SPEKTAKËL MËRGIMTARËSH

Shko poshtë

SPEKTAKËL MËRGIMTARËSH

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Fri 5 Jun 2009 - 1:37

Spektakëli për talentët e ri në mergatën shqiptare "PASIONI IM" u mbajt edhe në Reutlingen të Gjermanisë

Ishte një pas dite freskuese ,një dite pushimi në Gjermani ditën e henë që lamë pas të datës 01.06.2009,një ditë që në Reutlingen të Gjermanisë, ajo pas dite u shëndrruar në një motiv zbulimi i talentëve ë rinjë në fushën e kulturës, si në muzikë vallëzim,manekizëm këngë etj.Ishte një atmosferë kulturore me prezencën e të rinjve që kishin udhëtuar edhe me qindra kilometra të shoqëruar me prindërit e vet për t'ju bashkangjitur ketij spektakeli .Në ketë spektakël pati pjesmarrës nga Reutlingeni,Tubingeni.Shtutgardi,dhe nga Zvicera.
Spektakeli "Pasioni im" pas mbajtjes së takimeve në Zvicër ku pati disa takime deri në finale që u mbajt ne Cyrih me 9 maj .Finalja e 9 Majt i shpalli 12 fitues për gara të matutjeshëme drejt superfinales qe pritet të mbahët pas përfundimit të spektakleve në mbare vendet e ndryshme të botës,ku është i përqendruar emigracionoi shqiptar.Fitues në finalen e Zvicrës ishin 6 veta ne këndim Albert Dani,Alma ,Gjokaj,Altin Asllani,Englatina Rexha,Kaltrina Berisha,dhe Shqipe Hasani,për vallëzim fitues ishte Flamur Saqipi,manekizëm Armend Gaxheri dhe Alije Abazi ndërsa ne instrumente muzikore, fitues u shpallën Rina Krasniqi,Fitim Behrami dhe Gentrit Gashi. Iniciativa e këtije spektakeli është dita ditës duke marrur nje karakter motivues ngsa nje fenomen i ri që po merr permasa ma të mëdha nga te rinjt shqiptar për tu prezentuar me pasionin e tyre pranë publikut. Spektakli "Pasioni im" i organizuar nga iniciatori i këtij projekti , ideatorit dhe moderatorit z.Rifat Avdiut qe vlen ta theksojm se është nje spetakel i kushtueshëm ,fisnik dhe shume njerëzor për ti kthyer sa do pak shpresat në mergatën shqiptare në shtetet e Europës,mergatë që është harruar fare nga institucionet e Kosovës , nga ministria e kulturës , është harruar nga ministria e arsimit , dhe nga qeveria e Kosoves? Një mërgatë që nuk e kurseu as vetveten për ti realizuar aspiratat tona deri në pavaresinë e kosovës.një mergatë shqiptare shumë e shkelqyeshme që për ta mbrojtur qenjën e vet nacionale, traditën,kulturën ,artin ,muzikën shqiptare etj ,detyrohet t'ë marrë vetiniciativa organizuese për ta ruajtur dhe kultivuar kulturën tonë në vendet e ndryshëme te Europës qe nuk e dinë as kush se ç'far numeri egziston i shqiptarëve ne këto vende,por dihet se nje numer i madh shqiptarësh është, ku sipas një të dhëne statistikore theksohet se ne Zvicër është një komunitet i madh shqiptarësh ku rradhitet në vendin e katërt pas popullit gjeman,atij francez dhe italian.Pra ti kthehëmi
edhe njëhere organizimit të spektaklit në Reutlingen të Gjermanisë pas nje entuziazmi të theksuar të pjesmarrësve, ishete nje zhurme bisede lidhur me te kaluarën e këtij spekakli në Zvicër por edhe në Gjermani që u mbajtën në disa vende. Ishte kënaqësi ti takojsh njerëz të kulturës , të rinjë sidomos qe kishin lindur dhe rritur në vende të huaja pjesa ma e madhe larg Kosoves ,Shqiperisë opo vedeve tona në Maqedoni,Mal te Zi apo në Serbinë e sotshme. Pos zotit Rifat Avdiut në këtë tubim në jurinë e takimit të radhës së spektaklit ishte edhe profesoresha Ariana Krasniqi,studiuese e pianos në degën koncert pianistikës e cila punon dhe jeton ne Frankfurt.Ora ishte 21.h ku filloj spektakli me prezetimin e kandidatëve pjesmarrë nga moderatori Rifat Avdiut .Ftesa e pare pë në skenë ju bërë kandidatit Hekuran Rexhepit që u prezentua me këngëne kushtuar mësuesit Haki Limanit nga Kosova lindorte,pastaj në skenë doli kegetareja Floriana Imeri nga rrethi i Shtutgardit me këngen" te dua" dhe ne gjuhen angleze "Moment in time"Nora Maliqi u prezentua me tri këngë.Pastaj në skenë dolën edhe Hysnije Rexhepi ne cilësine e këngëtares,Artan Preniqi kengetar,Senida Doli manekene, Blerim Zuzaku këngëtar,Traubin Mehaj instrumentalist,Ridvan Rexhepi instrumentalist,Ilir Palushaj maneken,,Ilaz Lami këngëtar,Antigona Llapashtica manekene,Fenida Daci dhe Vloriana Jakupaj u prezetuan si manekene.Njëri nga protagonistët dhe bashkeorganizator i këtij spektakëli në mërgatën shqiptare deklaroj, se duke qene i prokupuar me gjendjen aktuale të mergatës tonë u detyrova që t'i bashkangjitem idesë se z. Rifat Avdiut, por me u perpjekur sa do pak ta mbajmë gjallë kulturën tonë,ku fillimisht kemi pasur probleme të veqanta për me binarizua këtë projekt .
Pyetja jonë:Cilat ishin veshtersite që theksoni z.Sabri? Pergjëja: Fillimisht ne kishim prolem se nje spektakël i ketillë, ishim të detyruar që ta paraqesim edhe përmes ndonje stacioni televiziv në Kosovë, gjë qe patëm shumë vështirësi me RTK pasi nëshkruam një kontratë- marreveshje për emitimin e ketij spektakeli në vazhdimësi dolën disa rryma anti mergatë dhe e anuluan marreveshjen edhe se e kishim me shkrim!?.Pyetja e jonë:Pastaj çka vepruat matutje?Pergjegjëja:Sabri Krasniqi . Po u detyruam t'a kërkojmë kanale tjera me te cilin rast e kemi gjetur një përkrahje të TV.21, të emitimit të këtij spektakli aq te mirepritur në mërgatën shqiptare,gjë që shpreh nje mirënjohje për këtë stacion televiziv te 21.


Shkruan Asllan Dibrani 04.06.2009

Shtutgard
avatar
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: SPEKTAKËL MËRGIMTARËSH

Mesazh nga Vizitor prej Sun 6 Dec 2009 - 0:40

Shtepia enderron ne qetesi
Kopshti,stinet,kujtimet e
Pathyera e shoqerojne
Mjafton ti mbylli syte e perlotur
Vertet te shoh ty shtepia ime.
Dyert,dritaret,ogjakun here-here tym
Kopshti perplot lule,gjelbrim,flutura,gezim
Une nuk jam aty
Aty ku linda
Aty ku bera hapin,lojen e pare
Aty ku bera vajin,buzeqeshjen e pare
Aty ku mesova fjalen e qmuar nane
Aty ku kishte hare,gezim
Aty ku babai me dha dituri
Aty ku jehonte buzeqeshja,kanga
Aty ku gjyshi me tregoi prralla
Aty ku gjithhere printe e mbara
Po mbylli doren se bashku me kete kujtim
Ne zemer, ne shpirtin tim
Shtepia enderron ne qetesi
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi