Tre kafe në ditë zvogëlojnë shfaqjen e diabetit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Tre kafe në ditë zvogëlojnë shfaqjen e diabetit

Mesazh nga Geri prej Fri 26 Jun 2009 - 3:11

Është padyshim një nga përbërësit ushqimorë që
është studiuar më shumë në botë. Kokërr për kokërr kafeja ka qenë
objekt studimi për vite e vite me
radhë nga dietologët, kardiologët dhe infeksionistët.

Por deri në çfarë kufiri kafeja nuk dëmton shëndetin? Më në fund
përgjigjja vjen nga “Inran”, Instituti Kombëtar Italian për Ushqimin
dhe Ushqyerjen,
për kafen dhe efektet e saj mbi shëndetin njerëzor. Të gjitha
përgjigjet: nga zemra tek aparati tretës, nga veprimet e trurit e deri
te ndikimi që
mund të ketë te një grua në periudhën e shtatzënisë. Sipas studimeve të
ndryshme, të pish dy ose tre filxhanë kafe në ditë, jo vetëm që i bën
mirë
shëndetit, por të mbron edhe nga një sërë sëmundjesh, falë
antioksiduesve që te çdo kokërr e saj gjendet me shumicë.

Një seri kërkimesh të zhvilluara në Norvegji, Spanjë dhe Amerikë nga
viti 2004 e deri në 2006, tregojnë se kafeja është burimi kryesor i
antioksiduesve, në një dietë standarde që bazohet kryesisht te frutat,
perimet dhe kafeja. "Është e vërtetë që i bën mirë shëndetit, por nuk
duhet të
harrojmë se vitaminat nuk gjenden te kafeja, ndaj kurrsesi nuk mund ta
përdorim si zëvendësuese të frutave dhe perimeve", konfirmon Laura
Rossi, një
nga studiueset e "Inran.

Roli i kafes ndaj sëmundjeve

Studimet e "Inran", të realizuara nga instituti farmakologjik dhe
"Coffe Science" në Britaninë e Madhe, tregojnë për rolin e kafesë ndaj
sëmundjeve të
ndryshme: dy ose tre filxhanë në ditë zvogëlojnë shumë rrezikun për t‘u
sëmurë nga diabeti i tipit 2 dhe mbrojnë qelizat epatike. Nga ana
tjetër, dy
studime të rëndësishme të realizuara në 2006-ën kanë vënë në dukje
lidhjen mes konsumit të rregullt të kafesë dhe një përqindjeje të vogël
të rasteve
me cerozë, ose tumore të tjera në mëlçi.

Megjithëse duhet theksuar edhe fakti se nëse konsumi që këshillojnë
mjekët, nga 2 deri në tre filxhanë në ditë, shkon në 5 ose 6, atëherë
efektet e
mira shndërrohen në të kundërt. Kafeina e akumuluar nuk arrin të tretet
dhe zemra fillon të ndiejë pasojat deri sa arrin në kufirin që nuk
duhet
kaluar kurrë, 10 në ditë. Megjithatë, vetëm në një rast kafeja nuk mund
të na "mashtrojë": fakti se përmban substanca që mund të ndikojnë në
rënien në
peshë. Veprimi i saj konsiston në ndarjen e molekulave yndyrore që
tentojnë të rriten dhe kjo është e vërtetë. Por më pas, për t‘i
shkatërruar
plotësisht këto lipide, njeriu ka nevojë për aktivitete fizike. Po
ashtu, heqja e oreksit, stimulimi i diurezës, përmirësimi i
aktiviteteve sportive,
janë karakteristika të tjera të kafeinës, që nuk mund të cilësohen si
përgjegjëse kryesore për dobësimin.

Kafeja dhe aparati tretës

Gjithashtu, kafeina ka efekte pozitive edhe në aparatin tretës dhe mund
të cilësohet e mirë për të gjithë ata që vuajnë nga tretja e ushqimit,
por nuk
mund të cilësohet e tillë për të gjithë ata persona që vuajnë nga
ulcera. Siç shpjegojnë ekspertët, kafeja luan një rol të madh edhe në
tensionin e
gjakut dhe kolesterolin. “Kafja gjithashtu mund të shkaktojë rritjen e
kolesterolit në gjak dhe te konsumatorët e rastësishëm rritjen e
tensionit
përkohësisht”, tregon Fausto Natella, studiues i specializuar për
raportin mes kafesë dhe sistemit kardiovaskular. Më shumë kujdes për
gratë shtatzëna
dhe nënat që ushqejnë fëmijët me qumësht, “sepse është parë që kafeina
është në gjendje të kalojë plancetën dhe pas lindjes të bëhet një
komponent i
qumështit të nënës.

Disa efekte pozitive të kafes në shëndetin tuaj

1- Lehtëson dhimbjet e kokës

2- Parandalon cerozën edhe gurët në veshka

3- Rregullon ekuilibrin tek azmatikët

4- I bën mirë arterieve të zemrës

5- Nuk u rekomandohet grave shtatzëna

6- Bën të mundur uljen e tensionit të gjakut

7- Bën ekuilibrin e tensionit të lartë dhe atij të ulët

Kafeja, përmbajtja e kafeinës dhe dozat

Megjithëse deri tani nuk është parë asnjë rast që kafeja të ketë
shkaktuar dëme mbi fëmijën, për të qenë të sigurt është më mirë të
kufizohet sa më
shumë të jetë e mundur konsumimi gjatë këtyre muajve të shtatzënisë.
Por edhe në llogaritjen e dozave të lejuara në ditë duhet pasur
parasysh që jo të
gjitha kafet që pimë janë njëlloj. Një kafe ekspres, ose moka, përmban
nga 40 deri në 80 miligramë kafeinë dhe një filxhan çokollatë 60 mg. Më
e pasur
me kafeinë është kafeja amerikane, e cila përmban 115 deri në 120
miligramë për filxhan, ndërsa kapuçino përmban vetëm 70-80 mg. Një
përzierje e mirë
e kafes arabike, që konsumohet kryesisht në Evropë, ka një përmbajtje
kafeine të barabartë me 1,2 për qind, ndërsa adhuruesit më të mëdhenj
të kafes
në Evropë janë finlandezët, me një konsum 11,2 kilogram në vit për
person.

Efektet e çokollatës së zezë në zemer

Çokollata e zezë i bën mirë zemrës. Ajo ndihmon në forcimin e arterieve
tek ata që pinë cigare dhe ka me shumë antioksidantë në një gram se një
gotë
verë, çaj apo luleshtrydhet. Po të hash çokollatë të zezë për çdo ditë
nga pak, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut. Çokollata e
zezë
përmban elementë të quajtur polyphenols, i cili rrit nivelin e një
substance në trup që quhet oksid nitrik, i cili zgjeron vazot e gjakut
duke rritur
qarkullimin i cili sjell në uljen e tensionit. Vërtet ky është një
efekt i mirë, megjithatë çokollata sjell shtimin në peshë. Por edhe me
të nuk duhet
tepruar. Duhet që të mos përdorësh me shumicë ushqime që të pëlqejnë.
Në qoftë se e tepron, atëherë efektet pozitive nuk kanë më vlerë. Dhe
shtimi në
peshë nuk është aspak i mirë për tensionin.

Efektet pozitive të kafes për shëndetin

Kafeja këshillohet si një terapi e mirë edhe për një sëre sëmundjesh,
përfshi atë të zemrës. Por mos u çudisni, edhe për efektet që ka ajo te
fëmijët,
sigurisht në masën e duhur dhe pa e tepruar. Por, nuk është e
këshillueshme për gratë shtatzëna dhe të sëmurët me ulçer në stromak.
“Kafeja,- thotë
një prej dietologëve më të njohur të Italisë, - ju bën mirë, po ashtu
edhe fëmijëve. Kafeja mund të të lehtësoje dhimbjet e kokës. Ajo është
e mirë
për mëlçinë dhe mund të ndihmojë në parandalimin e cerozës dhe gurëve
në veshka. Dhe kafeina në kafe mund të zvogëlojë rrezikun e krizave të
azmës,
dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit brenda zemrës. Nuk mund ta
mohosh se kafeja nuk është e mirë për të gjithë.

Kafeja, pija e preferuar e mëngjesit
Pirja e më shumë se tre kafe në ditë mund të bëhet në një faktor të
dëmshëm për shëndetin tuaj. Kjo gjendje mund të krijojë nervozitet, të

shkaktojë shpejtim të rrahjeve të zemrës dhe dridhje të duarve. Gratë
shtatzëna, të sëmurët me zemër dhe ata që vuajnë nga ulçera në stomak,
zakonisht
këshillohen ta shmangin kafenë. Kafeja ndikon mirë për zemrën e
arteriet, dhimbjet e kokës, mëlçinë, cerozën, gurët në veshka, azmën,
etj. Ndërsa
aroma e kafesë së sapo bërë vërtitet çdo mëngjes në mijëra sheshe,
lajmet janë të mira për miliona e miliona njerëz nëpër botë, sigurisht
edhe për ne
shqiptarët, që kafen e kemi bërë pijen më të preferuar të mëngjesit.
Edhe pse ajo ka efekte pozitive për shëndetin, asnjëherë nuk duhet
tepruar me të.
Nëse kafeja merret në doza të larta, ajo mund të kthehet në një rrezik
serioz për shëndetin, duke u bërë shkak për sëmundje të ndryshme.
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi