Dritëro Agolli

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Dritëro Agolli

Mesazh nga Geri prej Thu 16 Jul 2009 - 21:08

DRITËRO AGOLLI, krenaria e penës shqiptare






Kur…merr
penën në dorë të shkruash për personalitete dhe figura të shquara si
ajo e Dritëro Agollit, padyshim që përgjegjësia morale dhe ajo sociale,
nuk të lejon të anashkalosh karrierën dinjitoze të këtij shkrimtari
LEGJENDË, skalitësit më origjinal të fjalës shqipe. Dritëro Agolli
lindi më 13 Tetor 1931 në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori
në vendlindje, ndërsa ato të mesme në qytetin e gurtë të
Gjirokastrës. Pas përfundimit të studimeve të larta për gazetari në
Bashkimin Sovjetik, në Leningrad (Shën Petërburg), Agolli rikthehet në
atdhe. I “armatosur” me dije dhe ndjenja kontribuese, fillon të ofroj
shërbimet e veta në redaksinë e gazetës së përditëshme “Zëri i
Popullit”. Pasioni dhe dashuria për letërsinë, ishin shfaqur që herët
në jetën e gjimnazistit të atëherëshëm, dhe shkrimtarit të ardhshëm.
Shumëllojshmëria e veprave të Agollit, por e bazuar gjithëmonë në një
stil unik, e diferencojnë atë nga të tjerët, duke e renditur kështu
midis penave më të shquara që sot kemi. Tipar kryesor i shkrimeve të
Agollit është thjeshtësia, por e ndërthurur bukur dhe mjeshtërisht, pa
e shndërruar veprën në rrëfim apo tregim të rradhës. Bota letrare e
Agollit përfshin një gërshetim personazhesh të jetës së përditëshme me
ata të cilët mendojnë se janë superiorë. Agolli hyri në zemrat e
lexuesëve si poeti i shpirtit, i cili brenda çdo vargu që shkruante, të
“detyronte” ta lexoje me endje. Kush mund të qëndroj pa u emocionuar
duke lexuar këto vargje të dala nga thellësia e shpirtit të sinqertë të
Agollit tone?!



Ketu s’ do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.



Dhe neper udhet ku kam ecur,
S’do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.



Ti do trishtohesh atehere,
Se s’do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.



Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje



Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.



Vepra…
e shquar e Agollit është “Nënë Shqipëri”, brenda të cilës protagoniston
figura e atdheut me aktet heroike dhe tradicionale, Agolli përshkruan
ashtu siç vetëm ai di, vështirësitë me të cilat u përballë, por dhe
vendosmërinë që tregoi për të mposhtur çdo pengesë dhe armik. Ajo çka
vërehet në shumë vepra të Agollit, është ndjenja patriotike dhe
mbështetja absolute e saj. Më pas, vijuan dhe vepra të tjera të
shkrimtarit, të cilat u pritën po me të njëjtën ngrohtësi dhe interes
nga publiku i gjerë si p.sh “Njeriu me top”, “Fjala gdhend gurin”,
“Trëndafili në gotë” etj. Ndersa romani me permbajtje satirike
“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” u shndërrua në objekt diskutimi, jo
vetëm nga lexuesit e thjeshtë, të cilët kishin arritur të mësonin
përmendësh pothuajse të gjitha dialogjet që shtjelloheshin brenda
kryeveprës me esencë ironike, por dhe nga letraret e tjere, te cilet e
vleresuan dhe e lartesuan maksimalisht vepren në fjalë. Urtësia e këtij
dijetari, nuk e lejoi kurrë të implikohej në çështje të cilat mund ti
falnin një sukses të përkohëshëm, por ndoshta dhe një “kryqëzim” të
vlerave të veta. I përkushtuar totalisht pas pasionit dhe profesionit
të vet, Agolli mbante që nga 1973 postin si kryetar i Lidhjes së
Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Modestia që gëzon si
personalitet e ka mbajtur për shumë kohë larg dritave të ekspozimit
publik. I kujdesshëm në çdo hap, zgjedh të shfaqet dhe të jap
intervista të rralla. Duke mos e lodhur publikun e gjere me
ripërsëritje të rradhës, Agolli ka arritur të fitoj respektin e të
gjithëve duke e shndërruar në shkrimtarin nr 1 më të preferuar nga të
gjitha grupmoshat. Fjala poetike e shkrimtarit nuk tingëllon vetëm tek
të rriturit, meshkujt apo femrat, por si një dallgë tunduese përfshin
në ujërat e veta cilindo që ndjen etje për dije…

Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime: 19695
 <b>Piket</b> Piket: 23777
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha: 26
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi: Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi