Hemorragjia cerebrale, rastet kur rrezikoheni te prekeni

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Hemorragjia cerebrale, rastet kur rrezikoheni te prekeni

Mesazh nga Geri prej Wed 3 Jun 2009 - 8:48

Hemorragjia cerebrale njihet ndryshe nga
populli edhe me fjalët i ra pika, ose i plasi gjaku në tru. Më të
rrezikuar nga kjo sëmundje janë njerëzit që
kanë probleme me zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Për këta të sëmurë,
mjekët rekomandojnë që të evitohet sa më shumë ekspozimi ndaj diellit,
sidomos
në orët më të nxehta të ditës, temperaturat e larta bëhen shkak për
rritjen e presionit të gjakut. Faktorët kryesorë që ndikojnë në
avancimin e kësaj
sëmundjeje kaq të rrezikshme te gratë janë: pilulat kontraceptive,
pirja e duhanit, mbipesha dhe migrena. Nëse këta katër faktorë do të
puqeshin së
bashku, rreziku për një hemorragji cerebrale do të ishte i dyfishtë dhe
shumë i rrezikshëm për jetën, aq sa mund të themi vdekjeprurës.
Shenjat
Hemorragjia cerebrale ose infarkti i trurit kryesisht ndodh në moshat
mbi 60-vjeç, por njihen raste edhe në moshat e reja. Shenjat kryesore
që i
sëmuri paraqet janë: nuk flet (nuk mund të shqiptoj dot asnjë fjalë),
ose nuk i kuptohen fjalët (belbëzon); Nuk lëviz gjymtyrët (dorën ose
këmbën);
Tërheqja e muskujve të fytyrës të asaj ane që nuk lëviz dorën ose
këmbën; Urinon dhe defekton në mënyrë të pavullnetshme; Të dridhura të
pjesshme ose
në të gjithë trupin; Të vjella. Në këtë situatë nëse i sëmuri ka të
vjella është mirë që të bëhet kthimi i kokës në anën e majtë me qëllim
që të mos
bllokohen rrugët e frymëmarrjes dhe të hiqen protezat kur ato janë. Kur
i sëmuri ankon për të vjella, dhimbje koke, të dridhura, çrregullime të
tensionit dhe të ritmit të zemrës, duhet patjetër të bëjë vizitë
mjekësore për ti paraprirë paralizës. Të kontrollohet rregullisht
tensioni tek të
sëmurët me tension të lartë sidomos tek ata me trashëgimi familjare të
sëmundjes dhe të mos abuzohet me mjekimin. Një mjekim i rregullt i
tensionit të
lartë të gjakut dhe i çrregullimeve të ritmit të zemrës do të
parandalonte një situatë të tillë.
Rreziku
Kohët e fundit, një rrezik i madh për shëndetin është hemorragjia
cerebrale. Femrat janë ato që preken më shpejt se meshkujt nga kjo
sëmundje. Rreth
15 për qind e pacientëve janë nën 45-vjeç. Hemorragjia cerebrale quhet
ndryshe, edhe infarkti i trurit. Ai vjen si rrjedhim i bllokimit të një
arterie
në tru, që pengon dhe qarkullimin e gjakut. Faktorët kryesorë që
ndikojnë në avancimin e kësaj sëmundjeje kaq të rrezikshme te gratë
janë: pirja e
duhanit, mbipesha dhe migrena. Nëse këta faktorë do të përputheshin së
bashku, rreziku për një hemorragji cerebrale do të ishte i dyfishtë dhe
shumë i
rrezikshëm për jetën, aq sa mund të themi vdekjeprurës. Në tri orët e
para pas rënies së infarktit, kemi masën e shpejtë me medikamente. Në
rastet kur
pacienti nuk arrin të përmirësohet me medikamente, është i detyrueshëm
një operacion urgjent. Afro 80 për qind e këtyre pacientëve nuk
mbijetojnë më
shumë se një javë. Ndërsa pacientët që arrijnë të mbijetojnë dhe të
përmirësohen brenda 48 orëve, kanë shanse të mira për jetesë. Për të
mënjanuar një
sëmundje të tillë të rrezikshme, një kujdes i madh duhet treguar me
ushqimin dhe sportin. Mënjanimi i lyrave si dhe ushtrimi i sportit
është një
domosdoshmëri, që rregullon cilësinë e jetës së njeriut.
Trajtimi
Studim mbi njohjen e mënyrave e reja për trajtimin e hemorragjisë
cerebrale ka nxjerr në pah se kjo sëmundje është një nga shkaktarët
kryesorë të
vdekjeve. Por në ç’mënyrë mund të parandalohet kjo sëmundje? Për
përgjigjen e kësaj pyetje janë zhvilluar një seri studimesh dhe shumë
prej tyre
rekomandojnë ilaçe të ndryshme. Por pyetja që tani shtrohet është se sa
njihen këto ilaçe e mënyra të reja nga personeli mjekësor në klinika e
spitale. Në këtë kuadër, kohët e fundit u botua një analizë shkencore,
e cila merr në shqyrtim mbi 400 studime të kryera mbi hemorragjinë
cerebrale.
Përfundimet e analizës lënë të kuptohet se personat e prekur nga
hemorragjia cerebrale nuk kanë qenë në gjendje të marrin trajtimin e
duhur mjekësor,
pasi në shumë raste personeli mjekësor nuk ka dijeni rreth mënyrave të
reja të efektshme për trajtimin e kësaj sëmundjeje. Shkencëtarët
shqyrtuan me
kujdes afro 400 raste me hemorragji cerebrale dhe vunë re se në disa
klinika pacientëve të moshuar u ishin mohuar ilaçe kundër koagulimit të
gjakut që
janë provuar si parandalues të efektshëm të hemorragjisë cerebrale tek
personat që vuajnë nga aritmia e zemrës. Këto ilaçe nuk u jepeshin të
moshuarve, pasi personeli mjekësor shqetësohej se ilaçi mund të
shkaktonte hemorragji nëse pacienti padashje rrëzohej. Por kërkimet e
hershme kanë
treguar se ky lloj trajtimi nuk shkakton asnjë problem tek të
moshuarit. Ekspertët thonë se të kesh ilaçin e të mos dish ta përdorësh
është njësoj si
të mos e kesh, prandaj u bëjnë thirrje mjekëve dhe të gjithë personelit
mjekësorë që t’u kushtojnë më shumë vëmendje arritjeve të reja në këtë
fushë e
t’i vënë ato në zbatim.

Simptomat
I sëmuri nuk flet, nuk mund të shqiptoj dot asnjë fjalë, ose nuk i kuptohen fjalët (belbëzon)
Nuk lëviz gjymtyrët dorën ose këmbën
Tërheqja e muskujve të fytyrës të asaj ane që nuk lëviz dorën ose këmbën
Urinon dhe defekton në mënyrë të pavullnetshme
Ka të dridhura të pjesshme ose në të gjithë trupin

Sëmundja në shifra
Femrat preken më shpejt se meshkujt nga kjo sëmundje
Hemorragjia ndodh kryesisht në moshat mbi 60-vjeç
Rreth 15 për qind e pacientëve janë nën 45-vjeç
Por njihen raste të sëmundjes edhe në moshat e reja
80 për qind e pacientëve që nuk përmirësohen me ilaçe nuk mbijetojnë më shumë se një javë
Pacientët që arrijnë të mbijetojnë dhe të përmirësohen brenda 48 orëve, kanë shanse të mira për jetesë

Faktorët kryesorë që ndikojnë në avancimin e kësaj sëmundjeje kaq të
rrezikshme te gratë janë: pilulat kontraceptive, pirja e duhanit,
mbipesha dhe
migrena. Nëse këto katër faktorë do të puqeshin së bashku, rreziku për
një hemorragji cerebrale do të ishte i dyfishtë dhe shumë i rrezikshëm
për
jetën, aq sa mund të themi vdekjeprurës.
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi