Hernia diskale dhe nervi shiatik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Hernia diskale dhe nervi shiatik

Mesazh nga Geri prej Tue 7 Jul 2009 - 8:11

Hernia diskale ose nervi shiatik është një
sëmundje që prek më shumë moshën 20-40 vjeçare. Midis dy vertebrave të
shtyllës kurrizore ndodhet një kërci
në formë jastëku, apo disku të cilave u ndalon fërkimin e sipërfaqeve
kockore midis tyre, siguron elasticitetin, lehtëson lëvizjet dhe bën
shpërndarjen e peshës së shtyllës. Kur ky jastëk prej kërci dëmtohet,
humbet formën e tij normale dhe del nga vendi duke shtypur kështu
rrënjët e
nervave, që fillojnë pikërisht nga trupat e vertebrave, kemi të bëjmë
me hernie diskale.
Shkaktarët
Shkaku u hernies diskale, pra i daljes së diskut nga vendi i tij, në
shumë raste është ngritja e peshave të rënda, i hedhjes, kërcimit, i
kapërcimit
të pengesave, apo të një lëvizje të menjëhershme dhe të pakontrolluar,
nga një kollitje apo teshtitje, ose kur përkuleni duke lidhur lidhëset
e
këpucëve, ose kur muskulatura e trupit gjendet e lirë, kur ngrini një
peshë apo bëni një sforcim fizik të pakontrolluar. Shenjat: I sëmuri e
lidh
gjithmonë fillimin e sëmundjes me ngritjen e peshës, apo me lëvizjen e
sforcuar; Dhimbja është më e fortë në mes, që është edhe shenja
kryesore e
sëmundjes; Dhimbja është e padurueshme dhe të mbërthen në vend; Edhe
lëvizja më e vogël të shkakton dhimbje, ku nuk mund të përkulësh as
trupin;
Dhimbja përhapet gjatë këmbës, gjatë projektimit të nervit shiatik; Kur
sëmundja përparon, forca e këmbës ulet shumë, anësia hollohet, ulet
shumë
aftësia për punë.
Sëmundja
Shiatiku vertebral i zakonshëm në shumicën e rasteve vjen si pasojë e
një problemi disko-radikular, pra si pasojë e një konflikti midis
diskut
vertebral dhe rrënjës nervore që i korrespondon. Sipas mjekëve, shpesh
shkak i kësaj patologjie bëhet një hernie diskale (prishje e diskut
ndër-vertebror). Në shumicën e rasteve, mjafton një trajtim me ilaçet e
duhura për tu shëruar. Në raste të tjera, kur dhimbjet vazhdojnë, mjeku
mund
t’ju propozojë kortizonikë dhe në rast se nuk arrihet sukses duhet bërë
ndërhyrje kirurgjikale. Rreth 90 për qind e rasteve të të sëmurëve, që
vuajnë
nga dhimbjet e nervit shiatik, mund të lehtësohen me anë të masazheve
dhe mënyrave të tjera alternative. Vetëm 10 për qind e tyre kërkojnë
ndërhyrje
të domosdoshme kirurgjikale. Këto janë raste kur i sëmuri vuan që prej
gjashtë muajve nga këto dhimbje, ose mund ta ketë lënë pas dore
mjekimin. Për
përmirësimin e dhimbjeve të shpinës dhe nervit shiatik, ekzistojnë kura
dhe çajra të ndryshme bimore.
Masazhet
Një nga mënyrat më të suksesshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e
dhimbjeve është bërja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet të
bëhen çdo
ditë për 30 minuta çdo seancë. Çdo i sëmurë që vuan nga dhimbjet e
nervit shiatik duhet t’i vazhdojë masazhet për 15 ditë. Në trajtimin e
kësaj
sëmundje është e rëndësishme të ndiqet me korrektësi trajtimi i dhënë
nga mjeku gjatë kohës së përcaktuar. Nuk duhet besuar që me qëndrimin
pushim në
shtrat do të shëroheni përfundimisht. Qëndrimi në shtrat rekomandohet
vetëm kur dhimbja të pengon të lëvizësh, duke respektuar kështu atë çka
kërkon
edhe vetë trupi. Asnjë studim nuk ka provuar se lëvizjet fizike gjatë
kësaj sëmundje duhen shmangur. Lëvizja sjell një shërim më të shpejtë.
Nëse
dhimbjet vazhdojnë edhe pas 2-3 muajsh, pavarësisht nga trajtimi me
ilaçe, duhet të këshilloheni përsëri me mjekun. Në rast dhimbjesh
lumbare që
vazhdojnë, ushtrimet kinesiterapike janë të nevojshme gjatë disa javëve
për të forcuar muskulaturën e kurrizit dhe mobilizuar zonën lumbare.

Shkaktarët
Ngritja e peshave të rënda
Hedhja ose kërcimi
Kapërcimi i pengesave
Lëvizja e menjëhershme dhe e pakontrolluar
Kollitja ose teshtitja
Përkulja për të lidhur këpucët
Kur muskulatura e trupit gjendet e lirë
Sforcimi fizik i pakontrolluar

Shenjat
I sëmuri e lidhë gjithmonë fillimin e sëmundjes me ngritjen e peshës, apo me lëvizjen e sforcuar
Dhimbja është më e fortë në mes, që është edhe shenja kryesore e sëmundjes
Dhimbja është e padurueshme dhe të mbërthen në vend
Edhe lëvizja më e vogël të shkakton dhimbje, ku nuk mund të përkulësh as trupin
Dhimbja përhapet gjatë këmbës, gjatë projektimit të nervit shiatik
Kur sëmundja përparon, forca e këmbës ulet shumë, anësia hollohet, ulet shumë aftësia për punë.

Këshillat
20-40 vjeç, është mosha te të cilët shfaqen më shpesh dhimbjet e nervit shiatik
90 për qind, e të sëmurëve që vuajnë nga kjo dhimbje mund të shërohen duke bërë masazhe
6 muaj, është koha që duhet të kalojë, më pas i sëmuri mund ta ketë të domosdoshëm operacionin
Përdorni dy aspirina çdo ditë, pasi parandalon rishfaqjen e dhimbjeve
Gjatë kohës që jeni duke parë televizor e mbani këmbën lart, duke vendosur një jastëk poshtë saj
Kur keni dhimbje qëndroni shtrirë për tri ditë në një krevat të fortë
Mos ngrini pesha të rënda, apo të bëni lëvizje të sforcuara, pasi ngacmojnë nervin
Këshillohet të evitoni qëndrimet në karrige ose kolltukë shumë të butë
Rekomandohet të përdorni një dietë të pasur me fruta dhe perime
Përdorni korse në mënyrë që beli të mos përkulet, për të mos ngacmuar nervin
I bëni kompresa me ujë të ftohtë ose akull këmbës që ju dhemb.
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi