Ngjarjet që kanë ndryshuar rrjedhën e luftës dhe paqes.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ngjarjet që kanë ndryshuar rrjedhën e luftës dhe paqes.

Mesazh nga Aldi prej Sat 27 Jun 2009 - 20:37

Që nga shpikja madhore e rrotës deri te pushtimet e Xhenxhis Khanit dhe rrëzimi i komunizmit në Evropë.

Zgjedhja e 50 datave kyçe në historinë e
njerëzimit nuk është diçka e thjeshtë. Ka
shumë pak gjasa që dy njerëz në këtë
botë t‘i vlerësojnë të njëjtat 50 data.
Çdo listë do të shoqërohej në
mënyrë të pashmangshme nga pyetja: "Përse
është lënë jashtë kjo datë dhe përse
është përfshirë një tjetër"?

Konceptet data të njohura dhe data të rëndësishme
janë të ndryshme. Çdo nxënës shkolle i
kujton mirë vitet 1066, 1588 dhe 1815, por vetëm e kjo e
fundit shfaqet në listën time dhe jo vetëm për hir
të Betejës së Vaterlosë. Çdo listë me
vetëm 50 data duhet të marrë parasysh një seri
kufizimesh. Asnjë datë nuk ngjitet përtej historisë
së njerëzimit, rreth 5500 vjet të shkuara dhe jo pa u
bazuar në ndonjë të dhënë të shkruar apo
të vizatuar. Disa data janë shumë të mjegullta,
pjesërisht për shkak të pamundësisë për
të thënë me siguri se "rrota u shpik në
këtë vit të caktuar", megjithëse të
gjithë e dimë rolin e pallogaritshëm të kësaj
shpikjeje në historinë tonë; pjesërisht edhe
të të dhënave që kemi sot në duar, të
cilat mund të jenë të pasakta edhe për ngjarje
të kohëve relativisht të vona; pjesërisht, pasi
kulturat gojore të mëparshme nuk prodhuan kronologji të
përcaktuara me saktësi, gjë që nuk na e jep
mundësinë të kuptojmë kur bëhet fjalë
për spekulime e kur për të dhëna të sakta.

Gjeografia, nga ana e saj, na detyron të lëmë
jashtë shumë data kyçe nga historia e Evropës,
për t‘u krijuar hapësirë datave historike që
na vijnë nga Kina e lashtë, Lindja e Mesme apo Amerika.
Historia botërore është globale, edhe pse në
pjesën dërrmuese është dominuar nga Evropa.

Atëherë, përse këto 50 data dhe jo të tjera?
Historia e njerëzimit është një rrëfenjë
tejet e shtrirë dhe komplekse, por shoqëria njerëzore ka
funksionuar gjatë 5 mijë viteve të fundit vetëm
falë disa shpikjeve dhe zbulimeve kyçe. Është kjo
arsyeja për të cilën objekte si rrota, vela, apo ora
mekanika kanë zënë vend në listë.

Shoqëritë njerëzore janë bashkuar nga besimi fetar,
arsye për të cilën themeluesit e besimeve më
të rëndësishme në botë kanë
zënë vend në listë. Njëherësh besimi
fetar lidh botën moderne me botën antike të 2-3
mijë viteve më parë. Çdo ditë miliona
njerëz në botë lexojnë Biblën, dokument
që i përket një bote krejtësisht të humbur,
apo Kuranin, libër që arrin të ushtrojë në
ditët tona ndikim të jashtëzakonshëm.

Ngjarjet politike janë të rëndësisë sporadike,
por në çaste të caktuara i kanë dhënë
trajta themelore historisë. Për këtë arsye,
unifikimi i Kinës së lashtë gjendet në listën
e 50 datave më të rëndësishme. Kina mbetet po ai
shtet gjigant i unifikuar, i vendosur pak a shumë në të
njëjtën hapësirë ku gjendej 2 mijë vjet
më parë. Në rast se persët do t‘i kishin
shporrur tej grekët e lashtë, apo kartagjenasit, do të
kishin mundur të shkatërronin Romën e bota klasike do
të kishte qenë krejt tjetër. Ngritja dhe rënia e
komunizmit gjatë shekullit XX ndikoi në jetët e
shumë shteteve e të miliona njerëzve.

Së fundmi, kreativiteti dhe inteligjenca njerëzore kanë
modifikuar mënyrën si e shohim botën. Fizika e Njutonit,
teoria e relativitetit e Ainshtainit, biologjia e Darvinit dhe veprat e
Shekspirit i kanë dhënë botës një tjetër
fytyrë. Nëse lista do të ishte më e gjatë, pa
dyshim në të do të kishte hapësirë për
Kopernikun, Gëten apo Niçen. Këto data kanë
ndikuar në mënyrën se si shoqëria njerëzore
është zhvilluar për mirë apo për të keq
gjatë pesë mijëvjeçarëve të fundit.
avatar
Aldi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 240
 <b>Piket</b> Piket : 248
Regjistruar : 04/05/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 22
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Gjakova

http://www.hapesira.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ngjarjet që kanë ndryshuar rrjedhën e luftës dhe paqes.

Mesazh nga Aldi prej Sat 27 Jun 2009 - 20:38

50 datat e historisë së botës.








  1. 3500 PK
    Shpikja e rrotës dhe e plugut në Mesopotami (në Irakun e
    sotëm); shpikja e varkës me vela në Egjipt: tri shpikje
    të rëndësisë së jashtëzakonshme, duke
    qenë se i dhanë shtysë të paparë
    tregtisë, agrikulturës dhe eksplorimeve.
  2. 3200 PK
    Shpikja e shkrimit në Mesopotami: për herë të
    parë u ofrua mjeti për të regjistruar dhe kuptuar
    historinë e njerëzimit.
  3. 3000 PK
    Themelimi i qyteteve të para shumere (në Irakun e
    sotëm): origjina e strukturave moderne shoqërore dhe
    administrative.
  4. 1600 PK
    Shpikja e alfabetit modern: një mjet i rëndësisë
    së jashtëzakonshme të komunikimit të koncepteve
    komplekse dhe të kulturave.
  5. 1600 PK
    Fillimet e para të qytetërimit grek: shumë i
    rëndësishëm për qytetërimin perëndimor,
    duke qenë se ishte pikërisht ai që hodhi
    rrënjët e matematikës, filozofisë, mendimit politik
    dhe mjekësisë.
  6. 753 PK
    Themelimi i Romës: Perandoria Romake është një
    ndër shtyllat e epokës moderne, falë prodhimit të
    ideve mbi të drejtën njerëzore, ligjin,
    inxhinierinë dhe luftën.
  7. 670 PK
    Shpikja e përpunimit të hekurit: metalurgjia është
    çelësi i zhvillimeve të mëtejshme në fushat
    teknike, ekonomike dhe ushtarake.
  8. 551 PK
    Lindja e filozofit kinez, Konfuci, themeluesi i një prej sistemeve
    filozofike më të rëndësishëm në botë.
  9. 490 PK
    Beteja e Maratonës: Grekët ia dolën të largonin
    rrezikun e pushtimit persian, duke siguruar mbijetesën e
    shkencës dhe të kulturës greke.
  10. 486 PK
    Lindja e Budës, themeluesi i një prej besimeve fetare më
    të mëdha dhe më të rëndësishme në
    botë.
  11. 327 PK
    Perandoria e Aleksandrit të Madh shtrihet në Indi: i pari
    shembull i marrëdhënieve të gjata (shpesh të
    dhunshme) mes Evropës dhe Azisë.
  12. 202 PK
    Hanibali u mund nga Roma: fitorja është tepër e
    rëndësishme, duke qenë se siguroi mbijetesën dhe
    zgjerimin e mëtejshëm të civilizimit romak.
  13. 27 PK
    Themelimi i Perandorisë Romake: është fillimi i
    periudhës klasike të dominimit romak në Evropë dhe
    në Mesdhe.
  14. 5 PK
    Lindja e Jezu Krishtit, themelues i shumë degëve të
    krishterimit. Data e saktë e lindjes ka qenë objekt diskutimi
    për shekuj me radhë.
  15. 105
    Përdorimi i parë i letrës moderne: zëvendësoi
    pllakat e gurta, pllakat e argjilta, lëkurën, duke u kthyer
    në një mjet që gjeti përdorim të gjerë.
  16. 280
    Unifikimi i Kinës së dinastinë Çin të Perëndimit, e cila i dha trajtat Kinës së sotme.
  17. 312
    Perandori romak, Kontstantini, konvertohet në të
    krishterë: kjo i dha mundësinë krishterimit të
    përhapej në mbarë Evropën.
  18. 476
    Rënia e Perandorisë Romake të Perëndimit
    shënon fundin e 800 viteve hegjemoni romake. Është pika
    ku fillon krijimi i Evropës moderne.
  19. 570
    Lindja e Muhamedit, themeluesit të myslimanizmit, një
    ndër fetë me shtrirje më të gjerë në
    botë.
  20. 730
    Në Kinë shpiket shtypshkronja: hap shumë i
    rëndësishëm në komunikimin masiv, gjë që
    rriti ndjeshëm shpejtësinë e përhapjes së
    kulturës e të ligjeve.
  21. 800
    Karli i Madh kurorëzohet Perandor i Perandorisë së re
    të Perëndimit. Kjo shënon çastin kur Evropa nisi
    të riintegrohet. Perandoria e Shenjtë Romake zgjati për
    njëmijë vjet.
  22. 1054
    Skizma e kishave të krishtere greke e latine e ndan krishterimin përfundimisht në dy gjysma gjeografike.
  23. 1088
    Në Bolonjë të Italisë themelohet universiteti i
    parë: këtu nis edhe koncepti modern i shkallës më
    të lartë të mësimit dhe të dijes universale.
  24. 1206
    Xhenxhis Khani nis pushtimet në Azi. Dallga mongole ushtron
    një impakt shumë të rëndësishëm në
    zhvillimin e Azisë dhe në lëvizjet e popujve.
  25. 1215
    Mbreti Xhon i Anglisë detyrohet nga baronët të
    firmosë dokumentin Magna Carta, me të cilën u jepte
    të drejta qytetarëve të mbretërisë:
    pikërisht këtu merr jetë koncepti modern i
    konstitucionalizmit.
  26. 1453
    Rënia e Kostandinopojës në duart e turqve otomanë: nis dominimi thuajse 500-vjeçar turk.
  27. 1455
    Shfaqet shtypshkronja e parë: shpikja revolucionare e Gutenbergut
    bëri të mundur që librat të mos mbeteshin më
    luks i shtresave aristokratike.
  28. 1492
    Kristofor Kolombi zbulon Botën e Re, duke e futur kontinentin
    amerikan në sistemin global të kulturës e të
    tregtisë.
  29. 1509
    Shpikja e orës: thelbësore në ekonominë dhe
    administrimin modern, falë futjes së konceptit të
    rregullimit të kohës me saktësi.
  30. 1517
    Martin Luteri i jep jetë reformimit të kishës.
    Shënon pikënisjen e protestantizmit dhe nxjerr në
    skenë idenë e besimit fetar individual.
  31. 1519
    Kortezi nis pushtimet në Amerikën e Jugut, e cila bëhet pjesë e sistemit politik dhe ekonomik botëror.
  32. 1564
    Dita e lindjes së Uilliam Shekspirit: veprat e tij shërbejnë për të shpjeguar gjendjen njerëzore.
  33. 1651
    Publikohet vepra "Leviatan" e autorit Tomas Obs: bëhet fjalë
    për gurin themeltar të idesë moderne mbi barazinë
    në shoqërinë civile.
  34. 1687
    Isak Njutoni publikon Principia Mathematica, bazën e fizikës moderne.
  35. 1776
    Deklarata Amerikane e Pavarësisë i jep jetë një
    evolucioni të jashtëzakonshëm politik dhe nxjerr në
    skenë Amerikën si fuqi globale.
  36. 1789
    Revolucioni francez shënon shkëputjen thelbësore nga
    tradita monarkike; u lihet liri të "drejtave të njeriut".
  37. 1815
    Beteja e Vaterlosë: vjen fundi i Perandorisë së
    Napoleonit dhe bashkë me të edhe ambiciet e Perandorit
    për të ristrukturuar dhe dominuar gjithë Evropën.
  38. 1825
    Shpiket lokomotiva e parë me avull, duke shënuar daljen
    në skenë të transportit të lirë e të
    shpejtë tokësor.
  39. 1859
    Publikohet nga Darvini vepra "Origjina e Specieve". Teoria e tij e
    evolucionit transformon këndvështrimet mbi njeriun dhe
    ambientin ku jeton, njëherësh edhe besimin në Zot.
  40. 1885
    Benzi ndërton veturën e parë që shfrytëzon
    energjinë e prodhuar nga nafta, duke i dhënë kështu
    jetë revolucionit më rrënjësor teknik dhe social
    në epokën moderne.
  41. 1893
    Zelanda e Re për herë të parë u jep grave të
    drejtën për të votuar. Në këtë pikë
    gratë e panë veten krejt të barabarta politikisht
    në raport me burrat.
  42. 1905
    Publikohet teoria e relativitetit special të Ainshtainit.
    Transformon tërësisht natyrën e dijeve në
    fizikë.
  43. 1917
    Revolucioni Rus krijon shtetin e parë revolucionar.
  44. 1918
    Fundi i Luftës së Parë Botërore. Zhduken nga skena
    Perandoritë Otomane dhe ajo e Habsburgëve; modifikohen hartat
    evropiane dhe ato të Lindjes së Mesme.
  45. 1939
    Shpërthen Lufta e Dytë Botërore: gjatë viteve
    1939-‘45 në gjithë botën vdesin më shumë
    se 50 milionë njerëz në atë që ka hyrë
    në histori si konflikti me numrin më të madh të
    viktimave në historinë e njerëzimit. Shënon edhe
    fundin e epokës së imperializmit.
  46. 1945
    Fundi i Luftës së Dytë Botërore. Në
    çastin e shpërthimit të bombës së parë
    atomike, njeriu ka mësuar të zhvillojë mjetet që
    mund ta zhdukin nga faqja e dheut.
  47. 1949
    Themelohet Kina komuniste: Kina krijohet si një njësi e vetme
    territoriale me administratë të përbashkët dhe
    ekonomi moderne.
  48. 1959
    Shpikja e çipit elektronik prej silikoni është shpikja
    më e madhe teknike e shekullit të shkuar, gjë që
    mundësoi edhe epokën e kompjuterit.
  49. 1960
    Prodhohet pilula e parë kontraceptive për femra, duke u
    dhënë mundësinë të kenë në dorë
    të zgjedhin çastin kur duan të mbeten
    shtatzënë.
  50. 1989-‘90
    Rënia e sistemit komunist në Evropë: shënon fundin
    e eksperimentit të gjatë komunist; edhe komunizmi aziatik u
    nënshtrohet ndryshimeve.
avatar
Aldi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 240
 <b>Piket</b> Piket : 248
Regjistruar : 04/05/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 22
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Gjakova

http://www.hapesira.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi