specialistët përmendin moshën, e cila përbën një faktor etiologjik, ku
artroza
sa vjen e theksohet. Ndërkohë, faktori gjenetik, pra trashëgimia, sipas
mjekëve, ndikon sidomos në formën e artrozës së gishtave të këmbëve dhe

duarve, ku viktimë e kësaj, sipas tij, janë sidomos femrat. Po ashtu
klima e ftohë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare, e
cila prek
duart dhe viktimë janë sidomos gratë pas të 50-ve, kur kjo kombinohet
me perimenofrazën, por te gratë edhe mbipesha është faktor negativ për
sëmundjet
reumatizmale.
Kremrat
Kremrat që janë të përbërë me këto lloj bimësh, kanë një përdorim shumë
të lehtë, me to lyen lëkurën, në pjesën ku ke dhimbje para se të vësh
kompresën e lagur me Scheden Bitter. Për kompresë merret një garzë në
madhësi të vendit ku e keni dhimbjen dhe e lagni me këtë lloj tretjeje
bimësh.
Më pas e vendosni në vendin e dëshiruar dhe e mbështillni me qese
najloni duke e shtrirë mirë në mënyrë që të mos depërtojë ajri e as të
lagen apo
ndoten rrobat. Por për më tepër kjo mënyrë përdoret për të mbajtur
nxehtësinë, sepse po depërtoi të ftohtit, atëherë kompresa duhet të
hiqet, sepse në
vend të kurojë, ajo shkakton dëme. Për të ruajtur ngrohtësinë dhe për
të mos lëvizur kompresa, duhet ta mbështillni garzën me qese najloni
edhe me një
copë të leshit apo të pambuktë dy apo trefish dhe ta lidhni me ndonjë
shami apo diçka elastike që të mos lëvizë kompresa.
Analgjetikët
Analgjetikët janë ilaçe që lehtësojnë dhimbjen pa e ulur inflamacionin.
Ato janë shumë efektive në uljen e dhimbjeve të lehta dhe jo shumë të
forta,
të ngjashme me atë të dhimbjes së kokës ose të dhëmbit. Ato nuk kanë
efekte anësore si ilaçet e tjera. Analgjetikët japin efekt shpejt
zakonisht
brenda një ore. Çlirimi nga dhimbja zgjat zakonisht nga katër deri në
tetë orë. Këto ilaçe funksionojnë duke penguar dërgimin e sinjaleve dhe
dhimbjes
në tru ose duke penguar vetë trurin që të marrë sinjale. Acetaminophen
përbërësi aktiv që ndodhet tek analgjetikët më të përdorur. Përfshi ato
që nuk
kanë aspirinë në përbërjen e tyre si: Anacin, Execedrin, dhe Tylenol.

Studimi, sporti i bën mirë kockave
Sipas një studimi të kryer me 200 atletë, për 2 vjet studiuesit kanë
dalë në një rezultat: Sporti i bën mirë kockave. Disa prej ushtrimeve

kombinuara kanë treguar se sporti i bën mirë forcimit dhe kalcifikimit
të kockave. Vihet re që njerëzit që nuk merren me sport kanë një
shkallë të
lartë plogështie, e cila vjen si shkak i mosmarrjes me sport. Ndërkohë
që këta persona shpesh vuajnë nga sëmundje të kategorisë reumatizmale,
duke
sjellë probleme të dukshme për shëndetin. Specialistët këshillojnë që
duke u marrë me sport të paktën dy herë në javë, i bën mirë kockave, jo
vetëm
duke i forcuar ato, por edhe duke ndihmuar procesin e kalcifikimit,
mjaft i domosdoshëm për njeriun. Madje, kjo është një ndër mënyrat
kryesore për të
mbajtur sa më larg vetes, reumatizmin. Jo pak, por tridhjetë ditë në
vit, mjekët rekomandojnë plazh, për të gjithë personat që kanë probleme
me
reumatizmin. Sipas tyre, është shumë e rëndësishme, që ato të shtrihen
në rërën e plazhit në mëngjes dhe në darkë. Ndërkohë që përdorimi i
bimëve
jeshile është shumë i këshillueshëm. Ato duhet të zihen për rreth 20
minuta dhe më pas do të pihen për të lehtësuar dhimbjet reumatizmale.
Çaji duhet
të zihet në një enë porcelani dhe jo metalike.

Këshilla
Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites
Mjekët rekomandojnë 30 ditë plazh në vit për të gjithë personat që kanë probleme me reumatizmin
Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore
Merrni here pas herë, (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë
Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta
Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile
Përdorni ujë mineral
Hani sa më shumë fruta me vitaminë C dhe A
Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol ose medikamente të tjera për përmbajtje paracetamoli

Gazeta Albania
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi